Connect with Us

Zbritje pikësh dhe humbje në tavolinë, Disiplina “bën kërdinë”

Sport

Zbritje pikësh dhe humbje në tavolinë, Disiplina “bën kërdinë”

Publikuar

-

Komisioni i Disiplinës i mbledhur këtë javë, ka zbuluar së fundmi vendimet e marra në lidhje me javën e fundit në kampionatet e futbollit në Shqipëri

Nuk ka dënime në Superiore, por ato nuk mungojnë në Kategorinë e Parë, të Dytë dhe te moshat.

Turbina U-17 ka humbur ndeshjen në tavolinë, pasi braktisi sfidën ndaj Oriku U-17, teksa i janë zbritur edhe 3 pikë në renditje.

VENDIMET:

1. Lojtari i Flamurtari FC, Geraldo Ballaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
2. Lojtari i KF Turbina, Christian Matheus Lima Da Silva, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
3. Lojtari i FK Elbasani, Ferit Moli, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
4. Zyrtari i FC Gramozi, Muharel Lumani, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
5. Zyrtari i Maliqi, Erjon Beqiraj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
6. Lojtari i FK Kukësi U-17, Gerald Shahu, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
7. Lojtari i KF Burreli U-17, Eno Gjasta, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
8. Lojtari i Besëlidhja U-17, Pjetër Biba, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
9. KF Turbina U-17, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-17 Grupi C, kundër Oriku U-17, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
10. Lojtari i FC Djelmnia Shkodrane 2017 U-19, Kledis Hurmi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
11. Lojtari i Besëlidhja U-19, Jurgen Deda, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
12. Lojtari i JA Tirana U-19, Arbër Sinanaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
13. Lojtari i Tirana B U-19, Indrit Ndou, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
14. KF Sopoti U-19, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-19 Grupi B, kundër Vora U-19, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
15. Lojtari i KF Turbina U-19, Santiago Kovaci, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
16. Lojtari i KF Turbina U-19, Kledis Preçi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit dhe zyrtarit të ndeshjes, në bazë të neneve 47/1/d dhe 48/1/a të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
17. Lojtari i KF Turbina U-19, Gazmend Filja, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
18. Lojtari i FK Tomori U-19, Samuel Brahimi, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
19. Lojtarja e Skënderbeu Femra, Joana Nicku, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
20. Lojtarja e Apolonia – Femra, Liridona Gashi, për sjellje josportive ndaj zyrtares së ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
21. Lojtari i Football Republic U-21, Riza Dushku, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
22. Lojtari i FK Dinamo U-21, Sildi Hidri, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
23. Lojtari i Football Republic U-21, Darli Hysaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
24. Lojtari i FK Kukësi U-21, Fluturim Domi, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
25. Zyrtari i Lushnja Femra, Hekuran Korreshi, për sjellje josportive ndaj zyrtareve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 30 (tridhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të nenit 19 të KDS, zyrtarit i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin përreth fushës.
26. Pranimin e kërkesës së lojtarit të Iliria U-19, SebastianCela, duke pezulluar zbatimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të nenit 32/2/4/5 të KDS, lojtari vendoset në provë për një afat 6 (gjashtë) mujor dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës, dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.
27. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Bylis U-19, KristiMerkaj, duke pezulluar zbatimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të nenit 32/2/4/5 të KDS, lojtari vendoset në provë për një afat 6 (gjashtë) mujor dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës, dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.
28. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Naftëtari, ArdjanGega, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
29. Rrëzimin e kërkesës së FC Lushnja U-17, në lidhje me lojtarin Ronaldo Bufazi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

VIDEO/ “Kush s’kërcen është morr i kuq”, shikoni çfarë ndodhi pas barazimit të Skënderbeut me Partizanin

Publikuar

-

Nga

Skënderbeu mori një barazim shumë të rëndësishëm ditën e djeshme ndaj Partizanit, duke iu hequr këtyre të fundit kryesimin.

Më shumë se për rivalët, pika e marrë korçarëve i bëri punë për veten e tyre, teksa pas shumë kohësh tashmë i largohen vendit të nëntë, duke u rentier pas Kastriotit të vendit të 7-të me 1 pikë më pak.

Gëzimi dhe lumturia te lojtarët, por edhe të tifozët e Skënderbeut ishte e madhe, teksa kjo duket qartë edhe pas përfundimit të ndeshjes. Në videon e mëposhtme shihet teksa lojtarët festojnë me tifozët korçarë, të cilët ndodheshin në tribunën qendrore. Të gjithë bashkë, lojtarët dhe tifozë në kor këndojnë: “Kush kërcen është morr i kuq”.

Rivaliteti mes Skënderbeut dhe Partizanit deri dy vite më parë ka qenë i madh, për shkak se të dyja skuadrat luftonin për titullin kampion.

 

LEXO TE PLOTE

Sport

Verratti mbyll para kohe sezonin, alarm edhe te kombëtarja italiane

Publikuar

-

Nga

Mesfushori Marco Verratti ka ndërpresë seancën stërvitore të ditës së djeshme për një problem në gju dhe sipas komunikatës së shpërndarë nga klubi i Paris Saint Germain, duket se e ka mbyllur para kohe sezonin.

Klubi francez njoftoi se mesfushori u është nënshtruar ekzaminimeve të para dhe pas disa ditësh pushim, do të kryejë të tjera vizita, për të përcaktuar edhe datën e rikuperimit të plotë, por duket e pamundur që të zbresë në fushë për këtë sezon.

Lajmi ka shqetësuar jo pak edhe trajnerin e Italisë, Roberto Mancini, pasi jemi vetëm një muaj para startit të kampionatit europian dhe duket e vështirë që mesfushori të rikuperohet në kohë për t’iu bashkuar përfaqësueses së kaltër.

Ky sezon nuk ka qenë aspak me fat për Marco Verrattin, i cili nga janari deri në prill është ndalur dy herë për shkak të koronavirusit, ndërsa tani vjen edhe dëmtimi që mund t’i heqë shansin e dytë radhazi për të luajtur në Kampionatin Europian.

Kjo pasi mesfushori nuk ia doli t’i bashkohej Italisë as në Euro 2016 në Francë, për shkak të një pubalgjie që nuk e lejonte të jepte maksimumin në fushën e lojës, megjithatë vetëm në javën e ardhshme pritet të mësohet më shumë për shkallën e dëmtimit aktual.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Drejtuesit e FSHF-së udhëtojnë personalisht, një tjetër supertalent pritet të vishet kuqezi

Publikuar

-

Nga

Talenti 16 vjeçar i Shkëndijës, Dashmir Elezi është në optikën e Federatës Shqiptare të Futbollit. Paraqitjet e tij me tetovarët dhe besimi që Ernest Gjoka I kanë dhënë këtë edicion, kanë tërhequr vëmendjen e disa skuadrave. Në lidhje me djaloshin FSHF është duke punuar për ta afruar me skuadrën Kombëtare kuqezi.

Elezi për momentin bën pjesë te moshat U-17 të Maqedonisë së Veriut, ndërsa në ndeshjen e sotme ndaj Makedonia GP në Gorce kanë udhëtuar dy përfaqësues të FSHF si dhe një anëtar i Teutës për të folur në lidhje me idenë që djaloshi të vishet kuqezi.

Nuk përjashtohet mundësia që klubi durrsak ta bëjë për vete lojtarin, duke I ofruar një kontratë. Përfaqëesuesit nga Shqipëria do takojnë lojtarin dhe familjen e tij për t’i parashtuar projektin e Kombëtares kuqezi.

Edhe pse ende nuk I ka mbushur 17 vjeç, trajneri Gjoka I ka dhënë mundësinë Elezit të luajë disa ndeshje te kampionët e Shkëndijës, teksa ka shënuar edhe katër gola duke u bërë lojtari më I ri në historinë e kampionatit maqedon që gjen rrugën e rrjetës. Më herët mediet në Maqedoninë e Veriut kanë raportuar se Galatasaray dhe Fenerbahce kanë kërkuar informacion për lojtarin.

LEXO TE PLOTE