Connect with Us

Spaho “zbërthehet” para fermerëve në Korçë: Do shpëtojmë bujqësinë!

Politikë

Spaho “zbërthehet” para fermerëve në Korçë: Do shpëtojmë bujqësinë!

Publikuar

-

Koordinatori politik i PD-së në qarkun e Korçës, Edmond Spaho u ndal sot në Pirg. Ai shpjegoi prioritetet e qeverisë së Lulzim Bashës për bujqësinë dhe për rritjen ekonomike të fshatit.

Spaho tha se për qeverinë e ardhshme ka rëndësi strategjike prodhimi bujqësor vendas.

“Do të subvencionojmë gjerësisht prodhimin bujqësor me 100 milion euro çdo vit dhe 50 milion euro investime në sistemin e kullimit dhe vaditjes, si dhe mekanizmave bujqësore. Ne synojmë që ta modernizojmë sektorin e bujqësisë dhe ta bëjmë konkurrues me vendet e rajonit”, tha ai.

Mes të tjerash Spaho foli edhe për masat e tjera lehtësuese për fermerin, si ulja e çmimit të energjisë dhe e karburantit.

LEXO EDHE:  Nga Gledis Ballauri/ Pse jam kundër TEC-it në Korçë

“Do ta çojmë çmimin e energjisë si në vitin 2013, ndërsa do të vendoset fasha prej 300 kilovat orë për familjet në nevojë. Vendimi i parë i Lulzim Bashës kryeministër do të jetë heqja e taksës së qarkullimit në mënyrë që çmimi i naftës të ulet në 1200 lekë”, shtoi Spaho./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Konflikti Palestinë-Izarel/ Ironizon Spahiu: Jemi popull pa ‘shtyllë kurrizore’

Publikuar

-

Nga

Nga Kreshnik Spahiu/ “Shqipëria Fiton” nëse votohet Amerika, dhe jo Monika

Ish kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka reaguar lidhur me situatën e tensionuar mes Palestinës dhe Izraelit.

Spahiu shprehet se ne jemi një popull pa ‘shtyllë kurrizore’. Ai shton se partitë politike në vendin tonë kanë zgjedhur të heshtin në lidhje me këtë konflikt.

“Në shekuj kombi ynë ka qenë i ndarë dhe pa vizion partneriteti historik: Brenda një shekulli kemi ndërruar 30 popuj miq, dhe i kemi bërë armiq: Turqit, grekët, italianët, serbët, Jugo-sllavët, kubanezët, Vietnamezët, rusët, kinezët, amerikanët, gjermanët, francezët… Së fundmi për turpin tonë jemi ndarë si popull në dysh:

– Tifoza pro Palestinës

– Tifoza pro Izraelit

Thjesht tregojmë mediokritetin dhe mungesën e një shtylle kurrizore si komb i pa përcaktuar për të ardhmen tonë. Jo vetēm kaq por dy shtetet shqiptare dhe 200 partitë politike në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi kanë zgjedhur heshtjen”, shkruan Spahiu./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kush mund të drejtojë PD nëse largohet Basha?/ Arben Imami: Do bëjmë gati kandidatin

Publikuar

-

Nga

Kush mund të drejtojë PD nëse largohet Basha?/ Arben Imami: Do bëjmë gati kandidatin

Ish-deputeti Arben Imami, është pyetur se kush mund të jetë kryetari i PD-së nëse Lulzim Basha jep dorëheqjen.

Teksa ishte i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Imami tha se “Grupi për PD” është duke zgjedhur dhe bërë gati një kandidat për postin e kreut të PD-së.

Ai deklaroi se drejtimin e PD-së mund ta bëjë më mirë edhe një kandidat i paprovuar që ka eksperiencë në PD.

“Nuk janë hapur zgjedhjet. Ne si grup, “Grupi për PD” meqënëse ka një kohezion të mjaftueshëm pikëpamjesh dhe marrëdhëniesh besoj se do arrijmë të nxjerrim 1 ose më shumë kandidat që zgjedhjet e ardhshme në parti. Do ta bëjmë gati kandidatin, absolutisht jo s’mund të them që jam unë. Një kandidat i paprovuar që ka eksperiencë në PD, mund ta bëjë më mirë se Basha që ka provuar që nuk e bën dot”, theksoi Imami pa dhënë asnjë emër./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Berishën e sulmonin, por e donin”/ Imami: Me Bashën tallen se nuk fiton dot

Publikuar

-

Nga

“Berishën e sulmonin, por e donin”/ Imami: Me Bashën tallen se nuk fiton dot

Ish-deputeti i PD-së Arben Imami, nuk i ka kursyer kritikat për kryetarin e opozitës Lulzim Basha, pasi humbi zgjedhjet parlamentare me rezultat të thellë.

Imami ka bërë një krahasim të shkurtër me ish-kryeministrin dhe ish-liderin historik të PD-së Sali Berisha, ku deklaroi se këtë të fundit pavarësisht se e sulmonin, edhe e donin.

Ai tha se e kundërta ndodh me Bashën, për të cilin theksoi se po tallen me të se nuk fiton dot kundrejt kryeministrit Edi Rama.

LEXO EDHE:  Rama batuta me Zamira Kitën/Tek ajo më rrinin sytë!

LEXO EDHE:  Dëmet nga Tërmeti në Korçë/ Leonard Olli apel institucioneve

“Berishën e sulmonin, nuk  kanë lënë fjalë pa i thënë, e urrenin shumë, por e donin shumë. Problemi është që këtë nuk e urren njeri, me këtë tallen. Nuk fiton dot. Unë e kam ditur para 2 vjetësh”, nënvizoi ish-deputeti në emisionin “Zonë e Lirë”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE