LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Shqipëria vend filoturk”/ Arjan Curi tregon marrëdhëniet e Ramës dhe Erdoganit

9 Prill 2021, 20:12, Politikë CNA
“Shqipëria vend filoturk”/ Arjan Curi tregon

Analisti Arjan Curi ka komentuar situatën e pezullimit të fluturimeve në Rinas, ku menjëherë u sollën nga Turqia zëvendësuesit e tyre.

Sipas tij, Turqia ka interesa të mëdha te vendi ynë dhe lojën e bën kryeministri Rama. Analisti u shpreh se për çdo gjë turke në Shqipëri ka gëzim të madh duke e cilësuar vendin tonë si filoturk.

?Unë e shikoj si një marrëdhënie të një interesi të përbashkët, Erdogan shfaqet si një lloj kalifi i botës moderne, ka interesa të tij edhe në territore ku ish perandoria otomane ka pasur shtrirje, nuk bëhet vetëm në Shqipëri. Loja që ka bërë Rama me marrëveshjen e detit me Greqinë, çojnë në interesat turke.

Rama e bën edhe për vota, ka një gëzim të madh mes myslimanëve, për mua është një marrëdhënie e dyanshme, e suksesshme, unë shoh që Turqia ka marrë më shumë gjëra, nga çdo interes apo qytetërim tjetër që ka pasur ndikim në të kaluarën tonë.  Ka një gëzim të madh për çdo gjë turke dhe Erdoganiste në Shqipëri, përfshirë kontrollorët, telenovelat, ky vend është filoturk, ky është një vend me shumicë myslimane dhe si i tillë është filoturk?, tha Arjan Curi./ CNA.al

Lajmet e fundit nga