Connect with Us

Shqipëria anulon vizat për turistët rusë gjatë sezonit veror/ Ambasada njofton shtetasit e saj

Aktualitet

Shqipëria anulon vizat për turistët rusë gjatë sezonit veror/ Ambasada njofton shtetasit e saj

Publikuar

-

Shqipëria anulon vizat për turistët rusë gjatë sezonit veror/ Ambasada njofton shtetasit e saj

Ambasada ruse në Tiranë nëpërmjet një reagim ka njoftuar shtetasit e saj, se Shqipëria ka vendosur të heq vizat për ta gjatë sezonit turistik këtë verë.

“Shqipëria anulon vizat për turistët rusë.

Në përputhje me vendimin e Këshillit të Ministrave të Shqipërisë nr. 214 nga data 25 mars 2021, regjimi pa viza për qytetarët e një numri shtetesh, përfshirë Rusinë, është prezantuar për periudhën nga 1 prill deri më 31 dhjetor 2021. Rezidenca e lejuar në vend është 90 ditë nga çdo 180, duke filluar nga data e hyrjes.”- thuhet në njoftimin e ambasadës.

Vendimi i marrë nga qeveria vjen në prag të hapjes së sezonit turistik, të cilët do të hyjnë pa viza një strategji që mund të tërheqë më tepër vizitorë.

LEXO EDHE:  Tiranë automjeti plagos motoçiklistin

Kjo në fakt është një praktikë e konsoliduar prej disa vitesh. Sipas këtij vendimi, shtetasit rusë, kanë të drejtë të hyjnë në Republikën e Shqipërisë të pajisur vetëm me pasaportë dhe pa vizë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Mesazhi i Xhafajt në Ditën e Drejtësisë/ Momenti i sprovës së madhe!

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri i Brendshëm dhe ish-kreu i Komisionit të Posaçëm të reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj ka një mesazh në Ditën e Drejtësisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Xhafaj shkruan se Dita e Drejtësisë veç të tjerash është një moment reflektimi për çfarë kemi bërë dhe çfarë duhet të bëhet më mirë e më shpejt me ngritjen, fuqizimin dhe veprimin e institucioneve të drejtësisë së RE.

Xhafaj nënvizon se gjyqtarët dhe prokurorët janë të mbështetur fuqishmisht si kurrë më parë prandaj duhet të flasin veç me rezultate konkrete.

“Dita e Drejtësisë veç të tjerash është një moment reflektimi për çfarë kemi bërë dhe çfarë duhet të bëhet më mirë e më shpejt me ngritjen, fuqizimin dhe veprimin e institucioneve të drejtësisë së RE.

Reforma tashmë është një realitet konkret i prekshëm, me rezultate inkurajuese në disa aspekte, me një proces sa të vështirë po aq edhe sfidues, sa me kundërshtarë të ashpër, po aq edhe me mbështetje të fortë e të shtuar të qytetarëve, të njerëzve të përgjegjshëm që e duan të ardhmen e Shqipërisë🇦🇱 dhe me garancinë e partnerëve ndërkombëtarë.🇺🇸&🇪🇺

Institucionet e reja të drejtësisë dhe veçanërisht drejtuesit e tyre, gjenden në momentin e sprovës së madhe për të dëshmuar përgjegjësi, integritet, transparencë dhe kryesorja rezultate konkrete si kusht për të rikthyer besimin e madh të qytetarëve te drejtësia. ATA janë tashmë përgjegjësit e vetëm përballë qytetarëve shqiptarë, partnerëve ndërkombëtarë dhe të ardhmes së vendit tonë. Koha të tregojnë përgjegjshmëri dhe pavarësi në vendimmarrje.

Drejtësia e re ka kusht bazë pavarësinë e plotë të institucioneve të saj, të magjistratëve në zbatimin e kushtetutës dhe ligjit, në dhënien e drejtësisë. I papajtueshëm dhe i dënueshëm çdo lloj ndikim i brendshëm e i jashtëm në vendimmarrjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve në dhënien e drejtësisë.
Gjyqtarët dhe prokurorët janë të mbështetur fort si kurrë më parë me gjithçka. Janë taksat e qytetarëve. Me shpresën e madhe për t’ju kthyer qytetarëve drejtësinë e munguar, ata kanë përgjegjësinë ta dëshmojnë dhe të flasin veç me REZULTAT.

Beteja për ta çuar deri fund reformën e madhe vijon. Ta mbrojmë nga çdo ndikim i paligjshëm, nga përpjekjet për deformim e ndikim, apo edhe nga mentaliteti e praktikat e vjetra në institucionet e saj drejtuese dhe kryesorja në dhënien e drejtësisë, në reagimin dhe sjelljen e politikës apo qasjen e institucioneve të tjera ndaj saj. Koha për drejtësi, barazi para ligjit, ndëshkim të fortë ndaj krimit të organizuar dhe vecanërisht luftë frontale ndaj korrupsionit. Pandëshkueshmëria duhet të marrë përgjigjen e merituar”, shkruan Xhafaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ndërtimi i Spitalit të Sëmundjeve të Brendshme/ Manastirliu publikon pamjet

Publikuar

-

Nga

Ndërtimi i Spitalit të Sëmundjeve të Brendshme/ Manastirliu publikon pamjet

Ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu nëpërmjet një video në rrjetet sociale ka bërë me dije se po vijon puna për ndërtimin e Spitalit të Ri të sëmundjeve të Brendshme.

Ajo thekson se ky shtë investimi më i rëndësishëm për shërbimin e nivelit terciar në vend.

“Vijon pa u ndalur puna për ndërtimin e Spitalit të Ri të Sëmundjeve të Brendshme në #QSUT, investimi më i rëndësishëm për shërbimin e nivelit terciar në vend”, ka shkruar Manastirliu./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

I dënuar me 5 vite burg/ Arrestohet në Tiranë shtetasi italian

Publikuar

-

Nga

Po transportonin drogë për në Korçë/ Arrestohen dy "të fortët" nga Fieri

Vijon puna nga strukturat policore, për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për një shtetas italian të shpallur në kërkim ndërkombëtar, i cili dyshohej se fshihej në Tiranë, Fast Albania, në bashkëpunim me Interpol Tiranën, ka organizuar punën për kapjen e tij.

Si rezultat, në Tiranë, Fast Albania kapi dhe arrestoi me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin italian Luigi Colosso, banues në Cosenza, Itali, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali.

Gjykata e Apelit në Trieste, Itali, në vitin 2016, e ka dënuar këtë shtetas me 5 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Mashtrimi me pasoja të rënda”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

LEXO EDHE:  Tiranë automjeti plagos motoçiklistin

LEXO EDHE:  Tiranë/ Arrestohet 45-vjeçari i dënuar me 15 vite burg

Ky shtetas dyshohet se në Tavagnacco, Itali, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, në cilësinë e administratorit të shoqërie sh.p.k, ka deklaruar falimentimin duke keqpërdorur dhe fshehur shuma të mëdha në euro.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, po vijon proceduarat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE