LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nuk ka qetësi te Bayerni, dëmtohen dy titullarë para ndeshjes së kthimit ndaj PSG

9 Prill 2021, 07:34, Sport CNA
Nuk ka qetësi te Bayerni, dëmtohen dy titullarë para ndeshjes

Dhimbje koke për Hansi Flikun para ndeshjes ndaj Union Berlinit në fundjavë dhe atë të kthimit ndaj Parisit në Champions. Sipas ?Bild?, listës të të dëmtuarve te kampionët e Gjermanisë i janë shtuar edhe mbrojtësi Niklas Zyle dhe mesfushori Leon Gorecka.

Të dy lanë fushën e lojës para kohe në ndeshjen ndaj Parisit për shkak dëmtimi. Mediat gjermane tregojnë për probleme muskulore për të dy lojtarët të cilët me shumë mundësi do të humbasin edhe ndeshjen në fundjavë ashtu dhe atë të Champions-it ndaj Parisit duke ia ndërlikuar edhe më shumë shanset për kualifikim skuadrës gjermane. Flik duhet të sajojë një formacion kompakt për sfidën e dytë me francezët të cilët fituan ndeshjen e parë në Mynih me rezultatin 3-2.

Një mundësi është kalimi i David Alabës në mesin e fushës në vend të Goreckës dhe Boatengut në vend të Zyles i cili do të formojë qendrën e mbrojtjes me Hernandezin. Flik, edhe pse shpreson në një rikuperim të polakut i cili me 99% të shanseve do të jetë jashtë, do t?i besojë sulmin e skuadrës sërish Erik Çupo-Moting i cili shënoi në ndeshjen e parë golin e 2-1 për skuadrën e tij. Gjithsesi, koeficienti për t?u kualifikuar skuadra e Flikut ka rënë shumë pas mungesave të shumta.

Lajmet e fundit nga