Connect with Us

Ndahet nga jeta Princi Philip, bashkëshorti i Mbretëreshës Elisabeth II

Bota

Ndahet nga jeta Princi Philip, bashkëshorti i Mbretëreshës Elisabeth II

Publikuar

-

Ndahet nga jeta në moshën 99 vjeçare, Duka i Edinburgut Princi Philip, bashkëshorti i Mbretëreshës Elisabeth II.

Martesa e tij me Mbretëreshën Elizabeta II zgjati 74 vjet,  dhe kanë pasur 4 fëmijë.

Duka i Edinburgut humbi jetën në Kështjellën e Windsor-it si pasojë e një sëmundje të rëndë. Pak javë më parë Princi Filip doli nga spitali pasi iu nënshtrua një operacioni./CNA.al 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Heqja e maskave për të vaksinuarit/ Biden: Ditë e mrekullueshme për Amerikën

Publikuar

-

Nga

Në një hap të madh drejt kthimit në jetën e para pandemisë, Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve lehtësuan të enjten udhëzimet për mbajtjen e maskave për njerëzit plotësisht të vaksinuar, duke i lejuar ata të ndalojnë të mbajnë maska jashtë dhe në pjesën më të madhe të ambienteve të brendshme.

“Sot është një ditë e mrekullueshme për Amerikën,” tha Presidenti Joe Biden gjatë një fjalimi në Kopshtin e Trëndafilave duke njoftuar udhëzimin e ri, në një dalje për shtyp ku ai dhe stafi i tij ishin pa maska.

Disa orë më herët në Zyrën Ovale, ku zoti Biden po takohej me ligjvënësit republikanë të vaksinuar, ai i tha grupit që mund të hiqte maskat, kur u njoftua udhëzimi.

“Nëse jeni plotësisht të vaksinuar, nuk keni më nevojë të mbani maskë,” tha ai, dhe inkurajuar amerikanët që të bënin vaksinën. “Bëni vaksinën – ose mbani maskë derisa ta keni bërë.”

Udhëzimi vazhdon të kërkojë mbajtjen e maskave në ambiente të mbushura me njerëz si autobusë, aeroplanë, spitale, burgje dhe qendrat e të pastrehëve, por kjo do të ndihmojë në hapjen e rrugës për rihapjen e vendeve të punës, shkollave dhe vendeve të tjera – madje edhe shmangien e nevojës për distancim fizik për ata që janë plotësisht të vaksinuar.

“Të gjithë e kishim pritur këtë moment – kur mund t’i kthehemi një farë ndjesie normaliteti,” tha Rochelle Walensky, drejtoreshë e CDC-së, në një konferencë më herët në Shtëpinë e Bardhë.

CDC dhe administrata e zotit Biden janë përballur me presion për të lehtësuar kufizimet për njerëzit e vaksinuar plotësisht, pjesërisht për ta vënë theksin tek përfitimet e marrjes së goditjes. Fushata agresive e vaksinimit në vend ka dhënë rezultat: Rastet e virusit në SHBA janë në nivelin më të ulët që nga shtatori, vdekjet janë në pikën më të ulët që nga prilli i kaluar dhe shkalla e pozitivitetit është në pikën më të ulët që nga fillimi i pandemisë.

Zonja Walensky tha se ndryshimi i shumëpritur bëhet falë miliona njerëzve që janë vaksinuar dhe bazohet në studimet e fundit shkencore më të fundit se sa mirë po funksionojnë ato.

“Kushdo që është plotësisht i vaksinuar mund të marrë pjesë në aktivitete të brendshme dhe të jashtme – të mëdha ose të vogla – pa veshur maskë dhe pa u distancuar fizikisht,” tha Dr. Walensky. “Nëse jeni plotësisht të vaksinuar, mund të filloni të bëni gjërat që nuk po i bënit për shkak të pandemisë.”

Udhëzimi i ri ka të ngjarë të krijojë konfuzion, pasi nuk ka asnjë mënyrë të pagabueshme për bizneset ose të tjerë që të bëjnë dallimin mes atyre që janë vaksinuar plotësisht dhe atyre që nuk janë vaksinuar.

“Miliona Amerikanë po bëjnë veprimin e duhur dhe po vaksinohen, por punonjësit e domosdoshëm janë ende të detyruar të luajnë rolin e policit të maskës për blerësit që nuk janë të vaksinuar dhe refuzojnë të ndjekin masat lokale të sigurisë për COVID,” tha Marc Perrone, presidenti i Sindikatës për Punonjësit e Industrisë së Ushqimit. “A mos duhet që ata tani të bëhen police vaksinimi?”

Dr. Walensky dhe Presidenti Biden thanë se njerëzit që nuk janë plotësisht të vaksinuar duhet të vazhdojnë të mbajnë maska brenda.

“Kemi ardhur deri këtu – ju lutemi mbrojeni veten deri në vijën e finishit,” tha zoti Biden, duke theksuar se shumica e amerikanëve nën 65 vjeç nuk janë ende të vaksinuar plotësisht.

LEXO EDHE:  Humb jetën në burg 40 vjeçari/ Berisha thirrje të fortë institucioneve ndërkombëtare

LEXO EDHE:  E rëndë në Tiranë/ 28 vjeçarja humb jetën tragjikisht, hidhet nga kati i pestë

Ai tha se qeveria nuk do të kontrollojë udhëzimet për maskat për ata që nuk janë vaksinuar plotësisht.

“Ne nuk do të shkojmë të arrestojmë njerëzit,” shtoi zoti Biden, i cili tha se ai beson se populli amerikan do vetë të kujdeset për fqinjët e tij. “Nëse nuk jeni vaksinuar, mbani maskën për mbrojtjen tuaj dhe mbrojtjen e njerëzve të tjerë që nuk janë vaksinuar akoma.”

Paqartësia mbi faktin se kush është dhe kush nuk është vaksinuar bëri që Lawrence Gostin, një ekspert i së drejtës së shëndetit publik në Universitetin Georgetown, t’i quajë udhëzimet e CDC-së “konfuze dhe kontradiktore”.

“Publiku nuk do të ndihet komod në një hapësirë të mbushur me njerëz nëse nuk është i sigurt nëse personi pa maskë që qëndron pranë tyre është apo jo i vaksinuar,” tha ai.

Njoftimi erdhi ndërsa shumë shtete dhe komunitete tashmë kanë hequr mandatet e maskave mes rënies së numrit të infkesioneve dhe ndërsa më shumë amerikanë nuk po i përdorin maskat pas vaksinimit.

Deri tani më shumë se 154 milion Amerikanë, gati 47% e popullsisë, kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës COVID-19 dhe gati 119 milionë janë vaksinuar plotësisht. Ritmi i vaksinimeve është ngadalësuar në javët e fundit, por me autorizimin të mërkurën të vaksinës Pfizer për fëmijët e moshës 12 deri në 15 vjeç, në ditët në vazhdim pritet një fluks i ri vaksinimesh.

“Le të jemi të duruar, me njëri-tjetrin,” tha zoti Biden, duke pranuar se disa amerikanë mund të hezitojnë të heqin maskat pas më shumë se një viti që jetojnë në një pandemi që ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 584,000 njerëzve në SHBA dhe më shumë se 3.3 milion njerëzve në të gjithë botën.

Njoftimi i CDC se amerikanët mund të fillojnë të heqin një nga simbolet më të dukshme të pandemisë, është në kontrast të thellë me vendet e tjera, ndërsa pjesa më e madhe të botës ende po lufton për të frenuar virusin midis pabarazive globale në vaksinime.

Dr. Walensky tha se të dhënat nga SHBA dhe Izraeli tregojnë se vaksinat janë po aq mbrojtëse në botën reale sa ç’kishin treguar studimet e mëparshme dhe se deri tani ato vazhdojnë të funksionojnë edhe pse po përhapen disa versione shqetësuese të mutacionit të virusit.

Ka disa përjashtime. Dr. Walensky inkurajoi ata që kanë sistem të dobët imunitar, të tilla si nga transplantet e organeve ose trajtimi i kancerit, të flasin me mjekët e tyre para se të heqin maskat.

Udhëzimi i ri pati një efekt të menjëhershëm në Shtëpinë e Bardhë, e cila ka marrë një qasje të kujdesshme për të lehtësuar kufizimet e virusit. Personeli u informua se maskat nuk do të kërkohen më për njerëzit që janë plotësisht të vaksinuar./VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

CDC: Të vaksinuarit mund të mos mbajnë maska

Publikuar

-

Nga

CDC: Të vaksinuarit mund të mos mbajnë maska

Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) këshilluan të enjten se për amerikanët e vaksinuar plotësisht nuk do të jetë e nevojshme të mbajnë maska përjashta si dhe mund t’i shmangin ato edhe në pjesën më të madhe të ambienteve të mbyllura. Përditësimi nga ana e agjencisë do të mundësojë rikthimin tek normaliteti.

CDC-ja tha gjithashtu se për njerëzit e vaksinuar plotësisht nuk do të jetë e nevojshme të ruajnë distancën fizike në shumicën e mjediseve. Agjencia shpreson që udhëzimi të nxisë edhe më shumë amerikanë që të vaksinohen.

Udhëzimi i rishikuar është një hap i rëndësishëm drejt rikthimit tek jeta normale para pandemisë. Megjithatë agjencia rekomandon që personat e vaksinuar të vazhdojnë të mbajnë maska në aeroplane, trena, në aeroporte, qendra masive tranziti, si dhe vende spitale a poliklinika.

CDC-ja tha se njerëzit e vaksinuar plotësisht megjithatë duhet të mbajnë maska kur një gjë e tillë kërkohet nga ligjet federale, shtetërore, lokale, apo territoriale si dhe t’u përmbahen rregulloreve për bizneset apo udhëzimeve në vendin e punës.

LEXO EDHE:  Tragjike/ Humb jetën nga Covid një 18 vjeçar tek “Shefqet Ndroqi

LEXO EDHE:  Lajmin i hidhur/ Humb jetën nga Covid-19 prifti i Kishës Orthodhokse në Pogradec

Në fund të muajit prill, CDC-ja udhëzoi që njerëzit e vaksinuar plotësisht mund të kryenin aktivitete në natyrë pa maska, por rekomandoi që ata të vazhdojnë ta përdornin maskën në hapësirat e tjera publike./voa

LEXO TE PLOTE

Bota

BE: Rusia po përpiqet të përvetësojë pjesë të Ukrainës lindore

Publikuar

-

Nga

Zyrtarë të Bashkimit Evropian kërkuan që blloku t’i përgjigjet më fuqishëm agresionit rus ndaj Ukrainës, duke paralajmëruar se qëllimi përfundimtar i Moskës është të përvetësojë pjesë të Ukrainës lindore.

Paralajmërimi vjen në një raport të shkruar nga zyra diplomatike e BE-së, që u shpërnda në fillim të kësaj jave midis vendeve anëtare të BE-së dhe u rishikua nga Radio Evropa e Lirë.

Rusia ka aneksuar gadishullin ukrainas të Krimesë në vitin 2014 dhe që nga ajo kohë mbështet separatistët që luftojnë forcat qeveritare në lindje të Ukrainës.

Konflikti në këtë zonë ka lënë mbi 13,000 njerëz të vrarë dhe ka zhvendosur mbi një milion.

Së voni, Rusia po ashtu ka vendosur mbi 100,000 trupa dhe armatim të rëndë në rajonet kufitare me Ukrainën.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, ka kërkuar dhe fituar mbështetjen e Perëndimit përballë kërcënimeve ruse dhe Moska përfundimisht i ka tërhequr disa nga forcat e saj.

Dokumenti i BE-së, i parë nga REL dhe i quajtur “Dokumenti i opsioneve: Veprimet e BE-së për të forcuar qëndrueshmërinë e Ukrainës dhe për t’iu përgjigjur përshkallëzimit të mëtejshëm potencial”, rekomandon një seri hapash që blloku mund t’i ndërmarrë, përfshirë ndihmën për Ukrainën, për të ulur varësinë e saj energjetike nga Rusia, dhe mbështetjen për përpjekjet e Kievit “për të trajtuar kërcënimet hibride, përfshirë luftimin e kërcënimeve kibernetike dhe dezinformimin”.

LEXO EDHE:  Humb jetën punonjësi në fabrikën e kryebashkiakut të Vaut të Dejës/ Dalin detajet e para

LEXO EDHE:  E rëndë në Tiranë/ 28 vjeçarja humb jetën tragjikisht, hidhet nga kati i pestë

Dokumenti u lëshua nga Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm. Ai po ashtu paralajmëron se Moska po përpiqet të përvetësojë zona të Ukrainës lindore, që janë pjesë e rajonit të Donbasit, duke organizuar zgjedhje të paligjshme dhe duke lëshuar pasaporta për vendasit.

Dokumenti bën thirrje për të ndihmuar Ukrainën edhe në përpjekjet e saj për vaksinimin e popullatës kundër koronavirusit, në mënyrë që të shmanget dobësimi i mëtejshëm i vendit nga kriza e zgjatur shëndetësore dhe socio-ekonomike.

Dokumenti pritet të zyrtarizohet nga Shërbimi i Veprimit të Jashtëm në javët e ardhshme./REL

LEXO TE PLOTE