LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ministria e Arsimit publikon datat/ Ja kur do zhvillohen provimet e klasave të 9-a

9 Prill 2021, 15:46, Sociale CNA
Ministria e Arsimit publikon datat/ Ja kur do zhvillohen provimet e klasave

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka bërë me dije këtë të premte se provimet e lirimit për klasat e nënta priten të fillojnë më 16 Qershor.

Provimi i parë do të jetë ai i Gjuhës Shqipe që do të mbahet më 16 Qershor. I dyti do të jetë provimi i lëndës së Matematikës, i cili do të mbahet më 24 Qershor. Ndërsa provimi i Gjuhës së Huaj do të mbahet më datë 25 Qershor.

Ndërsa për nxënësit e pakicave kombëtare që do të bëjnë edhe provimin kombëtar të arsimit bazë për ?Gjuhën amtare?m i cili do të jepet në datën 11 qershor. Provimet do të fillojnë në orën 10:00 dhe secili do të zgjasë 2 orë e 30 minuta./CNA.al

Lajmet e fundit nga