Connect with Us

“Meta fshihet pas skandalit në Rinas”/ Felaj: Provokoi institucionet shtetërore, prokuroria ka prova ta hetojë

Politikë

“Meta fshihet pas skandalit në Rinas”/ Felaj: Provokoi institucionet shtetërore, prokuroria ka prova ta hetojë

Publikuar

-

Kryetarja e Komisionit të Sigurisë njëherësh edhe kandidate për deputete në Tiranë Ermonela Felaj në një intervistë për CNA.al  ka folur për skandalin në aeroportin e Rinasit.

Felaj fajësoi presidentin Ilir Meta se ka gisht në këtë ngjarje dhe u shpreh se ka të dhëna që e gjitha kjo është ndërtuar më herët.

Sipas saj, Ilir Meta e ka zhveshur komstumin presidencial dhe ka dalë të bëjë fushatë me LSI-në. Deputetja e PS tha më tej se Meta provokoi rëndë institucionet shtetërore dhe i bëri thirrje prokurorisë që të nisë hetimet.

Është e qartë që Ilir Meta e ka zhveshur kostumin presidencial, nuk e mban më atë as edhe formalisht dhe ka dalë në krye të fushatës të partisë nga e cila ai erdhi. Kjo mënyrë e të vepruarit patjetër që nuk ka lidhje me të qenit president i Republikës. Ndërkohë që ngjarja e fundit që ndodhi në aeroportin e Rinasit , qartësisht rezulton i përfshirë edhe presidenti i Republikës, dëshmon edhe njëherë për qëllime të errta të disa poltikanëve tanë të cilët në një mënyrë apo në një tjetër kërkuan të destabilizonin një strukturë të rëndësishme sociale, shëndetësore, ekonomike siç është aeroporti i Rinasit.

Pra jo vetëm një strukturë e lidhur ngushtë me sigurinë kombëtare por e lidhur ngushtë edhe me këto nevoja të tjera. Akti është shumë i rëndë, lidhja e Presidentit është shfaqur dukshëm nga mënyra sesi ai u kompurtua në publik në raport me këtë çështje nga fakti që AlbContolli një javë përpara se të ndodhte kjo ngjarje ishte në takim me Presidentin e Republikës madje ka të dhëna që gjithçka është ndërtuar më herët dhe gjithçka ka një prapavijë politike.

Unë uroj dhe inkurajoj organin e prokurorisë që të mbledhi çdo të dhënë të mundshme. Ti lidhi ato me njëra tjetrën dhe të sigurojë një qetësim sa më të duhur të gjithë faktit të ndodhur që në vetvete përtej asaj që ishte një fakt i rëndë ngelet një provokim i hapur që ju bë institucioneve shtetërore, vetë shtetit dhe shteti e kishte patjetër të domosdoshme dhe përgjegjësi të vetën të tregonte autoritin e tij”, u shpreh Felaj.

Kryetarja e Komisionit të Sigurisë u shpreh se presidenti Ilir Meta , Sali Berisha dhe të gjithë pasardhësit e tyre kanë qenë kundër reformës në drejtësi prandaj janë munduar ta bojkotojnë dhe vonojnë këtë proces.

LEXO EDHE:  Iu ndërpre mandati pa dhënë motivin/ Ambasadorja Lama paralajmëron Thaçin

Ajo thekson se çdokush që ka të bëjë me ligjin duhet të ketë frikë sepse e vërteta një ditë del dhe çdokush duhet të përballet me shkeljen që ka bërë.

“Ilir Meta, Sali Berisha dhe të gjithë pasuesit e tyre nuk e kanë dashur reformën në drejtësi dhe këtë e kanë shprehur që në krye të herës qëkur procesi filloj të ndërtohej. Gjatë gjithë kohës janë munduar ta bojkotojnë procesin, ta vonojnë , ta  vënë në dyshim atë. E rëndësishme është që sot organet e drejtësisë janë konsistuar të gjitha dhe ajo çka të gjithë ne presim qoftë politika, qoftë qytetarët është performanca si duhet dhe komform ligjit e këtyre institucioneve të reja të drejtësisë. Nga ana tjetër nëse duhet të ketë frikë Ilir Meta apo dikush tjetër unë them që çdokush që ka të bëjë me ligjin duhet të ketë frikë nga ligji në kuptimin që asgjë nuk mund të fshihet sado kohë të kalojë dhe do vijë një ditë që gjithsecili që ka shkelur ligjin të përgjigjet për shkeljen që ka bërë”, theksoi Felaj.

Në fund të intervistës Felaj ftoi të gjithë të votojnë numrin e partisë që ajo kandidon.

“Mesazhi im i fundit është votoni numrin 12 Partinë Socialiste dhe nëse e gjeni veten në figurën e një gruaje deputete si Ermonela Felaj votoni numrin 13”, u shprej Felaj./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Kërkesa e PD për rivotim/ Kume: Janë zero shanset që KAS t’i japë të drejtë

Publikuar

-

Nga

Kërkesa e PD për rivotim/ Kume: Janë zero shanset që KAS t’i japë të drejtë

Ish-kreu i KQZ-së, Kristaq Kume ka komentuar mbi kërkesën e Partisë Demokratike për rivotim në 9 qarqet e vendit dhe shton se shanset që KAS ti japë të drejtë janë zero. Më tej, ai u shpreh se vota e pavlefshme nuk është shkelje ligjore.

Në një intervistë për Open, Kume theksoi se duhet ti referohet kodit zgjedhor për të shpallur pavlefshmërinë e zgjedhjeve.

LEXO EDHE:  “Ke ardhur në pushtet me kompromise”/ Kryemadhi i përgjigjet Ramës: 25 prilli do jetë fundi i mbretërimit

LEXO EDHE:  Basha fton për të pestën herë në debat televiziv Ramën/ Ja vendi ku propozoj të zhvillohet

“KAS as ka për t’ju referuar fare kësaj, se që të përsëriten zgjedhjet duhet shkelje ligjore, vota e pavlefshme nuk është shkelje ligjore, por le ta supozojmë se është, çfarë ka efekti ka.

Duhet t’i referohemi asaj çfarë parashikon kodi zgjedhor për pavlefshmëri, por duhet të kemi kemi shkelje ligjore”, u shpreh ai./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pse PD nuk kërkoi rivotim në Dibër?/ Alibeaj shpjegon arsyet

Publikuar

-

Nga

Pse PD nuk kërkoi rivotim në Dibër/ Aliebeaj shpjegon arsyet

Ish deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka sqaruar se përse Partia Demokratike nuk ka kërkuar rivotim në qarkun e Dibrës. Ai u shpreh se  do të duheshin 15 mijë vota për të marrë  një mandat tjetër në atë qark dhe nuk janë aq vota të pavlefshme.

Në një intervistë për Open, Alibeaj shtoi se  në Fier edhe pse numri i votave të pavlefshme ishte më i vogël, atje do të duheshin më pak vota për një mandat dhe prandaj është pjesë e listët së qarqeve që PD ka kërkuar rivotim.

“Po marr Fierin është deklaruar këto shifra, 9 6 dhe 1. të pavlefshme 9 mijë e 300 vota për shkak të faktit se kas e bëri me shifra askush. a nuk kam të drejtë që kjo shkelje e madhe lidhore që iu është mohuar e drejta e votës, ata janë ngritur ditën e dielë shkuan për të votuar dhe për shkak të trukut të KAS për të vendosur. Në bazë të formulës masa dhe ndikimi, nga mandati i tretë tek i katërti do më duheshin 15 mijë vota dhe nuk janë aq të pavlefshme”, u shpreh ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk shoh rrezik”/ Rama: Jemi mëse gati për të hyrë në rrugën e negociatave

Publikuar

-

Nga

"Nuk shoh rrezik"/ Rama: Jemi më se gati për të hyrë në rrugën e negociatave

Kryeministri Edi Rama ka folur për vendet skeptike që nuk po i japin Shqipërisë dritën jeshile për anëtarësimin në BE.

Rama tha se nuk sheh ndonjë rrezik të menjëhershëm për integrimin, pasi theksoi se shqiptarët janë shumë fanatikë për perëndimin dhe për Bashkimin Evropian

Duke mos qenë plotësisht i integruar në Bashkimin Evropian, Ballkani Perëndimor mbetet një zonë gri që ofron tërheqje dhe shanse për aktorët e tjerë, për aktorët e tretë që nuk kanë të njëjtin qëndrim dashamirës dhe të njëjtat vlera dhe parime që Bashkimi Evropian ofron. Dhe për Shqipërinë, nuk shoh ndonjë rrezik të menjëhershëm sepse shqiptarët janë shumë fanatikë për perëndimin dhe për Bashkimin Evropian, vendet e tjera pak a shumë kanë shumë më shumë për t’u marrë me këto ndikime nga aktorë të tjerë”, u shpreh ai për Euronews Albania.

Teksa u pyet nëse vendi jonë ka bërë përparim lidhur me kushtet për integrimin, kreu i qeverisë deklaroi Shqipëria është gati për të hyrë në rrugën e plotë të negociatave.

LEXO EDHE:  Basha fton për të pestën herë në debat televiziv Ramën/ Ja vendi ku propozoj të zhvillohet

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Nikolla kërcënon mësuesit të mos dalin në protesta

Ka një ndryshim të madh midis anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe hyrjes në rrugën e plotë të negociatave, sepse siç jemi sot nuk jemi gati të jemi anëtarë, pa dyshim. Por sikurse jemi sot, ne jemi mëse gati për të hyrë në rrugën e plotë të negociatave dhe është këtu ku qëndrojnë pikat kontradiktore dhe ku Evropa po tregohet dritëshkurtër dhe disi edhe hipokrite, sepse Shqipëria meriton të hyjë në rrugën e plotë të negociatave.

Unë mendoj se njerëzit në Shqipëri e kanë ndjesi të qartë se puna nuk ka mbaruar. Mandati i tretë është një mandat i qartë për të përfunduar punën. Nuk është shpërblimi për një punë që tashmë ishte përfunduar”, nënvizoi kryeministri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE