Connect with Us

“Me dosje në Prokurori”/ Elisabeta Imeraj “dhëmbë për dhëmbë” me Bashën

Kronika

“Me dosje në Prokurori”/ Elisabeta Imeraj “dhëmbë për dhëmbë” me Bashën

Publikuar

-

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, dy herë brenda pak  ditësh ka lëshuar akuza të forta ndaj drejtueses së Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj.

Sulmi i parë ndaj Imerajt erdhi nga Basha një ditë pasi ajo kaloi Vettingun.

Kreu i PD, gjatë një interviste me gazetarin Lutfi Dervishi në emisionin “Përballë”, e quajti Imeraj, ikonë të krimit.

“Jam i angazhuar për zbatimin e plotë të reformës në drejtësi, për Vetingun qe ka marrë goditje të rënda javët e fundit.

Problemi ynë nuk janë gjyqtarët dhe prokurorët që largohen se nuk plotësojnë kriteret, por ata të korruptuarit që mbeten në sistem për shkak të presionit që i bëhet komisionerëve të Vetingut siç është misioni ndërkombëtar i monitorimit në rastin e kryeprokurores së Tiranës që është një ikonë e korrupsionit dhe krimit”, është shprehur Basha.

Dhe sërish një natë më parë, gjatë një interviste me gazetarin Sokol Balla, kreu i PD, ka shenjëstruar kryeprokuroren Imeraj.

Kur e denoncova këtë, kërcitën telefonatat. Kryeprokurorja e Tiranës është ikonë e korrupsionit dhe krimit”, përsëriti Basha mbrëmë në “Real Story”.

Pas kësaj deklarate ka ardhur live, reagimi i ashpër i drejtueses së Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj.

Imeraj i është kundërpërgjigjur Bashës, duke i kujtuar dosjet që ai ka në Prokurorinë e Tiranës.
“Presion që i bëhet një prokurore që ka 17 vjet në detyrë, që ka hetuar Saimir Tahirin e Shullazin. Deklarata e Bashës është sulm personal për shkak të dosjeve që ka në Prokurorinë e Tiranës, dhe për këto akuza do të përballet në Gjykatë”, kundërpërgjigjej Imeraj.
Më tej, ajo shkruante se, “Lulzim Basha është një ish- i hetuar për akuzën e pastrimit të parave dhe “ikonë e shpëtimit nga drejtësia me procedurë”.

LEXO EDHE:  A do të shtyhen zgjedhjet?/ Ja përgjigjja ultimative e Bashës

Nuk bie pre e asnjë presioni politik, ekonomik apo kriminal, as e ikonës së shpëtimit nga Drejtësia me procedurë. Presioni karshi një prokurori është vepër penale, dhe unë s’kam rënë pre e presionit në asnjë rast nga asnjë lloj krimineli.

Jam prokuror i Republikës së Shqipërisë, dhe do bëj detyrën time, në bazë të Kushtetutës dhe Ligjit, pavarësisht nga sulmet e botës së politikës, së krimit, apo të njerëzve të futur për arsye të ndryshme.

Shpifja për shkak detyre, fyerja publike, dhe kanosja për shkak detyre janë vepra penale, për të cilat do përgjigjeni sipas ligjit.  Reagimi kaq personal është mungese fisnikërie, është reagim i bërë nga një ish- i pandehur i hetuar, për pastrim parash, ikonë dhe simbol i shpëtimit nga drejtësia me procedure”.  Ky ka qenë reagimi “flakë për flakë” i Imerajt kundrejt Lulzim Bashës./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksident i rëndë në Tiranë/ Automjeti del nga rruga, përplas dy persona në stacionin e urbanit

Publikuar

-

Nga

Aksident i rëndë në Tiranë/ Automjeti del nga rruga, përplas dy persona në stacionin e urbanit

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë, në Vasil Shanto.

Një automjet me drejtuese shtetasen me inicialet F. Z., 47 vjeçe, ka dalë nga rruga duke përfunduar në një stacion autobuzi. Për pasojë kanë mbetur të plagosura dy këmbësore të cilat janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 15.05.2021, rreth orës  20:55, në Vasil Shanto, mjeti me drejtuese shtetasen F. Z., 47 vjeçe, ka dalë nga rruga duke përfunduar në një stacion autobuzi. Si pasojë ka aksidentuar dy këmbësore të cilat u dërguan në spital, për të marrë ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

LEXO EDHE:  Basha akuza Artur Zhejit dhe analistëve/ “Minjtë flasin për qeveri të përbashkët”

LEXO EDHE:  Basha lë selinë/ Marshon bashkë me protestuesit

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“O çfarë bëra më vdektë goca”/ Dëshmitari tregon gjendjen e autorit të vrasjes në “5 Maj”

Publikuar

-

Nga

“O çfarë bëra më vdektë goca”/ Dëshmitari tregon gjendjen e autorit të vrasjes në “5 Maj”

Grupi hetimor, i cili po heton vrasjen e ndodhur në lagjen “5 Maj”, ka marrë dëshminë e një pronari të servisit i cili ndodhej pranë vendngjarjes.

Në dosjen e siguruar nga Ballkan Eeb, ai ka rrëfyer para grupit të hetuesve se atë natë po punonte deri vonë në servis, dhe dikush e kishte marrë në telefon dhe i thotë ‘plasi arma te shtëpia e bardhë’.

Dëshmitari tregon se autori i vrasjes Marjus Dema ishte shtrirë në tokë dhe po bërtiste dhe fliste përçart.

Ai vetë ka deklaruar se nuk kishte dëgjuar asnjë krismë pasi ishte në servis dhe kishte dalë jashtë duke u afruar për të parë se çfarë kishte ndodhur. Ai tregon se kishte parë disa djem që po largoheshin në drejtime të ndryshme, kishte parë edhe një person që quhej Marius, ishte i shtrirë dhe po qante, po bërtiste, po fliste përçart, ‘o çfarë bëra më vdektë goca’, dhe fliste në telefon.

Kishin dalë edhe banorë të lagjes pasi ishte krijuar situatë alarmante mesa kishte parë. Marius me mbiemër Dema, mesa dinte ai, punonte në call center te lokali te Shtëpia e Bardhë,” thuhet në dosjen hetimore./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Sherr mes dy personave në Tiranë/ Njëri përfundon në komisariat, tjetri arratiset

Publikuar

-

Nga

Sherr mes dy personave në Tiranë/ Njëri përfundon në komisariat, tjetri arratiset

Një sherr mes dy personave ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:10 në rrugën e Kavajës, për motive ende të paqarta.

Dy personat që u përfshinë në sherr janë shtetasit me inicialet R. L. dhe A. M.

Sipas policisë personi me inicialet A. M. është shoqëruar në Komisariat për sqarimin e konfliktit, ndërsa R. L. është larguar menjëherë nga vendngjarja me një makinë.

LEXO EDHE:  Shifrat dhe faktet pse Basha ka shtuar votat në kuti/ Ndryshimi nga 2013 në 2017

LEXO EDHE:  “Arrest shtëpie” për Saimir Tahirin/ Reagon Lulzim Basha

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e personit që u arratis./CNA.al

LEXO TE PLOTE