Connect with Us

“Largojeni atë m*t”, shpërthen Granit Xhaka

Premier Liga

“Largojeni atë m*t”, shpërthen Granit Xhaka

Publikuar

-

Arsenali nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Slavia Pragë në shtëpi, në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalen në Ligën e Europës.

“Topçinjtë” kaluan në avantazh në minutën e 86’, por 5 minuta më vonë, çekët barazuan shifrat, që nuk ndryshuan deri në fund. Kjo e ka nervozuar së tepërmi mesfushorin shqiptar, Granit Xhaka, i cili ka shpërthyer ndaj shokëve të skuadrës.

“Largojeni atë m** topi nga aty”, mësohet t’iu ketë bërtitur Xhaka shokëve të skuadrës, pas pësimit të golit. Ndeshja e kthimit do të luhet pas një jave në Çeki, ku skuadra e Artetës do të kërkojë me çdo kusht kualifikimin.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Premier Liga

VIDEO/ Cavani çmend tifozët, realizon një gol të jashtëzakonshëm

Publikuar

-

Nga

Është zhbllokuar në minutën e 15-të ndeshja që po luhet në Old Trafford mes Manchester United dhe Fulham, e vlefshme për javën e 37-të të Premier League.

Edison Cavani i ka dhënë mirëseardhjen tifozëve në stadiumi me një gol të mrekullueshëm nga distanca.

Sulmuesi uruguaian, në fakt, ka befasuar portierin Areola me një goditje perfekte pak pasi kishte kaluar mesin e fushës. Asistin e ka dhënë De Gea, i pari për spanjollin në karrierën e tij në Premier League.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Chelsea dhe Vitese marrin vendimin për të ardhmen e Armando Brojës

Publikuar

-

Nga

Armando Broja, ishte një nga futbollistët më të dalluar te holandezët e Viteshes. 19-vjeçari shqiptar, i huazuar nga Çelsi, arriti të shndërrohej në një protagonist, duke shënuar 10 gola dhe duke dhënë 2 asiste.

Broja është nën kontratë me Çelsin, ndërkohë që së fundmi media holandeze “De Gelderlander” ka zbuluar se drejtuesit e Viteshes dhe Çelsit po diskutojnë mes tyre për të zgjatur edhe një vit huazimin e sulmuesit 19-vjeçar. Edhe vetë Broja është pro kësaj.

Gjasat janë të mëdha që edhe sezonin e ardhshëm futbollistin e talentuar shqiptar ta shikojmë me fanellën e skuadrës holandeze.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Thomas Strakosha pranë kalimit te ekipi i Premier League

Publikuar

-

Nga

Thomas Strakosha është gjithnjë e më larg skuadrës së Lacios.

Sipas asaj që shkruan “SportMediaset”, portieri i Kombëtares shqiptare nuk ndihet i lumtur në kryeqytetin italian dhe kërkohet me ngulm nga skuadra e Premier Ligës, Sauthempton.

Portieri 26-vjeçar kuqezi me shumë mundësi në merkaton verore do të ndryshojë ambjent pasi ka humbur vendin e titullarit ndaj Pepe Reinës dhe në Itali e vetmja skuadër e interesuar është Bolonja e Sinisa Mihajloviç.

Strakosha në këtë sezon është aktivizuar në total në të gjitha kompeticionet në 9 sfida.

LEXO TE PLOTE