Connect with Us

Kandidatja e Lëvizjes për Ndryshim thirrje qytetarëve/ “Largimi i tre kryetarëve është në dorën tonë”

Politikë

Kandidatja e Lëvizjes për Ndryshim thirrje qytetarëve/ “Largimi i tre kryetarëve është në dorën tonë”

Publikuar

-

"Fëmijët që lypin, pasqyra e padrejtësisë"/ Kandidatja e Lëvizjes për Ndryshim: Realitet i turpshëm

Lorna Lelçaj, kandidatja e Lëvizjes për Ndryshim në qarkun e Tiranës, ka dhënë një mesazh të fortë për qytetarët në prang të zgjedhjeve të 25 prillit.

Lelçaj thotë se ne irritohemi kur presim radhën para një zyre shteti, por i harrojmë të gjitha vuajtjet kur shkojmë në zgjedhje.

Ajo deklaron se largimi i tre kryetarëve është në dorën tonë, pavarësisht se duket i vështirë, ndrëkohë që pretendon se Lëvizja për Ndryshim është mundësia më e mirë për të shpëtuar nga pasojat e degradimit.

“Mërzitemi e irritohemi kur presim në radhë përpara një zyre shtetit, kur duhet t’i japim rryshfet një nëpunësi që paguhet me taksat tona për të na shërbyer apo kur shohim në foto e video të jetës luksoze të djalit a vajzës të një politikani a zyrtari, të cilët i kemi zgjedhur të na shërbejnë.

Ata janë bërë të tillë edhe për fajin tonë sepse në zgjedhje harrojmë çfarë kanë bërë, besojmë se këtë herë nuk do të na gënjejnë përsëri apo më e bukura se Shtetet e Bashkuara, Gjermania apo Bashkimi Europian do t’i pengojnë të mos bëjmë prapësitë e radhës.

Largimi i tyre duket i vështirë, por është krejtësisht në dorën tonë. Na duhet të mos e shohim fushatën zgjedhore si kampionatin botëror të futbollit apo realityshoë. Të mos jemi tifozë të “skuadrës së zemrës”, por arbitra për të zgjedhur atë që na duhet për katër vitet e ardhshme dhe për t’i dhënë “kartonin e kuq” të treve që kanë abuzuar me ligjet dhe premtimet e pambajtura.

Nëse nuk e bëjmë këtë, apo më keq, votojmë me tifozllëk ata që premtojnë vende pune e favore ose 100 euro për votë, do të jemi gojëmbylluar e të dënuar t’i mbajmë në kurriz edhe shumë vite të tjera.

Lëvizja për Ndryshim është mundësia më e mirë që votuesit të shpëtojnë nga pasojat e degradimit që kanë sjellë qeverisjet e këtyre viteve sepse të majtët, të djathtët, konservatorët, progresistët, të rinjët, pensionistët, të përndjekurit politik, veteranët, profesionistët e bisnezmenët janë njëlloj të tradhëtuar dhe do të vazhdojnë të jenë të tillë nga të tre.

25 Prilli nuk është ndeshja finale e kampionatit botëror, por dita e gjykimit për katër vitet e ardhshme”, shkruan kandidatja për deputete./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Shkarkimi i Metës/ Rama: Do të konsultohemi me PD për presidentin e ri

Publikuar

-

Nga

Shkarkimi i Metës/ Rama: Do të konsultohemi me PD për presidentin e ri

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp me mediat ka folur për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Rama është shprehur i sigurt për shkarkimin e Metës duke thënë se PS do të bëjë çdo gjë që ka në dorë për ta hequr nga detyra. Gjithashtu në rast se do të ketë një zëvendësim të parakohshëm, do të konsultohet me PD për emrin e presidentit të ri.

Mesazhi i tretë është për opinionin publik. Me Ilir Metën dhe partinë e tij nuk mund të ketë bashkëpunim.

Meta do të shkarkohet nga detyra. Një personazh që e turpëron Shqiëprinë, qytetarët shqiptarë. Shkarkimi i Metës nuk është në dorë por do të bëjmë gjithçka që kemi në dorë për ta shkarkuar.

Është shumë herët për të folur për zëvendësuesin e tij, por në çdo rast në do të konsultohemi me PD për emrin e presidentit të ri“, tha Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Fushatë hapje në PS/ Rama: Kush nuk ka arritur objektivin t’i lërë vendin dikujt tjetër!

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama tha se Partia Socialiste do të fillojë një fushatë hapje në PS.

Gjatë fjalës së tij aitheksoi se kush nuk ka arritur objektivat në terren duhet t’i lërë vendin dikujt tjetër.

Mes të tjerash Rama tha se do të ngrihet një komision i Posaçëm riorganizimi dhe se me 12 qershor do të thirret një kongres i jashtëzakonshëm dhe të paraqesë vizionin Shqipëria 2030.

‘Kjo është një 74 shumë domethënëse, për shkak të tërmetit dhe pandemisë. Gati për të mbajtur me dinjitet të lartë përgjegjësinë e shumicës së re qeverisëse, gati për të analizuar në çdo aspekt mandatin e dytë dhe të kuptojmë sa më qartë se ku duhet të ndërhyjmë për të përmirësuar më tej. Do të nisim një fushatë hapje të PS ku nga njëra anë do të krijojmë një mundësi përfshirëse për të gjithë atao që duna të bëhen pjesë e PS. Kush nuk e ka arirtur objektivin duhet që ti lërë vendin dikujt tjetër. Një komision i posaçëm riorganizimi do të ngrihet me shpejtësi në çdo qark do të ngrihen nën drejtimin e të deleguarve që të organizojnë këtë aksion përtëritës, në 12 qershor është dita e duhur për të thirrur kongresin e jashtëzakonshëm dhe të përqasim vizionin Shqipëri a2030 dhe angazhimin e ri të kalenadarit qeverisës.’- tha Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pas fitores/ Rama prezanton objektivat, kur do foromohet qeveria e re

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme në një dalje për mediat Kryeministri Edi Rama prezantoi objektivat e Partisë Socialiste ku u shpreh se pas sezonit të verës do të formohet qeveria e re.

Sipas tij, kush nuk e ka arritur objektivin dhe kush nuk ja ka zbarhdur faqen partisë duhet t’ja lerë vendin dikujt tjetër. Gjithashtu Rama shtoi se në 12 Qershor Partia Socilaste mbush plot 30 vite ku theksoi se kjo është dita e duhur për të thirrur komisionin dhe për të paraqitur vizionet.

Mesazhi i parë për gjithë familjen është gati për të nisur që tani përgatitjen e fitores tjetër për vitin e ardhëm dhe zgjedhjet e 2025. Gati për të analizuar ne çdo aspekt mandatin e dytë që të kuptojmë se ku dhe si duhet të ndërhyjmë në makinen elektorale dhe ne partinë socilaiste. Me gadishmerinë do nisim fushatë hapje të partië socialiste. Kush nuk e ka arritur objektivin, kush nuk ja ka zbardhur faqen duhet gjithashtu tja lerë vendin dikujt tjetër.

Duhet të ngrihet një komision i posaçëm riorganizimi për anëtarësime të reja. Me 12 qershor PS mbush 30 vjeç. Duhet të paraqesim vizionin Shqipëria 2030. Qeveria e re duhet të formohet fill pas verës”, u shpreh Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE