LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I hipur në traktor/ Basha premtime për bujqësinë

9 Prill 2021, 08:07, Politikë CNA
I hipur në traktor/ Basha premtime për bujqësinë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha  në një takim me fermerët në Divjakë shfaqet hipur në një traktor.

Basha u shpreh se programi i PD-së përmban uljen e çmimit të naftës, plani për subvencionet  dhe ndërtimin e infrastrukturës në bujqësi.

“Do keni mbështetje, subvencione, 50 mln në vit për infrastrukturën, do heqim taksën e naftës që vuri Rama. Që do i bëjmë subvencionet realitet është 100% e sigurt, sa kohë e bën Kosova me gjysmën e buxhetit tonë, do ta bëjmë dh ene realitet.

Ndërtimi i infrastrukturë bujqësore, dhënia e aksesit tuaj në treg, ulja e çmimit të naftës, drejtpërdrejtë do të futesh në treg. Sot jemi në një cikël dështimesh, më 25 prill ndryshimi do jetë ky, do fusim një cikël pozitiviteti.

Subvencionet që do marrësh do garantojnë që t’i të shesësh, do fitojnë konsumatorët se ti do ta shesësh me çmim të ulët. Shqipëria do të ndryshojë më 25 prill, do nderojmë punën tuaj dhe do bëjmë të mundur që fëmijët tuaj të rriten në këtë vend të begatë”, tha Basha./CNA.al

Lajmet e fundit nga