Connect with Us

Fushata elektorale/ Brataj: Partitë politike po çojnë virusin edhe në zona të painfektuara

Aktualitet

Fushata elektorale/ Brataj: Partitë politike po çojnë virusin edhe në zona të painfektuara

Publikuar

-

Fushata elektorale/ Brataj: Partitë politike po çojnë virusin edhe në zona të painfektuara

Kreu i Urgjencës, Skënder Brataj tha se ndonëse të gjithë indikatorët e pandemisë janë në ulje, sërish pritet një rritje e infeksioneve në fillim të muajit maj.

“Në fillim të majit do të ketë një rritje të numrit të të infektuarve, por jo me ato përmasa që kemi parë deri tani. Janë 140 fshatra dhe qytete, kishim 105 para 20 ditësh, ka shkuar virusi është përhapur dhe në këto zona dhe besoj se kjo edhe se ky muaj është muaji ku të gjitha partitë politik po paraqiten në të gjitha këto zona. Vatra kryesore në fillim ishte Tirana dhe ikja nëpër qytete turistike dhe detyrimisht lëvizja e njerëzve që janë të infektuar, pavarësisht nëse janë të sëmurë apo jo, janë burim infeksioni, edhe kjo po ndikon”, tha Brataj.

Ndalur te procesi i vaksinimit, Brataj tha se po ecën me ritme mjaft të shpejta dhe se deri më tani janë vaksinuar 8.2% e popullsisë. Ai i bëri apel edhe njëherë qytetarëve që të vaksinohen, duke theksuar se vaksinat i kanë kaluar të gjitha provat dhe se efektet anësore janë vetëm fiziologjike dhe nuk zgjasin më shumë se një apo dy ditë.

LEXO EDHE:  Shqipëria, fiton pa Ramën, Lulin e Metën

“Të gjitha vaksinat e kanë efikasitetin e tyre, sado mutacione të pësojë virusi, në vaksina o bëhen ndryshimet e duhura, por i them njerëzve që duet ët vaksinohen, vaksinat i kanë kaluar të gjitha provat. Nuk është parë asnjë ndryshim për të thënë që ka më shumë efekte anësore njëra apo tjetra, fatmirësisht të gjitha efektet anësore kalojnë me një ditë apo dy dhe janë fiziologjike. Nuk duhet të përhapim lajmin e gabuar se kush e ka kaluar sëmundjen dhe kush është vaksinuar, nuk sëmuret më. Sëmuren, normal e kalojnë me forma më të lehta, por mund të sëmuren dhe të bëhen përhapës të infeksionit. Njerëzit duhet ta dinë se sa të kryhet imunizimi i të gjithëve, duhet të jenë më të kujdesshëm. Jemi drejt rrugës së duhur, vaksinimi ishte drita jeshile në fund të tunelit dhe jemi në dalje të tunelit. Jemi një ndër vendet e para, ku 8.2% e popullsisë është vaksinuar. Mendoj se jemi në fazën e fundit të pandemisë”, shtoi Brataj në një intervistë të Report Tv./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Grupi për PD” i stimuluar nga Rama?/ Arben Imami i përgjigjet ‘gojëve të liga’: Basha nuk të zhgënjen…

Publikuar

-

Nga

“Grupi për PD” i stimuluar nga Rama?/ Arben Imami i përgjigjet ‘gojëve të liga’: Basha nuk të zhgënjen…

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Arben Imami ka komentuar situatën politike në vend duke u ndalur tek “Grupi për PD-në”.

I ftuar në ‘Zonë e Lirë” ai u pyet se si do i përgjigjesh gojeve të liga që thonë se “Grupi për PD” janë të stimuluar nga Edi Rama për të krijuar këtë lloj përçarje në opozitë?.

Momentin që është bërë qesharak… është qesharak, është thjeshtë qesharak. Nuk fiton dot. Nëse duam të mbajmë një lider që nuk bën, është djalë i mirë për punë të tjera, ka bërë punë shumë të mira në vende të tjera, nuk kam gjë personale me të.

 Por në atë figurë, për këtë histori që krijoi në këto vite, nuk na zhgënjen asnjëherë, as dje nuk na zgjenjeu”. Shkurt, Basha nuk të zhgënjen”, u shpreh Arben Imami./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Jo vetëm Shqipërisë/ Hollanda i ‘pret krahët’ edhe Kosovës, kundër liberalizimit të vizave

Publikuar

-

Nga

Jo vetëm Shqipërisë/ Hollanda i ‘pret krahët’ edhe Kosovës, kundër liberalizimit të vizave

Holanda mbetet një ndër problemet kryesore të mos-liberalizmit të vizave për kosovarët. Ministrja e Jashtme e këtij shteti e ka cilësuar Kosovën si një vend me nivel të lartë korrupsioni e krimi të organizuar.

Parlamenti Evropian, vazhdimisht ka bërë thirrje që Kosovës sa më shpejtë t’i liberalizohen vizat, por vendimi i Këshillit të Ministrave vazhdon të jetë i pandryshueshëm.

“Deri më tani, nuk ka mbështetje të mjaftueshme për liberalizimin e vizave për Kosovën në Këshill. Siç e dini, liberalizimi i vizave është një proces teknik, i drejtuar nga standardet, në të cilin një vend duhet të përmbushë të gjitha kriteret paraprake përpara se Këshilli të vendosë t’i heqë vizat.

Gjatë diskutimit të fundit për këtë çështje në vitin 2018, Holanda arriti në përfundimin se vërtetimi i Komisionit mbi historikun e Kosovës kundër nivelit të lartë të korrupsionit dhe krimit të organizuar siç përcaktohet në raportin e Komisionit nuk ishte ende mjaft bindës”, thuhet në një përgjigje të Ministrisë së Punëve të Jashtme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Arben Imami “shuplakë” Bashës/ “Opozita nuk funksionon, PD ka nevojë për reformë të thellë”

Publikuar

-

Nga

Arben Imami "shuplakë" Bashës/ "Opozita nuk funksionon, PD ka nevojë për reformë të thellë"

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Arben Imami, ka folur për nismën e “Grupi për PD-në”, i cili kërkon dorëheqjen e Lulzim Bashës.

Imami tha se PD ka nevojë për një reformë të thellë, pasi sipas tij, në këto 4 vitet e fundit nuk krijoi asnjë moment frymëzimi dhe shprese.

Ai deklaroi në emisionin “Zonë e Lirë” se opozita nuk funksionon dhe nuk krijon asnjë rrezik për qeverinë.

PD ka nevojë për një reformë të thellë dhe serioze, rrugëve të përfaqësimit të qytetarit në pushtet lokal dhe kudo. Një vend ku nuk funksionon opozita, ku opozita nuk krijon një rrezik aktual për shumicën që qeverisë… Ka qenë një qeverisje me shumë problematika, 4 vjeçari i parë ishte vetëm hashash dhe 4 vjeçari i dytë ishte investim i atyre parave. Problemi është si reflektohet, si punohet, si krijohet një forcë të jetë më e mirë se PS, të ngrejmë një forcë që të jetë më e mirë se PS, ajo mund të votohet. PD në këto 4 vite të fundit nuk krijoi në asnjë moment fuqi frymëzimi, shprese”, theksoi Imami./ CNA.al

LEXO TE PLOTE