Connect with Us

Fushata e vaksinimit në vend/ Blogerja e huaj merr vaksinën kineze: Më në fund do të…

Aktualitet

Fushata e vaksinimit në vend/ Blogerja e huaj merr vaksinën kineze: Më në fund do të…

Publikuar

-

Fushata e vaksinimit në vend/ Blogerja e huaj merr vaksinën Kineze: Më në fund do të...

Blogerja britanike Alice Taylor, e cila prej disa vitesh jeton në Shqipëri ku ushtron edhe profesionin e saj duke promovuar turizmin, ka bërë të ditur se ka marë vaksinë antiCovid.

Përmes një fotoje, në profilin e saj në “Instagram” Alice tregon se është vaksinuar kundër Covid-19, ndërsa thekson se nuk priste që kjo të ndodhte kaq shpejt. E pyetur se cilën vaksinë ka injektuar ajo tregon se ka marrë vaksinën kineze “Sinovac” dhe se tani më në fund pas 18 muajsh mund të takojë nënën e saj.

Mes komenteve, bie në sy njëri prej tyre ku shkruan se duhet të falenderojë kryeministrin Rama dhe gazetarja i përgjigjet se “Po, kjo është diçka për të cilën i jam falënderuese atij”.

Kujtojmë se prej dy javësh ka nisur vaksinimi masiv me vaksinën kineze”Sinovac” dhe ndërsa ka shumë skeptikë ngurrojnë të vaksinohen, numri i atyre që janë vaksinuar kundër Covid-19 është më i lartë.

LEXO EDHE:  “Qeveria e zhgënjyer nga mos arritja e glorifikimit”/ Mjeku Xhepa bën reagimin e fortë: Lëreni të qetë këtë popull

Njëra prej tyre është gazetarja britanike Alice Taylor. Para dy vitesh emri i saj u bë kryetemë e medieve shqiptare, pas publikimit të një statusi në rrjetet sociale prej saj, ku shkruante se qeveria i kishte mohuar lejen e qëndrimit në vendin tonë. Ajo akuzonte asokohe se vendimi ishte i qëllimshëm, për shkak të qëndrimeve kritike të saj ndaj qeverisë. Teksa emri i saj është lakuar për qëndrim opozitar ndaj qeverisë në pushtet, ditën e djeshme Alice ka bërë të ditur një lajm të rëndësishëm./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

Euro në tregun vendas arrin nivelin më të ulët që përpara pandemisë

Publikuar

-

Nga

Euro ishte monedha më e lirë për të marrë kredi edhe në 2020

Euro ka shënuar një tjetër rënie në tregun vendas, ndonëse me ritme më të ngadalësuara në raport me ditën e mëparshme.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye me 122.91 lekë, me rënie prej 0.01 lekë në raport me ditën e mëparshme. Ky është niveli më i ulët i monedhës së përbashkët që përpara fillimit të pandemisë së Covid-19, në fillim të muajit mars 2020.

Me fillimin e kufizimeve në mes të marsit, euro kërceu vetëm për pak ditë mbi 130 lekë, si rrjedhojë e problemeve që shkaktoi karantina dhe bllokimi i fluturimeve në furnizimin e bankave me valutë. Më pas kursi u stabilizua duke u luhatur përgjatë gjithë vitit të kaluar midis 123-124 lekë. Euro nuk kishte sjelljen tradicionale gjatë periudhës së verës, kur tradicionalisht monedha e përbashkët humb pikë për shkak të ofertës nga emigrantët dhe turistët, pasi për shkak të turizmit të vakët, prurjet ishin në nivele më të ulëta. Vetëm në dhjetor 2020, euro ra për pak ditët nën 123 lekë.

Nënçmimi i monedhës së përbashkët gjatë javëve të fundit, sipas aktorëve të tregun valutore lidhet me faktorë të brendshëm, pasi në bursa euro ka qenë e fortë duke u luhatur ndaj dollarit në nivelet më të larta që nga janari i këtij viti.

LEXO EDHE:  Boris Johnson shtrohet në spital/ Reagon Meta: Po e ndjek me shqetësim…

LEXO EDHE:  Covid-19/ Kosova regjistron 12 viktima dhe 494 të infektuar

Në tregun e brendshëm oferta e euros vijon të jetë e lartë, ndonëse sezoni turistik ende nuk ka filluar mire dhe përqendrimi i turistëve është vetëm në fundjavë, kryesisht nga Kosova. Në kahun tjetër, kërkesa për monedhën e përbashkët është e ulët dhe sipas aktorëve të tregut euro pothuajse nuk po tërhiqet, çka po bën që ajo të jetë e dobët në tregun vendas, ndonëse në bursa gjatë ditës së sotme ishte në rritje.

Në bursat ndërkombëtare, një euro u këmbye sot me 1.216 dollarë, me rritje 0.29% në raport me ditën e mëparshme. Euro u rrit sërish ndaj dollarit, pasi të dhënat në SHBA treguan për një ecuri të dobët të tregjeve të punës./Monitor

LEXO TE PLOTE

Sociale

Mesdita sjell zhvillim të vranësirave/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

Publikuar

-

Nga

Kapriçot e motit/ Si pritet të jenë temperaturat për javën e ardhshme

Vendi ynë do të mbetet në ndikimin e kthjellimeve, ndërkohë që mesdita do të sjellë zhvillim të vranësirave.

Sipas MeteoAlb paraditja mbetet ne ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas herëshme. Por mesdita sjellë zhvillim të vranësirave duke rrezikuar shira aftashkurtër në vendin tonë, duke lënë jugperëndimin e vendit me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Mbrëmja kthjellon sërish motin në vend.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes por rënje sjellë mesdita, duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 11°C deri në 26°C.

LEXO EDHE:  Studimi i fundit/ Zbulohet pas sa ditësh jep efekt dhe sa zgjat mbrojtja e vaksinës anti Covid

LEXO EDHE:  Covid-19/ Kosova regjistron 12 viktima dhe 494 të infektuar

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor-Jugperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim deri 4 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Horoskopi i ditës, 12 maj 2021

Publikuar

-

Nga

Horoskopi i ditës, 7 shkurt 2021

Dashi

Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill

Faza e Hënës ndikon tek ju dhe duket se po humbni kontrollin mbi veten. Por jini të sigurt: përpiquni të pranoni situatën dhe të prisni muret për të qenë në gjendje të filloni një rrugë të re. Fuqia!

Demi

Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj

Ju jeni shumë më i përqendruar tani dhe e dini se çfarë doni të bëni. Por mos u shqetëso nëse dita nuk shkon siç dëshiron, sepse bilanci do të kthehet sërish. Rri i qetë!

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor

Të dashur Binjakë, jeni të ndarë dhe nuk dini në cilën rrugë të shkoni. Të heqësh dorë duket si vendimi më i mirë, je lodhur duke luftuar dhe reaguar dhe po pret një mundësi të re. Ka nga ata që do të të detyrojnë të përkulesh, të heshtësh, prandaj ki durim!

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik

Lajm i mirë sepse të mërkurën jeni shumë krijues dhe do të jeni në gjendje ta transformoni këtë ditë. Por kujdes sepse mund të marrësh porosi nga shefi yt ose madje mund t’i përkushtohesh diçkaje që të intereson pak!

Luani

Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht

Mund të keni disa probleme me ata që nuk udhëtojnë në të njëjtën gjatësi mendimi, por fundi i ditës mund të jetë shumë i këndshëm. Mos kini frikë dhe mos kini frikë nga reagimet e forta. Përkundrazi. Mundohuni të pranoni veten ashtu siç jeni, të mësoni nga përvojat!

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator

Ju jeni shumë më empatik dhe më të ndjeshëm në vendin e punës dhe jeni në gjendje të jeni në një grup. Mundohuni të jeni gjithmonë ambicioz, por mos e bëni atë një fiksim. Kushtojini vëmendje këshillave që ju janë dhënë nga kolegët tuaj dhe gjithnjë tregohuni kritik ndaj vetes!

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor

Mundoheni të jeni gjithmonë pozitivë dhe jeni duke kërkuar të vërtetën. Por përpiquni të merrni parasysh të gjitha mundësitë që keni përpara se të bëni një zgjedhje.

LEXO EDHE:  “Shpërthen” Covid në shkollë/ Infektohen 7 nxënës të një gjimnazi

LEXO EDHE:  “Shpërthen” Covid në shkollë/ Infektohen 7 nxënës të një gjimnazi

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor

Ju jeni të shqetësuar dhe jeni duke kërkuar personin që ka ardhur për të lëshuar avull dhe për t’ju lënë të shkoni. Ju jeni të lodhur sepse askush nuk duket se po ju kushton vëmendje, ndiheni të refuzuar, por nuk është koha të ndiej keqardhje për veten tuaj. Qëndroni të qetë sepse së shpejti do të vijnë ata që do të jenë në gjendje t’ju ndihmojnë dhe t’ju ngushëllojnë!

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor

Ju jeni pak në mëshirën e erës dhe emocionet tuaja lëkunden nga njëra anë në tjetrën. Çfarë do të ndodhë? A bëhet e rëndësishme një ide?

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar

Jeni optimist, por kjo nuk do të zgjasë përgjithmonë. Ka nga ata që nuk janë në gjendje të kuptojnë se çfarë doni të bëni, por duhet të mendoni të ndiqni veten dhe të lini mënjanë rregullat e lojës. Gjithçka do të shkojë në mënyrën e duhur!

Ujori

Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt

Ju gjithmonë keni dhënë maksimumin tuaj për të zgjidhur gjithçka dhe tani jeni të lodhur, por në realitet jeni gjithashtu të aftë të studioni në detaje një plan dhe të mendoni për të ardhmen!

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars

Ju nuk keni nevojë të vishni asnjë maskë – të tjerët ju shohin saktësisht siç jeni. Nëse jeni të lodhur dhe e tregoni, askush nuk do t’ju bëjë të punoni më shumë, por shikoni se si lëvizni!

LEXO TE PLOTE