LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ernest Heminguei: Jeta mes letërsisë, peshkimit dhe shërbimeve si agjent sekret

9 Prill 2021, 07:04, Blog CNA
Ernest Heminguei: Jeta mes letërsisë, peshkimit dhe shërbimeve si

Ernest Heminguei:Jeta mes letërsisë, peshkimit dhe shërbimeve si agjent sekret

Ernest Heminguei ishte një shkrimtar fitues i çmimeve Nobel në letërsi dhe Pulitzer në gazetari. Ai shkroi me stilin e tij unik, dhe la pas një vepër që i ka rezistuar kohës. Gjithsesi, disa aspekte të jetës së tij nuk kanë marrë kaq shumë vëmendje.

Ai dhe motra e tij e madhe u rritën si binjakë

Kur Heminguei ishte një fëmijë i vogël, nëna e tij vendosi t?i rriste si binjakë atë dhe motrën e tij Marselinën, 18 muaj më të madhe. Që dy kaluan nga të jetuarit si 2 djem binjakë në 2 vajza binjake, por pasqyronin gjithmonë njëri-tjetrin.
Ata visheshin me rroba të ngjashme, kishin të njëjtën prerje flokësh, dhe luanin me kukulla identike. Ky trajtim vazhdoi për vite me radhë. Madje Marselina u mbajt në kopshtin e fëmijëve, në mënyrë që ajo dhe Heminguei të mund të ishin në të njëjtën klasë. Ky binjakëzim i detyruar nuk nxiti një lidhje të fortë. Kur po rritej, Ernesti filloi ta urrente motrën e tij.

Ai ishte agjent i shërbimeve sekrete sovjetike dhe amerikane

Dosjet e KGB-së zbulojnë se në fundin e viteve 1940, agjencia sovjetike e inteligjencës NKVD ? paraardhësja e KGB -e rekrutoi si agjenti shkrimtarin amerikan. Ai mund të ketë pranuar të punojë me ta për shkak të bindjeve të tij antifashiste. Shkrimtarit iu vendos emri i koduar ?Argo?, dhe u takua me një agjent sovjetik në Nju Jork.

Por dosjet e KGB, theksojnë se përkundër ?gatishmërisë dhe dëshirës së tij për të na ndihmuar?, Heminguei nuk u kaloi informacione të dobishme. Në fund të viteve 1940, ai nuk ishte më në kontakt me inteligjencën sovjetike. Gjithashtu ai organizoi një rrjet informatorësh në Kubë në fillimin e viteve 1940.
Këta individë, shumë prej të cilëve ishin refugjatë të mërguar nga Spanja për shkak të diktaturës që u vendos atje, supozohej të mblidhnin informacione më vlerë nga filo-nazistët në Kubë, që Heminguei t?ia kalonte më pas ambasadorit amerikan. Por ashtu si me sovjetikët, shkrimtari nuk u dha informacione shumë të dobishme.

Ai kishte një plan të çuditshëm për të luftuar kundër nëndetësevegjermane

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, nëndetëset gjermane sulmonin shpesh anijet amerikane në Karaibe. Nga shtëpia e tij në Kubë, Heminguei hartoi një plan për të sabotuar këto nëndetëse përmes anijes së tij personale të peshkimit, ?Pilar?.

Ai mendonte që kur ?Pilar? të ndeshte ndonjë nëndetëse gjermane, ekuipazhi i anijes së tij mund të përdorte aftësitë e veta për të hedhur granata në pikat më delikate të saj. Ndërkohë, anëtarët e tjerë të ekuipazhit do ta mitralonin. Plani i Hemingueit, i quajtur ?Operacioni Pa Mik?, mori mbështetjen e Zyrës së Inteligjencës Detare, që e pajisi ?Pilar? me municione dhe pajisje të komunikimit me radio.
Gjithsesi asnjë sasi municioni nuk mund ta bënte anijen e peshkimit të Hemingueit një kundërshtare të barabartë me një nëndetëse gjermane. Fatmirësisht shkrimtari dhe ekuipazhi i tij nuk u ndeshëm kurrë me një nëndetëse gjermane, dhe plani i tij unik nuk u vu në provë.

Pjesa më e madhe e veprës së tij të hershme humbi në një stacion treni
Me kërkesë të Hemingueit në vitin 1922 gruaja e tij e parë, Hadli Riçardson, mblodhi thuajse të gjitha shkrimet e burrit të saj – përfshirë kopjet ?që t?ia çonte një redaktori. Ajo e çoi valixhen me dorëshkrime në një stacion treni në Paris, ku ajo zhduk. Heminguei humbi një roman, poezi dhe disa tregime të lëna përgjysmë. Ato materiale nuk u gjetën më kurrë.

Udhëhoqi një operacion për të ?çliruar? hotelin Ritz në Paris

Në verën e vitit 1944, Heminguei ndodhej në Francë si korrespodent lufte, duke mbuluar
ditët e fundit të Luftës së Dytë Botërore. Ai e dinte se forcat pushtuese gjermane e kishin shndërruar Hotelin Ritz të Parisit në selinë e tyre qendrore. Kjo nuk i pëlqente aspak shkrimtarit, që kishte një pasion të veçantë për hotelin elitar që kur jetonte në Paris në vitet 1920.
Më 25 gusht 1944, ditën kur gjermanët u dorëzuan në Paris, Heminguei drejtoi një grup luftëtarësh dhe u nis për të ?çliruar? hotelin nga forcat pushtuese. Pas mbërritjes, ata mësuan se gjermanët ishin larguar tashmë. Atë natë bashkë me shokët piu mbi 50 shishe Martini në barin e hotelit.

U mbajt nën mbikëqyrje nga FBI

Vitet e fundit të jetës, Heminguei u bë shumë paranojak se mos përgjohej nga FBI.
Ai i tha një miku se agjentët po përgjonin postën dhe po kontrollonin llogaritë e tij bankare. Këto pretendim u panë si një shenjë e rënies mendore të Hemingueit. Në fakt përgjimi rezultoi të ishte i vërtetë.
Dosja e FBI-së mbi Heminguein u bë publike pas vdekjes së tij. Ajo tregon se FBI e kishte mbajtur nën vëzhgim shkrimtarin që nga vitet 1940 kur ai jetonte në Kubë dhe deri në fundin e jetës. Një nga miqtë e tij, beson se vetëdija se po përgjohej FBI-së mund të ketë kontribuar në vetëvrasjen e shkrimtarit në vitin 1961.

Ai pësoi dëmtime të shumta në kokë

Jeta e Heminguei ishte e mbushur me shumë trauma. Gjatë kohës që ishte në Itali gjatë Luftës së Parë Botërore, një shpërthim e lapa ndjenja duke i shkaktuar një goditje të fortë në kokë. Ai merrej shpesh me boks. Ndërkohë pësoi një gofit të fortë në kokë në një aksident rrugor në Londër në majin e vitit 1944.
Por në vend se të pushonte për pak kohë, shkoi në Francë si korrespondent i luftës, dhe në gusht 1944 pësoi një tjetër lëndim në kokë në një aksident me motor. Pas luftës, u rrëzua në kuvertën e anijes së tij, duke çarë kokën.
Në vitin 1954, ndodhej në bordin e një avioni që mori flakë më mesin e një piste në Afrikë. Ai goditi sërish kokën gjatë përpjekjes për t?iu shmangur djegies. Ka gjasa që dëmtimet e mësipërme t?i kenë shkaktuar Hemingueit encefalopati traumatike kronike (CTE). Megjithëse ai kishte probleme të tjera të shëndetit mendor, CTE mund të kishte kontribuar në rënien e shëndetit të tij mendor në fund të jetës së tij./Përshtatur nga CNA.al

Burimi: https://www.biography.com/news/ernest-hemingway-facts

Lajmet e fundit nga