LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Duka u përgjigjet akuzave të Ramës/ “Po e toleroj këtë herë sepse...”

9 Prill 2021, 15:34, Politikë CNA
Duka u përgjigjet akuzave të Ramës/ “Po e toleroj

Partitë politike gjatë takimit me elektoratin kanë nisur edhe shpalosjen e programeve të tyre, fushat ku do të fokusohen nëse do të vijnë në pushtet.

Por për Agron Dukën, Partia Agrare Ambientaliste ka një profil dhe fokus të qartë të fokusimit, bujqësinë.

Në një intervistë për CNA.al, Duka u shpreh se përveç këtyre, PAA e ka përqëndruar vëmendjen e saj tek lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, funksionimi i sistemit të drejtësisë dhe integrimi i vendit në BE.

?Ne jemi parti me profil dhe fokus të qartë. Mjedisi, bujqësia janë dy targete strukturore mbi të cilat ndërtohen industri të mëdha. Blegtoria e pemëtaria, agroturizmi, industria e përpunimit, ekonomia e gjelbër, një prioritet europian dhe global, janë projeksione profesionale që PAA ka ekspertizën dhe qasjen e duhur bashkëkohore, për ti ofruar si vlerë e shtuar në qeverisjen e re të koalicionit opozitar.

Ne nuk vijmë në qeveri për tu zënë me njëri-tjetrin por për të ndihmuar shqiptarët. Por ka di?ka që ne nuk e negociojmë me askënd. Lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe funksionimin e drejtësisë, ndarjen e pushteteve. Kjo na bën europianë, kjo në integron në atë familje të madhe ku jemi nisur prej 30 vitesh?, tha Duka.

Kreu i PAA u është përgjigjur edhe akuzave që kryeministri ka drejtuar ndaj tij.

Duka tha se Ramën e ka kapur paniku i humbjes dhe se ka vendosur ta ironizojë në heshtje, për shkak se në 25 prill do humbasë.

?Është një lloj mbrojtje nga paniku, nga frika elektorale që ka ndaj meje si individ dhe nga ajo që PAA përfaqëson si votues. Nëse do i përgjigjesha me gjuhën e programit të partisë, mund të ndalesha në sektorë perimesh e zarzavatesh, për t?i qëndruar ndonjë krahasim që do e vishte sjelljen e tij. Por meqë është në hall se do të humbasë zgjedhjet, po e tolerojmë se do ketë punë me të vetët shumë më tepër nga sa ka bërë hesap?, tha Duka për CNA.al.

Kreu i PAA kishte edhe një mesazh për qytetarët, duke u bërë thirrje të votojnë opozitën dhe partinë e tij për të ndjerë ndryshimin që ata duan.

?Mesazhin po na e japin qytetarët në ?do orë dhe ?do ditë. Votoni PAA, votoni opozitën, duke bërë që me vullnetin e përbashkët, të ndryshojmë jetët tona dhe të familjeve tona, tju ngjajnë atyre europiane. Bëjmë ndryshimin tonë, ndryshojmë Shqipërinë?, tha Duka./CNA.al

Lajmet e fundit nga