LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bllokimi i Aeroportit të Rinasit/ Veliaj nuk përmbahet

9 Prill 2021, 09:54, Politikë CNA
Bllokimi i Aeroportit të Rinasit/ Veliaj nuk përmbahet

Erion Veliaj, kryetari i Bashkisë Tiranë në vijim të fushatës elektorale në njësinë numër 9 në Tiranë ka bërë një takim me banorë. Veliaj është shoqëruar edhe  nga Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu njëkohësisht edhe kandidate për deputete.

Veliaj ka komentuar në lidhje me bllokimin e aeroportit të Rinasit, ku u shpreh se  për shqiptarët po bëhet edhe më e qartë se kush janë njerëzit e punës dhe cilët janë njerëzit e bllokimit.

?E gjithë ajo historia e shëmtuar e bllokimit të aeroportit të Rinasit nga njerëz që rrogën fillestare para pandemisë e kishin 4.8 milion dhe me 40% të punës merrnin një pagë të reduktuar 2.5 milion, një gjë jo normale, por sidomos kur afekton dhe një situatë emergjence sic është sjellja e vaksinës është një trishtim i madh.

Ndaj unë besoj që në finale këtu nuk është puna e majtë apo e djathtë, por kush janë njerëzit e punës dhe kush janë njerëzit e bllokimit; cilët janë njerëzit që duan t?i çojnë gjërat përpara dhe punojnë me mish e me shpirt për vaksinën, rindërtimin, reformën në drejtësi e për shkollat e reja dhe kush janë ata ?përça e sundo?, thika pas shpine, apo intrigën e radhës.

Mbi të gjitha kjo është një betejë midis qytetarisë edhe vulgaritetit, kush respekton rregullat dhe thotë jeta para votave, jo vota para jetës,? u shpreh Veliaj./CNA.al

Lajmet e fundit nga