LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bllokimi dy ditor i fluturimeve/ Sot rikthehet normaliteti në Aeroportin e Rinasit!

9 Prill 2021, 06:13, Aktualitet CNA
Bllokimi dy ditor i fluturimeve/ Sot rikthehet normaliteti në Aeroportin e

Në orën 9:00 të mëngjesitë të sotëm do të kthehet normaliteti në aeroportin e Rinasit, pas ngërçit që u krijua pasi kontrollorët e trafikur ajror lanë punën.

Lajmin e rikthimit në normalitet e ka dhënë orët e para të mëngjesit të sotëm ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila bën me dije kështu rinisjen edhe të fluturimeve komerciale.

“Duke filluar nga ora 09:00 e ditës së sotme, operimet në aeroportin e Rinasit dhe në hapësirën ajrore shqiptare kthehen në normalitet”, ka shkruar Balluku.

Rikthimi i normalitet në Rinas vjen pasi në Rinas kanë ardhur kontrollorë nga Turqia dhe Greqia, ndërkohë që një pjesë e kontrollorëve që lanë punën janë rikthyer në punë./CNA.al

Lajmet e fundit nga