Connect with Us

Banorët e Postribës ankohen për qeverinë/ Bushati: Të largojmë Ramën që të shpëtojmë

Politikë

Banorët e Postribës ankohen për qeverinë/ Bushati: Të largojmë Ramën që të shpëtojmë

Publikuar

-

Banorët e Postribës ankohen për qeverinë/ Bushati: Të largojmë Ramën që të shpëtojmë

Drejtuesi politik i qarkut Shkodër, Helidon Bushati zhvilloi një takim me qytetarët e njësisë administrative të Postribës, të cilët po përballen me vështërsi të mëdha ekonomike.

Qytetarët u shprehën se papunësia, varfëria dhe emigrimi janë problemet kryesore që njësia administrative Postribë  po përballet prej 8 vitesh qeverisje të Edi Ramës.

Ata thanë se qeveria i ka lënë në mëshirë të fatit, duke bërë të humbasin shpresën të jetojnë në këtë vend.

Ndërkohë, Bushati i premtoi se kjo situatë do të ndryshojë me 25 prill duke i thënë qytetarëve të Postribës se Partia Demokratike ka një plan të detajuar për mbështetjen ekonomisë familjare , për frenimin e emigrimit të të rinjve si dhe për mbështetjen ndaj biznesit.

Bisedë nga takimi me një qytetar:

Bushati: Si kanë shkuar punët?

Qytetari: Ti po e sheh vetë, më zi s’ ka si shkojnë. Çfarë me bërë?

Bushati: A konsumojnë njerëzit? Ka rënë klientela?

Qytetari: Ka rënë komplet, s’ka fuqi blerëse. Asnjë njeri në klub. Jemi bërë me ikur edhe ne prej këtu. 20 vite kam jetuar në Greqi ….

Bushati: Me mbrojtur biznesin tënd është më mirë me hequr Edi Ramën, sesa me u larguar vetë ti dhe të tjerët.

LEXO EDHE:  Humbja e Bashkim Finos/ Topalli: Ishte shumë njerëzor, gëzonte simpatinë e gjithë kolegëve

Qytetari: Nuk të lënë as taksat, me drita. Ke kasën e të gjitha dhe s’je i zoti… të thotë pse s’bën kasë për kafe, ku me i bërë, me çfarë. Fiken dritat. Telat kanë 70 vjet, s’ke tela, s’punon kush more zotëri, veç marrin rrogat. A i sheh telat, 70 vjet teli. Çfarë me punuar ne? 20 vite kam punu jashtë , kemi bërë këto shpenzime këtu , jemi bërë për t’i shitur e me ikur prej këtu.

Bushati: Jo me i shitur e me ikur, zgjidhja është që me 25 prill të çojmë Edi Ramën në shtëpi dhe me ndryshuar situatën, për të ardhur një qeveri që mendon për ty, për familjen shqiptare, për të rinjtë shqiptarë, për biznesin shqiptar. A e ke parë paketën ekonomike të Partisë Demokratike?

Qytetari: Jemi duke i ndjekur…

Bushati: 0.5 % të gjithë xhiros ka për t’i paguar biznesi, asgjë më tepër. Ulje të çmimit të dritave, ulje të çmimit të karburanteve, ulje të sigurimeve shoqërore./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Kërkesa e PD për rivotim/ Kume: Janë zero shanset që KAS t’i japë të drejtë

Publikuar

-

Nga

Kërkesa e PD për rivotim/ Kume: Janë zero shanset që KAS t’i japë të drejtë

Ish-kreu i KQZ-së, Kristaq Kume ka komentuar mbi kërkesën e Partisë Demokratike për rivotim në 9 qarqet e vendit dhe shton se shanset që KAS ti japë të drejtë janë zero. Më tej, ai u shpreh se vota e pavlefshme nuk është shkelje ligjore.

Në një intervistë për Open, Kume theksoi se duhet ti referohet kodit zgjedhor për të shpallur pavlefshmërinë e zgjedhjeve.

LEXO EDHE:  Rama e vlerësoi si një nga më të bukurat/ Kjo është poezia e Andi Bejtjes

LEXO EDHE:  Negociatat/ Vasili akuza të forta Ramës: I shërben shpopullimit dhe shpërbërjes së Shqipërisë

“KAS as ka për t’ju referuar fare kësaj, se që të përsëriten zgjedhjet duhet shkelje ligjore, vota e pavlefshme nuk është shkelje ligjore, por le ta supozojmë se është, çfarë ka efekti ka.

Duhet t’i referohemi asaj çfarë parashikon kodi zgjedhor për pavlefshmëri, por duhet të kemi kemi shkelje ligjore”, u shpreh ai./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pse PD nuk kërkoi rivotim në Dibër?/ Alibeaj shpjegon arsyet

Publikuar

-

Nga

Pse PD nuk kërkoi rivotim në Dibër/ Aliebeaj shpjegon arsyet

Ish deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka sqaruar se përse Partia Demokratike nuk ka kërkuar rivotim në qarkun e Dibrës. Ai u shpreh se  do të duheshin 15 mijë vota për të marrë  një mandat tjetër në atë qark dhe nuk janë aq vota të pavlefshme.

Në një intervistë për Open, Alibeaj shtoi se  në Fier edhe pse numri i votave të pavlefshme ishte më i vogël, atje do të duheshin më pak vota për një mandat dhe prandaj është pjesë e listët së qarqeve që PD ka kërkuar rivotim.

“Po marr Fierin është deklaruar këto shifra, 9 6 dhe 1. të pavlefshme 9 mijë e 300 vota për shkak të faktit se kas e bëri me shifra askush. a nuk kam të drejtë që kjo shkelje e madhe lidhore që iu është mohuar e drejta e votës, ata janë ngritur ditën e dielë shkuan për të votuar dhe për shkak të trukut të KAS për të vendosur. Në bazë të formulës masa dhe ndikimi, nga mandati i tretë tek i katërti do më duheshin 15 mijë vota dhe nuk janë aq të pavlefshme”, u shpreh ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk shoh rrezik”/ Rama: Jemi mëse gati për të hyrë në rrugën e negociatave

Publikuar

-

Nga

"Nuk shoh rrezik"/ Rama: Jemi më se gati për të hyrë në rrugën e negociatave

Kryeministri Edi Rama ka folur për vendet skeptike që nuk po i japin Shqipërisë dritën jeshile për anëtarësimin në BE.

Rama tha se nuk sheh ndonjë rrezik të menjëhershëm për integrimin, pasi theksoi se shqiptarët janë shumë fanatikë për perëndimin dhe për Bashkimin Evropian

Duke mos qenë plotësisht i integruar në Bashkimin Evropian, Ballkani Perëndimor mbetet një zonë gri që ofron tërheqje dhe shanse për aktorët e tjerë, për aktorët e tretë që nuk kanë të njëjtin qëndrim dashamirës dhe të njëjtat vlera dhe parime që Bashkimi Evropian ofron. Dhe për Shqipërinë, nuk shoh ndonjë rrezik të menjëhershëm sepse shqiptarët janë shumë fanatikë për perëndimin dhe për Bashkimin Evropian, vendet e tjera pak a shumë kanë shumë më shumë për t’u marrë me këto ndikime nga aktorë të tjerë”, u shpreh ai për Euronews Albania.

Teksa u pyet nëse vendi jonë ka bërë përparim lidhur me kushtet për integrimin, kreu i qeverisë deklaroi Shqipëria është gati për të hyrë në rrugën e plotë të negociatave.

LEXO EDHE:  Negociatat/ Vasili akuza të forta Ramës: I shërben shpopullimit dhe shpërbërjes së Shqipërisë

LEXO EDHE:  “Ka nisur tatëpjeta për shkaktarët e krizës”/ Patozi zbulon pse e firmosi Basha marrëveshjen

Ka një ndryshim të madh midis anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe hyrjes në rrugën e plotë të negociatave, sepse siç jemi sot nuk jemi gati të jemi anëtarë, pa dyshim. Por sikurse jemi sot, ne jemi mëse gati për të hyrë në rrugën e plotë të negociatave dhe është këtu ku qëndrojnë pikat kontradiktore dhe ku Evropa po tregohet dritëshkurtër dhe disi edhe hipokrite, sepse Shqipëria meriton të hyjë në rrugën e plotë të negociatave.

Unë mendoj se njerëzit në Shqipëri e kanë ndjesi të qartë se puna nuk ka mbaruar. Mandati i tretë është një mandat i qartë për të përfunduar punën. Nuk është shpërblimi për një punë që tashmë ishte përfunduar”, nënvizoi kryeministri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE