BundesLiga
Zbulohet arsyeja pse arbitri i kërkoi autograf Halandit

Në ndeshjen Mançesteri Siti-Borusia Dortmund e vlefshme për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, në tunelin e dhomave të zhveshjes ndodhi një episod i çuditshëm, ku asistenti i gjyqtarit kryesor, rumuni Oktavian Sovre u pa teksa i kërkonte sulmuesit Erling Haland një autograf.
Videoja bëri bujë në rrjete sociale, ku shumë prej njerëzve nuk e kuptonte pse gjyqtari e bëri një veprim të tillë, por sipas anglezes “Daily Mirror”, pas këtij xhesti qëndron një e vërtetë e dhimbshme.
Gjyqtari Sovre është pjesë e shoqatës së fëmijëve me autizëm në Rumani, dhe qëllimi i tyre është të mbledhin fonde në mënyrë që të ndihmojnë në kurimin e të sëmurëve, dhe veprimi i Sovre ka ardhur pikërisht për këtë qëllim.
Një veprim prekës ky nga ana e rumunit, që ka surprizuar shumë njerëz të cilët e kanë mbështetur në rrjetet sociale.