LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

VIDEO/ “Interi fiton, por nuk luan bukur”, Conte hesht kritikët me një video

8 Prill 2021, 17:43, Sport CNA
VIDEO/ “Interi fiton, por nuk luan bukur”, Conte hesht kritikët

Interi fitoi 2-1 ndaj Sassuolos mbrëmjen e kaluar. Triumfi i dhjetë radhazi në Serie A për ekipin e Antonio Contes. Vendi i parë në kampionatin italian dhe 11 pikë mbi Milanin e vendit të dytë. Deri në fund kanë mbetur edhe 9 javë, dhe zikaltrit janë shumë afër rikthimit te titulli kampion pas plot 11 viteve.

Forcë fizike dhe cinizëm, Conte ka krijuar një ?makineri? të frikshme. Ekipi po fiton, por kritikat për lojën nuk kanë munguar. ?Interi fiton, por nuk zhvillon një futboll të bukur?, është fjalia që përmbledh zërat e të pakënaqurve sa i përket stilit të lojës.

Trajneri i Interit, krejtësisht kundër kësaj ideje, ka reaguar menjëherë me anë të një postimi të bërë në faqen e tij në ?Instagram?. Ironinë nuk e kurseu në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, aty ku foli rreth atyre që kritikojnë lojën e Interit. ?Duan lojë të bukur? Atëherë të shkojnë tek estetisti?, u shpreh 51-vjeçari leçez.

Conte ka postuar videon e golit të parë të fitores ndaj Sassuolos. 9 kombinime mes lojtarëve të Interit, asist i Ashley Young dhe finalizim me kokë i Romelu Lukakut. ?4-2-4?, shkruan Conte duke iu referuar skemës së përdorur te goli i avantazhit në fitoren e fundit në kampionat, një aksion model.

Lajmet e fundit nga