Connect with Us

Veliaj zbulon për herë të parë ambicien e radhës/ Do të garoj për…

Politikë

Veliaj zbulon për herë të parë ambicien e radhës/ Do të garoj për…

Publikuar

-

Veliaj zbulon për herë të parë ambicien e radhës/ Do të garoj për...

Drejtuesi politik i qarkut  të Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se  hartimi i listave është bërë nga drejtuesit politikë në qarqe në 99% të rasteve.

Në një intervistë për “Opinion”, Veliaj tha ndër të tjera se disa emra të njohur të partisë janë vendosur në fund të listës për faktin se kanë një konfirmim të emrit të tyre, përtej logos së partisë.

Gjithashtu Veliaj zbuloi se do të garojë për një mandatë të tretë për drejtimin e bashkisë së kryeqytetit.

Veliaj tha se Shqipërisë i duhet një lider i fortë si Edi Rama, ndërsa mohoi se në të ardhmen mund të jetë zëvendësuesi i tij në drejtimin e Partisë Socialiste.

“Unë jam një avokat i faktit që Shqipërisë i duhet një lider si Edi Rama. Unë pas dy vitesh, dhëntë zoti të kemi bekimin e këtij qyteti, do të garoj për mandatin e tretë si kryetar Bashkie i Tiranës”- tha Veliaj

Pjesa nga biseda:

Fevziu: Është e vërtëtë që lista e Tiranës është hartuar nga ju?

Veliaj: Në 99 përqind po.

Fevziu:  Ua la Rama?

Veliaj: Rama ju tha drejtuesve në të gjithë qarqet që secili të bëjë skuadrën e vet.

Fevziu: Pra Lule Bozon dhe Najada Çomon i keni gjetur ju apo Rama?

LEXO EDHE:  Vdiq Fidel Castro por rron Edi Rama

Veliaj: Të dy bashkë.

Fevziu: Majkon ju e çuat të 19-tin?

Veliaj: Secili që ka qenë drejtues, përfshi edhe vetë Ramën, Ruçin, Ballën, Niko Peleshin, Gjinkurin janë në kufij të listës. Njeriu më i njohur, kryeministër 2 herë, disa herë ministër tamam me titullin senator, është Pandeli Majko.

Është gëzim për mua që Pandi jo vetëm e kapi strategjinë, por është edhe nga ata që po ecën më shpejt që ne të sigurojmë jo vetëm 19 mandate, por ndoshta të bëjmë një surprizë.

Fevziu: Po Xhafa dhe Kodheli?

Veliaj: Xhafa dhe Kodheli janë të të dytët që ndoshta s’kanë qenë kryeministra, por hyjnë në rangun e nderimit në radhët e socialistëve.

Fevziu: Për t’i nderuar i çuat atje?

Veliaj: Si njerëz  që kanë një logo të emrit të tyre përtej dhe logos së PS. Kur bëhet një fushatë korrjesh ka autokombajnë që është logoja jonë me grushtin, ka dhe drapër që është emri i secilit.

Është një mënyrë për t’ju dhënë të gjitha kontributet dhe respektin, t’i bashkojnë me atë të PS./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Shit-blerja e votave, LSI hidhet në sulm/ Denoncon “krime zgjedhore”

Publikuar

-

Nga

Reagon pas shoqërimit në komisariat kandidatja e LSI/ PS ka vendosur kamera në zyrën për të kërcënuar njerëzit!

Lëvizja Socialiste për Integrim, nëpërmjet kandidatit për deputet në Korçë, Endrit Braimllari, ka dalë në media duke denoncuar, “krime zgjedhore”.

LSI, e cila e ka ekskluzivitet vjedhjen e votave, gjë që u vërtetua dhe me rastin e fundit të evidentuar nga policia, po denoncon krime zgjedhore.

Braimllari ka folur me emra, duke denoncuar disa drejtorë në Korçë, të cilët i etiketon si “banda e Niko Peleshit”.

Ndërkohë, një zyrtar i afërt pranë Presidentit Ilit Meta, po përdor paratë e kompanisë së bashkëshortes së tij të denoncuar më herët nga kreu i PD Lulzim Basha,po blejnë jo vetëm vota por edhe makina për “të fortët”.

Ndërkaq Endrit Braimllari, del me denoncime dhe etiketime.

Sipas tij, Niko Peleshi, ka urdhëruar hajdutët e tij të institucioneve publike të shkojnë shtëpi më shtëpi me para, duke ofruar leje legalizimi, kontrata pune fiktive, ndihmë sociale selektive dhe partiake dhe mbështetjen e institucioneve në kundërshtim me ligjin.

“Kam një mesazh shumë të qartë për hajdutët e Niko Peleshit, do me kenë ballë për ballë me 25 prill por dhe pas 25 prillit për të bërë transparencë në opinion publik por dhe për të vënë drejtësi në vend.

LEXO EDHE:  Qytetarja lë me gisht në gojë Veliajn: Halim Kosova më futi në punë, qeveria jote me hoqi

LEXO EDHE:  Në 12:00 Erion Veliaj shpall fitoren si kryebashkiak i Tiranës

Petrika TollkuçI, drejtori i FSDKSH, peshkaqeni i farmacistëve në Korçë, që shfrytëzon restorantin e tij ‘Rosica’ për pastrim parash dhe për blerje votash. Ilir Bajlozi, Drejtor i Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

Po shfrytëzon pozicionin e tij publik në funksion të Niko Peleshit. Nuk munden, të rinjtë dhe të rejat korçare të punojnë për larë paratë dhe borxhet e kumarit të Ilir Bajlozit. Artur Qeramixhiu drejtor i OSHEE në Korçë.

Përdor pozicionin e tij publik në funksion të fushatës, duke urdhëruar elektricistët të votojne rilindjen me lista por dhe të bëjnë lidhje selektive të energjisë në Korçë në kundërshtim me ligjin”, ka denoncuar Braimllari.

Pra, LSI, na del në variantin, kur “hajduti” bërtet japeni hajdutin”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pazaret me votat/ Kollozi, thirrje për të ndaluar shit-blerjen

Publikuar

-

Nga

Kollozi iu drejtohet të rinjve/ “Ka ardhur koha të vendosni”

“Bindja Demokratike në Vlorë, është e sigurtë që do të përfaqësohet në Parlament”.

Kështu është shprehur, kandidati për deputet i Bindjes Demokratike në Vlorë, Ardian Kollozi, gjatë një interviste për CNA.al, i pyetur se sa mandate synon Bindja Demokratike nga Vlora në këto zgjedhje

Natyrisht që ne nuk mund të themi numra, ajo që dimë të sigurtë është që ne, Qarku i Vlorës, do të përfaqësohet në Parlament. Kjo është bindja jonë, që nuk është vetëm dëshirë, është një informacion, një impresion, një feedback që marrim nga kontakti me qytetarët, është qëllimi ynë i mirë, si në funksion të komunitetit, si në funksion të ndryshimit”, është shprehur ai.

LEXO EDHE:  “Sot një seancë e pështirë”/ Maliqi i vendosur: Po fitoi PS-ja largohem përfundimisht nga politika!

LEXO EDHE:  Në 12:00 Erion Veliaj shpall fitoren si kryebashkiak i Tiranës

Ndër të tjera Kollozi ka komentuar edhe fenomenin e pazareve parazgjedhore, apo siç njihet ndryshe, shit-blerja e votave.

Sipas tij është e rëndë dhe e pafalshme që edhe pas 30 vitesh ndodhin gjëra të tilla, edhe përkundër thirrjeve të ndërkombëtarëve, kërkesës së shoqërisë, që zgjedhjet më në fund dhe një herë të vetme, të bëhen të lira dhe të ndershme.

Ai ka bërë thirrje që të ndërpritet ky fenomen, pasi në vitin 2021, vlonjatët presin tjetër gjë.

Shpresoj që ky fenomen të ndërpritet. Përpjekjet nga aktorë dhe faktorë të ndërpriten, institucionet të funksionojnë, sepse shqiptarët dhe gjithë vlonjatët në 2021, presin tjetër gjë”, është shprehur Kollozi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Artan Hoxha voton pas 25 vitesh/ Bën “lëmsh patronazhistet” e partive

Publikuar

-

Nga

Droga e sekuestruar siguron 84 mandate/ Çfarë paralajmëron Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha ka ironizuar patronazhistët e të treja partive kryesore në vend.

Hoxha i kërkon ndjesë që u ka krijuar probleme me preferencën e tij politike, pasi secili prej tyre e poston me bindje të plote, si votues “të sigurtë” të partise kundershtare.

“Rendesi ka, qe te kjo lista e mazhorances, patronazhisti i PS-se, per te cilin mesova qe eshte nje djale i mire, nuk me ka cilesuar as si “te pasigurte” dhe as si “te lekundur”, por si “te vendosur” me PD-në.
Madje dhe tendencen në zgjedhjet e vitit 2013-të, kur Sali Berisha dora vete ishte kryeminister, si “te vendosur” me PD-në. Nderkohe, nuk kam pike dyshimi se “patronazhisti” i PD-se në lagje, me ka etiketuar te lista e votuesve, si “të sigurte” me PS-në.

Tani kurioz jam, vetem se si me ka etiketuar “patronazhisti” i LSI-se në lagje, qe ben vaki eshte nga Skrapari…. Gjithsesi, respekte për punen e palodhur dhe dhe të veshtire qe bejne “patronazhistet” e të treja partive kryesore. U kerkoj ndjese, qe u kam krijuar probleme me preferencen time politike, pasi secili prej tyre me poston me bindje të plote, si votues “të sigurte” të partise kundershtare”, shkruan Hoxha.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hoxha thotë se në këto zgjedhje do të votojë me patjetër.
Ai ka sqaruar faktin se përse nuk ka votuar që prej vitit 1996 teksa shpjegon se nuk ka dashur t’i rëndoje në ndergjegje, fakti qe vota e tij mund të kishte shkuar për nje force politike, e cila i ka shkaktuar vuajtje popullit.

LEXO EDHE:  Ylli Ndroqi akuzon Erion Veliajn për shantazh

LEXO EDHE:  Analiza/ Veliaj, maska e punëve të pista të Ramës

“Në fakt “të sigurte” kam vetem dy gjera.
E para:
Kete radhe do të votoj me patjeter edhe pse kam 25 vite, qe nuk votoj, prej zgjedhjeve lokale te vitit 1996. Pra kam votuar qe shekullin e kaluar, sepse nuk kam patur besim dhe kam qene i zhgenjyer nga klasa politike(majtas dhe djathtas), qe ka drejtuar vendin në dy dekada e gjysem.
Koleget, me të cilet kam punuar, e dine se kam qene i abonuar nga ajo kohe, me mbulimin e proçesit elektoral në zonen e Himares. Ku kam denoncuar dhe demaskuar me ze dhe figure, te gjithe filogreket, mbeshtetesit e Agimit të Arte, dhe antishqiptaret e financuar nga Greqia, të cilet tentonin të krijonin trazira në kete treve patriotike, pjese e pandare e kombit shqiptar.

E dyta:
“E sigurte” eshte se nuk kam dashur të me rendoje në ndergjegje, fakti qe vota ime mund të kishte shkuar për nje force politike, e cila i ka shkaktuar vuajtje popullit tim dhe deme vendit tim.
Per fat te keq, shqiptareve u eshte dashur gjithmone në keto 30 vite, të zgjedhin të keqen me te vogel, mes alternativave te keqija qe kane patur perballe. Me 25 prill, shqiptaret, serish duhet të zgjedhin me vote, se kush eshte alternativa me pak e keqe, qe do t’i drejtoje në kater vitet e ardheshme.
Pavarsisht sfidave të veshtira, kombi shqiptar ka deshmuar gjithnje, se eshte i afte t’i mbijetoje se keqes..”, shkruan Hoxha./CNA.al

LEXO TE PLOTE