Connect with Us

Varianti britanik i koronavirusit dominon në SHBA

Shëndeti

Varianti britanik i koronavirusit dominon në SHBA

Publikuar

-

Varianti britanik i koronavirusit dominon në SHBA

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në Shtetet e Bashkuara thotë se varianti B. 1. 1. 7. i koronavirusit, i diktuar për herë të parë në Britani në dhjetor të vitit të kaluar, është bërë varianti dominant i infeksioneve në Amerikë.

Agjencia federale për parandalimin e sëmundjeve CDC e kishte parashikuar që në janar se ky variant do të dominonte nga muaji mars ndër infeksionet e reja pasi është më ngjitës se varianti origjinal.

“Virusi ende na ka nën kontroll, pasi vazhdon të infektojë dhe kërcënojë shëndetin e popullatës. Duhet të jemi vigjilentë,” tha drejtoresha e CDC-së, Dr. Rochelle Walensky gjatë një seance informimi dje në Shtëpinë e Bardhë.

Kohët e fundit Shtetet e Bashkuara kapërcyen shifrën e 30 milionë personave të diagnostikuar në total me koronavirus, nga të cilët sëmundja ka shkaktuar vdekjen e mbi 559 mijë vetëve.

LEXO EDHE:  Rudina Magjistari tregon për eksperiencën e saj me Covid/ “Nuk ishte e lehtë, kanë qenë trajtime të forta dhe intensive”

Me këto shifra, Shtetet e Bashkuara kryesojnë në të dyja kategoritë në shkallë globale./ VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Si duhet të veproni pasi keni kaluar Covid-19?/ Skënder Brataj jep udhëzimet

Publikuar

-

Nga

Si duhet të veproni pasi keni kaluar Covid-19?/ Skënder Brataj jep udhëzimet

Drejtor i Përgjithshëm i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Skënder Brataj  nëpërmjet një reagimi në rrjetet e sociale njofton qytetarët si të veprojnë pasi  kanë kaluar Coronavirusin.

Brataj shkruan se pasojat e Covidit japin dëmtime në mushkëri ato kardiologjike, renale, hepatike, neurologjike me një përqindjet të këtyre shqetësimeve që variojnë nga 5 në 50%.

Sipas Drejtorit të Përgjithshëm për këtë arsye duhet të qytetarët duhet të keni parasysh mënyrën e ndjekjes së këtyre personave dhe ekzaminimet që duhet të kryhen testi i ecjes në këmbë, skaneri i mushkrive, teste laboratorike etj.

Postimi i plotë i Skënder Bratajt:

Si duhet të veprojmë pasi kemi kaluar Covid-19 dhe kemi persistencën e shenjave për një kohë të gjatë(Long Covid-19)?

Quhet sindroma Long Covid-19, ose Post-Covid -19 periudha pasi kemi kaluar sëmundjen. Ajo karakterizohet nga pasoja që mund të ngelen me ditë, javë ose muaj para se të shërohen plotësisht. Ato janë veçanërisht në ata që kanë kaluar sëmundjen në një formë të mesme ose të rëndë dhe me pneumoni. Pasojat e raportuara në literaturë tregojnë se janë dëmtimet që i përkasin mushkërive, ato kardiologjike, renale, hepatike, neurologjike me një përqindjet të këtyre shqetësimeve që variojnë nga 5 në 50%. Për këtë arsye duhet të kemi parasysh mënyrën e ndjekjes së këtyre personave dhe ekzaminimet që duhet të kryhen.

Kontrolle post Covid-19 duan ekzaminime specifike sidomos për mushkëritë si (CDI propozon pletizmografi dhe DlCO(shpërndarjen alveolare kapilare të monoksidit të karbonit),( Provat pulmonare). Testi i ecjes në këmbë(Caming Test), skaneri i mushkrive, teste laboratorike. Sidoqoftë është kujdesi parësor që monitoron ecurinë e gjendjes post Covid-19.

Në literaturë, prevalenca e pacientëve me simptoma në javët e fundit ose muaj pas kalimit të sëmundjes dhe negativizimit të parametrave është rreth 10%. Shumë prej këtyre pacientëve kanë pasur probleme me mushkritë dhe frymëmarrjen. Një shenjë e shpeshtë që është hasur është humbja e nuhatjes dhe shijes e cila shpesh është prezantimi i vetëm i post-Covid-19. Kohëzgjatja e tyre ndryshon nga personi në person, biles ka pasur edhe pas një viti që nuk janë shëruar plotësisht nga ky shqetësim. Ato kanë qenë të formave me çrregullim të lehtë, ose në përmirësim shumë të ngadaltë. Nuhatja rekuperohet zakonisht pas shijes. Ajo mund kthehet përmes trajtimeve të përsëritura 20-30 minuta me esenca të tilla si trëndafili, eukalipt, karafil, limon e tjer, për 12 javë.

Më pak të shpeshta, por po aq të përsëritura janë, dhimbje të kyçeve, muskujve, kolla e thatë, dispnea kronike, veçanërisht si rezultat i pneumonisë intersticiale, lodhje kronike dhe dhimbje koke. Ato zakonisht kanë trajtim simptomatik me medikamente të ndryshme kundër dhimbjeve ose shqetësimeve të tjera të cilat reagojnë mirë.

Po ashtu kërkohet terapi specifike për rehabilitimin e frymëmarrjes, për të rekuperuar indet e dëmtuara dhe vatrat e shumta të pneumonisë. Pacientët duhet të fillojnë një aktivitet të lehtë fizik, fillimisht duke praktikuar fryrjen e tullumbaceve disa herë në ditë dhe duke bërë fizioterapi të mushkrive, pastaj gradualisht të kthehen në jetën e përditshme. Shenja të tjera janë, humbje e përkohëshme e flokëve, diabeti post-kovid, një sindromë e njohur nga përdorimi i kortikosteroideve në pacientë ku ato janë përdorur. Po ashtu sindroma e stresit post-traumatik me ankth, depresion, pagjumësi.

Analizat për të sugjeruar këtyre pacientëve kush janë?

CT(Skaner i mushkërive), në rastin e pneumonisë intersticiale, por jo menjëherë. Këshillohet nëse provat e mushkrive tregojnë ndryshime të parenkimës edhe një muaj pas negativizimit. Në rastet kur shohim imazhe akoma në fazë rizolutive në mushkri, nuk duhet të alarmohemi, sepse fushat e mushkërive pastrohen pas një periudhe kohore rreth 3 muaj.

Analizat laboratorike gjatë sëmundjes tregojnë se ato inflamatore ndryshojnë shumë (PCR, Ves), ndërsa rruazat e bardha të gjakut ndryshojnë pak ose janë në proporcion të ulët, ndryshe nga pneumonia bakteriale në të cilën ato rriten në 20-30 mijë herë më shumë. Pra, analizat laboratorike që duhet të kontrollojmë janë: gjak komplet me formulë leukocitare, D-Dimeri, Fibrinogjeni dhe Ferritina. Këto kontrolle mund të përsëriten dhe mund të menaxhohen nga mjeku i familjes. Ecuria e periudhës pas Covid-19 edhe pse zgjat në kohë, është zakonisht e mirë.

Ato raste të cilat janë më të shprehura dhe rezistente duhet tu drejtohen specialitetve përkatëse./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Manastirliu jep lajmin e mirë/ Ja sa ka shkuar numri i të vaksinuarve

Publikuar

-

Nga

Shqipëria ka arritur deri më tani 250,000 vaksinime.

Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. “Shqipëria buzëqesh”, ka shkruar Manastriliu krahas fotos me shifrën e të vaksinuarit.

Shqipëria është në gjysmën e vaksinimit pasi ministrja ka thënë se deri në Maj do të arrihen 500 mijë vaksinime./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Mjekësia në zi/ Ndahet nga jeta doktor Adhon Polena

Publikuar

-

Nga

Ndahet nga jeta doktor Adhon Polena

Shëndetësia ka rënë në zi. Mjeku i njohur gjinekolog Adhon Polena ka ndërruar jetë ditën e sotme si pasojë e Covid.

Një nga gjinekologët më të mirë të Korçës, një ikonë e qytetarisë ka  humbur jetën pas betejës me virusin.

Ai u nda nga kjo botë në moshën 75 vjeçare. Doktor Adhoni do të mbahet mend si një nga intelektualët korçar, një familjar me vlera dhe një qytetar i rrallë.

Adhon Polena është djali i doktorit të njohur  ikonës së mjekesise Sotir Polena./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE