Shëndeti
Specialistja e ISHP-së nxjerr të dhënat/ Ja sa shtetas janë vaksinuar nga muaji Janar

Specialistja e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), Iria Prezja, ka folur lidhur me situatën e vaksinimit dhe për ardhjen e vaksinave të reja në Shqipëri duke zbuluar me shifra sa vaksina janë bërë deri më tani për secilin grup.
Sipas Prezajt, janë vaksinuar 36 mijë persona nga personeli shëndetësor, 25 700 arsimtarë, 7890 punonjës policie, 162 mijë të moshuar dhe 416 punonjës të medias dhe gazetarë.
Prezja theksoi se proçesi është shtrirë në të gjithë vendin për gati 2 muaj dhe se vaksinimi po kryhet në qendrat shëndetësore.
“282 mijë doza janë përdorur për popullatën deri më tani. Grupi i fundit që është vaksinuar ka qenë ai i forcave të policisë”, tha specialistja e ISHP-së.
Ajo shtoi se këto vaksina i përkasin AstraZeneca, Phizer/Biontech, vaksina ruse dhe së fundmi ka mbërritur një sasi e konsiderueshme e vaksinës kineze.
E pyetur mbi vazhdimin e proçesit të vaksinimit dhe efekteve anësore, ajo shtoi se në një plan të hartuar parashikohet vaksinimi i popullsisë në 14 muaj dhe përsa i përket grupmoshave,do të vazhdohet me moshën 60+. Për efektet anësore të shfaqura deri më tani ajo është shprehur se nuk ka patur efekte anësore.
“Mund të ketë pak skuqje të vendit të injektimit të vaksinës ose pak temperaturë e cila zgjat vetëm një ditë”, nënvizoi ajo./ CNA.al