LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skenari i krye-pengmarrësit/ “Rastësitë” e stresit të kontrollorëve 2 mijë dollarësh

8 Prill 2021, 12:33, Politikë CNA
Skenari i krye-pengmarrësit/ “Rastësitë” e stresit

Një incident i padëgjuar më parë, është regjistruar ditën e djeshme, në vendin tonë, ku u cënua siguria kombëtare si dhe u bllokua siguria ajrore dhe fluturimet, duke sjellë pasoja shumë të rënda për vendin.

Aeroporti ndërkombëtar ?Nënë Tereza? u mor peng nga kontrollorët e AlbControllit,  të cilët shokuan mbarë opinionin publik, me pretendimet e tyre qesharake, të përgatitura me skenar.

Skenari u vërtetua edhe nga hetimet e Prokurorisë së Tiranës, e cila ka zbardhur mesazhet mes punonjësve.

Sipas Prokurorisë, nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, si kqyrja e aparatit celular në posedim të shtetases Flora Ndreca është konstatuar se kjo shtetase ka komunikuar nëpërmjet aplikacionit ?WhatsApp? me shtetasin Gersi Spaho, të cilit më 6 prill ora 21:12 i shkruan se ?mua dhe Lolën na pushuan, se kemi dhënë dorëheqje të gjithë, por shyqyr që u kujtuan të bëhen bashkë, e prekën fundin?.

 Në datë 6 prill, ora 10:50 shtetasi Muhin Mezini i ka dërguar shtetasit Olsi Petri nëpërmjet aplikacionit ?WhatsApp? foto të formularit ?në 12 jam aty?.

Në datë 6 prill ora 10:49, shtetasi Muhin Mezini i ka dërguar kontaktit të regjistruar me emrin Ezi, foto të formularit të paaftësisë së përkohshme të plotësuar në emër të tij, ndërsa bashkëbiseduesi Ezi i përgjigjet ?e mira është të shkruash më shkurt?. 

Nga përmbajtja e bisedës së zhvilluar mes tyre në vijim, del se shtetasi Muhin Mezini e orienton shtetasin Ezi për mënyrën e përpilimit të formularit të paaftësisë së përkohshme të plotësuar në emër të tij.

Kontrollorët e AlbControllit pretendojnë, se janë të stresuar se kanë pagën gati 2 mijë dollarë dhe iu ndodhi stresi pikërisht, dy javë para zgjedhjeve dhe në ditën kur pritej të vinin vaksinat, që njerëzit të vaksinohen masivisht.

Dhe vetëm në Shqipëri ndodh që kontrollorët prej një viti marrin gati 2 mijë dollarë në muaj dhe të stresohen se përse marrin aq.

Dhe për më tepër kulmi i stresit të tyre arrin rastësisht, dy javë para zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit.

Ky është kulmi i rastësive.

Ndërkohë që Ilir Meta del dhe iu bën avokatinë, nga ana tjetër doktori, Sali Berisha, i cili flet për  çdo gjë, tani po hesht, vetëm tek ?tuk ndonjë fjalë përciptaz.

Edhe Lulzim Basha, që thotë çdo gjë, edhe budallallëkun më të madh në botë e artikulon, në këtë rast po hesht, duke treguar qartë, që është një skenar i mirëpërgatitur.

Por, thelbi nuk qëndron tek lëvizjet që bën Opozita, sepse ajo është në të drejtën e saj, të lëvizë, të reagojë, të heshtë, se këtë detyrë ka.

Ky skenar, që dje doli sheshit me marrjen peng të aeroportit, tregon një gjë shumë të frikshme, që Ilir Meta dhe Lulzim Basha janë gati të bëjnë gjithçka, pra edhe vendin ta marrin peng, vetëm që të fitojnë zgjedhjet.

Ilir Meta nuk jeton dot pa pushtet, nuk mund të pranojë të kthehet një qytetar i thjeshtë, nuk mund të pranojë që t?i shkërmoqet LSI, sh.p.k e tij.

Por, duhet të vijë në pushtet, të mbajë karrige dhe për këtë është gati të marrë peng vendin.

Këtë tregon skandali i AlbControllit, asgjë më shumë se sa kaq.

Ilir Meta  bashkë me Lulzim Bashën do të bëjnë gjithçka që të fitojnë zgjedhjet, pasi tani e kanë kuptuar që po humbasin dhe në këtë mënyrë do të ndëmarrin aktet e fundit më të çmendura, të mundshme.

Kjo që ka ndodhur me AlbControllin është një pikë ujë në oqeanin e budallallëkut që ka kapur Presidentin e Republikës.

Mirë që i çon njerëzit në rrugë pa krye, pasi u arrestuan dhe po futen në burg ata të AlbControllit, por del iu bën edhe avokatinë dhe vijon akoma.

Dje Meta, ndërsa u akuzua për grusht shteti, pati një moment tërheqje. Më pas, nuk dihet me kë foli e me kë fjeti me Lulzim Bashën apo Monika Kryemadhin, por u rikthye sërish në pozicionin e mëparshëm.

?Iliri i floririt?, tashmë quhet edhe ?Iliri i skandalit?.

Ndërkohë, që janë me qindra e mijëra njerëzi, që presin vaksinat Ilir Meta, mendjen e ka të bëjë skenar për zgjedhjet, me qëllimin e vetëm që me datë 26 Prill, kur të humbë  sh.p.k e tij, të bëhet kryetar i Opozitës.

Por, ditën që Ilir Meta do të marrë PD dhe do të vazhdojë me skenar, Opozita do të jetë më e dobët se kurrë, edhe më e dobët se ajo e Lulzim Bashës, pavarësisht se mund të ketë ?dhëmbët e krimbur? të Metës në tentativë për të ?kafshuar?.

Ajo që ka ndodhur dje, me cënimin e sigurisë kombëtare dhe me marrjen peng të aeroportit nuk duhet të kalojë pa ndëshkime.

Jo  vetëm të ndëshkohen kontrollorët, të cilët asgjë se bënë rastësore, por të ndëshkohet ai që përgatiti planin dhe skenarin.

Nuk mund të tallet Ilir Meta me shqiptarët, nuk mund t?i vërë ai zjarrin Shqipërisë dhe për interesa të tij, të lajthisë kontrollorët e AlbControll  edhe t?i dërgojë ata dhe në burg.

Në Europë dhe më tej, gjatë pandemisë, janë mbyllur, kanë falimentuar aeroporte, është shkurtuar personeli, janë ulur pagat, ndërsa në Shqipëri këta stresohen rastësisht për pagat, gati 2 mijë dollarëshe, fiks dy javë përpara zgjedhjeve dhe marrin peng vendin.

Ndërkohë krye-pengmarrësi ka dalë jashtë kontrollit, duke paralajmëruar kështu, se merr fund me 25 Prill./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga