LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali në Rinas/ Sa vite burg rrezikojnë punonjësit që bllokuan punën

8 Prill 2021, 09:40, Aktualitet CNA
Skandali në Rinas/ Sa vite burg rrezikojnë punonjësit që

Ditën e djeshme janë ndërprerë fluturimet në aeroportin e Rinasit, pasi kontrollorët e trafikut të ajrit ndërprenë punën.

Ata pretendojnë së janë të paaftë të kryejnë detyrën, duke kërkuar rritje të pagës në një kohë kur pandemia ka ulur ndjeshëm numrin e fluturimeve. Kryeministri Edi Rama bëri thirrje punonjësve të AlbControl që të ndërprisnin grevën sepse ndryshe do të përballeshin me një proces penal.

Ndërkohë, Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë në nenin 248 ka sanksionuar se veprimet a mosveprimet në kundërshtim me ligjin, që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës, nga personi që ushtron funksione publike, dënohet me burgim deri në shtatë vjet dhe me gjobë nga treqind mijë deri në një milion lekë.

?Neni 248 ? Shpërdorimi i detyrës-Kryerja ose moskryerja me dashje e veprimeve a e mosveprimeve në kundërshtim me ligjin, që përbën mospërmbushje të rregullt të detyrës, nga personi që ushtron funksione publike, kur i kanë sjellë atij ose personave të tjerë përfitime materiale ose jomateriale të padrejta a kanë dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit, të shtetasve dhe të personave të tjerë juridikë, nëse nuk përbën vepër tjetër penale, dënohet me burgim deri në shtatë vjet dhe me gjobë nga treqind mijë deri në një milion lekë?./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga