Connect with Us

SKANDAL/ Zgjedhet në KOKSH, lihen jashtë FSHF dhe 22 Federata të tjera

Sport

SKANDAL/ Zgjedhet në KOKSH, lihen jashtë FSHF dhe 22 Federata të tjera

Publikuar

-

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar mban zgjedhjet për Presidentin e ri me datën 17 prill. Gjërat duken normale deri këtu, por jo edhe aq gjatë, pasi çudia vjen nga Komisioni i Organizimit të këtij procesi.

Edhe  pse Federata Shqiptare e Futbollit, Peshëngritjes dhe Atletikës  kanë të drejtën e votës, ata e kanë të pamundur të shprehin vullnetin e tyre.

Vlen të theksojmë se nuk janë vetëm Federatat e sipërpërmendura, pasi kanë mbetur jashtë edhe shumë të tjera. Diçka e çuditshme kjo, e aspak normale në një vend ku të gjithë duhet të jenë të barabartë.

Përjashtimi i Federatës  Shqiptare të Futbollit lë një shije të hidhur, tejet të hidhur. Kjo bën që zgjedhjet që vijnë të mos prodhojnë 100% atë çfarë duhet, me FSHF-në që ka dhënë përherë kontributin që duhet.

Çuditë nuk mbarojnë me kaq, pasi kandidat për President janë vetëm 2, Fidel Ylli dhe Martin Biba. Mundësia për të pasur më shumë alternativa natyrisht do linte më shumë hapësirë për zgjedhjen, por si duket bëhet fjalë për vetëm 2 kandidat.

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ka kohë që nuk po kalon ditë të mira, me problemet që kanë qënë të shumta. Zgjedhjet po afrojnë, me shpresën gjërat do të rregullohen.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Premier Liga

VIDEO/ Solskjaer nuk kursehet ndaj Son: E turpshme! Të ishte djali im, nuk do i jepja për të ngrënë

Publikuar

-

Nga

Fitorja e sotme e Mançester Junajtid ndaj Totenhemit nuk ka kaluar pa polemika. “Djajtë e kuq”, edhe pse fituan, në fund u ankuan për gjykimin e sfidës dhe sidomos për një episod në pjesën e parë ku Kavanit iu anulua një gol pasi u vlerësua se gjatë aksionit kishte një faull të MekToiminei ndaj Son.

Koreano-jugori mbeti i shtrirë në tokë pas një prekje në fytyrë dhe gjyqtari pasi pa pamjet me VAR, vendosi që goli i uruguaianit duhej anuluar. Një vendim që la të pakënaqur “djajtë e kuq” e mbi të gjithë trajnerin Ole Gunar Solskjaer, i cili pas sfidës nuk është kursyer ndaj futbollistit kundërshtar.

“Jam absolutisht i tronditur. Nëse ai do të kishte qenë djali im dhe do të kishte qëndruar në tokë duke kërkuar ndihmë nga shokët që të çohej, nuk do t’i jepja për të ngrënë pasi është e turpshme”, ishin fjalët e teknikut në përfundim të ndeshjes për ngjarjen në fjalë.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Dëshirë e vjetër për Juventusin, PSG cakton çmimin për Mauro Icardin

Publikuar

-

Nga

Në verën e shkuar PSG vendosi të blejë shërbimet e Mauro Icardit pas një sezoni shumë të mirë në huazim nga Interi. Gjithsesi, në këtë sezon argjentinasi nuk ka arritur të zërë vend stabël në formacion.

Ai është një nga më të paguarit te PSG, por një talent si Mosie Kean i ka marrë vendin e titullarit dhe nuk po e lëshon më. Nga Franca bëjnë me dije se Icardi është nxjerrë në merkato.

Ai është dëshira e madhe e Juventusit dhe bardhezinjtë mund ta blejnë për një shifër relativisht të përballueshme. 40 milionë euro mësohet të jetë çmimi i vendosur për Icardin, i cili e ka provuar veten në Serie A me Interin.

LEXO TE PLOTE

Sport

Ish-sulmuesi i kombëtares italiane me detyrë të re, emërohet “timonier” i ri i skuadrës së…

Publikuar

-

Nga

Ish-sulmuesi i njohur i kombëtares italiane dhe i Udinezes, Antonio Di Natale është emëruar trajner i ri i skuadrës së Karrarezes e cila militon në Serinë C italiane.

Di Natale i cili përpara dy vitesh “vari këpucët në gozhdë” me fanellën e Udinezes merr drejtimin e skuadrës së Karrarezes pas shkarkimit nga detyra e trajnerit të Silvio Baldinit. Për teknikun Baldini, fatal ishin 5 humbjet rradhazi nga ku ish-skuadra e tij noton në “ujëra të turbullta” në vendin e 15, një vend më lart se zona e Play-Out-it.

Di Natale më parë ka qenë pjesë e Specias, ku tek ekipi i parë ka qenë pjesë e stafit teknik dhe tek Specia U-17 ishte trajner i parë i skuadrës.

Lajmin e afrimit të ish-sulmuesit të kombëtares italiane si trajner i Karrarezes, e bëri publik vetë klubi me anë të një komunikate në sajtin e saj zyrtar.

 

 

LEXO TE PLOTE