Connect with Us

Situatë e çuditshme te Partizani, drejtuesit e kanë vendosur. Më shumë se 10 futbollistë janë…

Sport

Situatë e çuditshme te Partizani, drejtuesit e kanë vendosur. Më shumë se 10 futbollistë janë…

Publikuar

-

Situatë e çuditshme te Partizani. Me sezonin aktual që po shkon drejt përfundimit, drejtuesit e “demave” kanë kohë që kanë nisur të mendojnë edhe për sezonin e ardhshëm, duke filluar që nga rinovimet e lojtarëve.

Janë më shumë se 10 futbollistë që janë në fund kontrate te Partizani dhe situata e tyre, nëse do të rinovojnë apo jo, mbetet një mister i plotë.

Por, pse po ndodh kjo gjë? Mësohet se klubi u ka lënë “dopiogjashtën” në dorë lojtarëve duke u tërhequr dhe duke u dhënë mundësinë atyre të vendosin për kushtet ekonomike.

Dhe vetë futbollistët, janë në një situatë të vështirë, pasi nuk duan të kërkojnë më pak nga se mund të marrin, ose ta teprojnë dhe të kërkojnë diçka më shumë seç duhet për të “mërzitur” drejtuesit.

Vullnet për të vazhduar ka nga të dyja palët. Edhe trajneri Daja e ka theksuar vazhdimisht se Partizani dëshiron që të mbajë mbi 80% të grupit. Aktualisht, gjithçka ka ngecur në dorën e futbollistëve që nuk duan të nxitohen, por të presin fundin e sezonit për disa arsye.

E para, për të kuptuar nëse do të jenë ata futbollistët kampionë, çka do të thotë edhe pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve. E dyta, janë ofertat tunduese që mund t’u vijnë nga jashtë Shqipërisë, që më pas të kenë të qartë edhe një shumë financiare për t’ia kërkuar klubit të Partizanit.

E deri sa kjo situatë vazhdon në këtë mënyrë, ka një problem për Partizanin. Kjo pasi futbollistët, ndoshta dhe pa qëllim, mundohen të bëjnë një lojë më individuale për t’i fituar pikë vetes, në mënyrë që të shtojnë ofertat nga jashtë, por dhe që të bindin klubin që t’u rinovojnë kontratën me një pagë më të mirë.

 

Ky individualitet i futbollistëve, po reflektohet ndeshje pas ndeshjeje, madje dhe është përmendur nga analistë dhe opinionistë të futbollit.

Partizani është në një moment deçiziv, pasi kanë mbetur vetëm 10 ndeshje deri në përfundim të kampionatit. Me objektivin që kanë titullin kampion, këto sfida janë 10 finale, prandaj çdo futbollist i duhet trajnerit Daja në kushtet optimale.

Kur më pas futen në mes kontratat dhe dëshira e futbollistëve për të provuar diçka më shumë që të fitojë vëmendjen, fillojnë edhe problemet. Për të kujtuar, Partizani ka vetëm 1 fitore në 7 ndeshjet e fundit. Rastësi? Ndoshta…

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Premier Liga

VIDEO/ Solskjaer nuk kursehet ndaj Son: E turpshme! Të ishte djali im, nuk do i jepja për të ngrënë

Publikuar

-

Nga

Fitorja e sotme e Mançester Junajtid ndaj Totenhemit nuk ka kaluar pa polemika. “Djajtë e kuq”, edhe pse fituan, në fund u ankuan për gjykimin e sfidës dhe sidomos për një episod në pjesën e parë ku Kavanit iu anulua një gol pasi u vlerësua se gjatë aksionit kishte një faull të MekToiminei ndaj Son.

Koreano-jugori mbeti i shtrirë në tokë pas një prekje në fytyrë dhe gjyqtari pasi pa pamjet me VAR, vendosi që goli i uruguaianit duhej anuluar. Një vendim që la të pakënaqur “djajtë e kuq” e mbi të gjithë trajnerin Ole Gunar Solskjaer, i cili pas sfidës nuk është kursyer ndaj futbollistit kundërshtar.

“Jam absolutisht i tronditur. Nëse ai do të kishte qenë djali im dhe do të kishte qëndruar në tokë duke kërkuar ndihmë nga shokët që të çohej, nuk do t’i jepja për të ngrënë pasi është e turpshme”, ishin fjalët e teknikut në përfundim të ndeshjes për ngjarjen në fjalë.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Dëshirë e vjetër për Juventusin, PSG cakton çmimin për Mauro Icardin

Publikuar

-

Nga

Në verën e shkuar PSG vendosi të blejë shërbimet e Mauro Icardit pas një sezoni shumë të mirë në huazim nga Interi. Gjithsesi, në këtë sezon argjentinasi nuk ka arritur të zërë vend stabël në formacion.

Ai është një nga më të paguarit te PSG, por një talent si Mosie Kean i ka marrë vendin e titullarit dhe nuk po e lëshon më. Nga Franca bëjnë me dije se Icardi është nxjerrë në merkato.

Ai është dëshira e madhe e Juventusit dhe bardhezinjtë mund ta blejnë për një shifër relativisht të përballueshme. 40 milionë euro mësohet të jetë çmimi i vendosur për Icardin, i cili e ka provuar veten në Serie A me Interin.

LEXO TE PLOTE

Sport

Ish-sulmuesi i kombëtares italiane me detyrë të re, emërohet “timonier” i ri i skuadrës së…

Publikuar

-

Nga

Ish-sulmuesi i njohur i kombëtares italiane dhe i Udinezes, Antonio Di Natale është emëruar trajner i ri i skuadrës së Karrarezes e cila militon në Serinë C italiane.

Di Natale i cili përpara dy vitesh “vari këpucët në gozhdë” me fanellën e Udinezes merr drejtimin e skuadrës së Karrarezes pas shkarkimit nga detyra e trajnerit të Silvio Baldinit. Për teknikun Baldini, fatal ishin 5 humbjet rradhazi nga ku ish-skuadra e tij noton në “ujëra të turbullta” në vendin e 15, një vend më lart se zona e Play-Out-it.

Di Natale më parë ka qenë pjesë e Specias, ku tek ekipi i parë ka qenë pjesë e stafit teknik dhe tek Specia U-17 ishte trajner i parë i skuadrës.

Lajmin e afrimit të ish-sulmuesit të kombëtares italiane si trajner i Karrarezes, e bëri publik vetë klubi me anë të një komunikate në sajtin e saj zyrtar.

 

 

LEXO TE PLOTE