Connect with Us

Shteti nuk duhet të shantazhohet nga çunat me paga 5 mijë dollarë

Opinione

Shteti nuk duhet të shantazhohet nga çunat me paga 5 mijë dollarë

Publikuar

-

Shteti nuk duhet të shantazhohet nga çunat me paga 5 mijë dollarë

Nga Altin Ahmeti

Kontrollorët e Trafikut Ajror në Shqipëri, Kosovë, pse jo edhe në pjesën më të madhe të botës, janë të paktë në numër, profesion i rrallë, shkollimi i tyre bazë kushton mbi 300 mijë euro dhe duke i gëzuar të gjitha këto avantazhe, sillen edhe si çuna të lazdruar.

Por veprime të tilla si kjo që ndodhi në Tiranë, ku Kontrollorët e Trafikut Ajror bllokuan Aeroportin dhe futurimet duke rrezikuar jetë njerëzish, janë veprime me vetëm një precedent në botë.

I njëjti veprim ka ndodhur edhe në Aeroportin e Prishtinës, ku Kontrollorët e Trafikut Ajror, po për çështje pagash, rrezikun jetë njerëzish pasi braktisën punën duke mos iu shërbyer aeroplanëve që ishin në fluturim e sipër për në Prishtinë.

Në të dy rastet, si në Tiranë ashtu dhe në Prishtinë, puna u braktis pa paralajmërim dhe duke mos i respektuar rregullat për pakënaqësitë dhe paralajmërimin e grevave, një veprim ky i paimagjinushëm për kontrollorët në shtetet e Bashkimit Evropian, SHBA apo shtete tjera që udhëhiqen nga Ligji dhe Rregulli.

Në çdo vend të botës, një mënyrë e tillë e braktisjes së punës, duke rrezikuar jetë njerëzish, quhet sabotim i detyrës dhe hetohet si i tillë. Fajtorët domosdoshmërisht ndëshkohen.

Mbi kë do binte përgjegjësia sikur aeroplani që u detyrua të kthehej në Athinë, të përfundonte në greminat e maleve shqiptare???

Në Aeroportin e Prishtinës kur qe braktisur puna, po kthehej vet kryeministri i asaj kohe, Agim Çeku, bashkë me udhëtarë të tjerë. Fatmirësisht çdo gjë shkoi mirë.

Gjithashtu, fati deshi që në grevën që u zhvillua në vitin 2006, nuk iu bashkua Drejtori i Kontrollorëve bashkë me vëllaun e tij, që po ashtu ishte kontrollor dhe Aeroporti pas një mbyllje disa orëshe, arriti megjithatë të qëndroi hapur.

Përgjatë disa javëve, derisa kontrollorët e tjerë grevistë vendosën të ktheheshin në punë, nepotizmi familjarë, punësimi i vëllaut në institucionin ku vëllau tjetër është drejtor, jo vetëm që shërbeu pozitivisht, por la hapësirë për mburrje.

Duke pasur ndihmën edhe të disa ushtarakëve të KFOR-it islandez, Aeroporti i Prishtinës qëndroi i hapur për fluturimet, ndërsa niveli i sigurisë u degradua zyrtarisht.

Secili pilot dhe aeroplan që nisej për në Aeroportin e Prishtinës, merrte informacionin që Aeroprti i Prishtinës kishte degraduar zyrtarisht në nivelin në të ultë të sigurisë së fluturimeve.

Nga një Aeroport me nivel sigurie Instrumental Flight Rule apo IFR, Aerporti i Prishtinës u kthye në Visual Fliht Rule apo VFR.

Përkthyer në gjuhën e zakonshme, i binte që përgjegjësia e aterimit më shumë se e kullës apo kontrollorëve, ishte e vet pilotit.

Vetëm një aeroplan lejohej të hynte në hapësirën ajrore të Kosovës dhe derisa i njëjti të merrte udhëtarët dhe të dilte nga hapësira ajrore e Kosovës, nuk lejohej hyrja e aeroplanit tjetër.

Të tillë Aeroporte që janë me mijëra nëpër fushat e shumta të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku piloti ateron pa udhëzimet e kontrollorëve ajrorë dhe përgjegjësia e aterimit bie mbi pilotin e aeroplanit dhe ndihmësin e tij.

Veprimi i kontrollorëve të Aeroportit të Prishtinës nuk u ndëshkua, edhe pse në çdo vend dhe çdo kohë lënia pa shërbime e një Aeroporti, qoftë me arsyetimin e nivelit të lartë të stresit, është dhe hetohet si sabotim i qëllimshëm.

Një kontrollor në Aeroportin e Prishtinës merr mesatarisht nga 25 mijë deri në 28 mijë euro në vit.

Por ata morën një mësim, të cilin kolegët e tyre të AlbKontrollit në Tiranë nuk duan t’ia dinë.

Gjatë vitit 2019, Kontrollorët e Aeroportit të Prishtinës nuk guxuan ta braktisin punën krejtësisht, pasi Ligji e ndonte atë, por dhanë shërbime minimale dhe preferenciale.

Gjatë grevës së tyre që filloi nga dy orë dhe shkoi deri në 8 orë në ditë, ata nuk guxuan mos t’iu ofrojnë shërbime aeroplanëve ushtrarak të KFOR-i apo fluturimeve tjera emergjente.

Ata ishin të vetëdishëm se nëse bllokonin krejt fluturimet, KFOR që garanton sigurin e vendit, mund të vendosej në Kullë dhe nëse i kërkohej, të rivendoste rregullin e fluturimeve në Aeroportin e Prishtinës.

Por, fatkeqësia në Shqipëri me sa po shihet, është që Ushtria shqiptare më shumë se për dekor dhe zhurmë, nuk mund të shërbejë për më shumë.

LEXO EDHE:  400 mijë euro dëm shtetit/ Prokuroria Beratit mbyll hetimet për 5 ish-zyrtarët e doganës

Fakti që qeveria shqiptare dhe kryeministri Rama kërkuan ndihmë nga jashtë, tregon qartë që në Ushtrinë Shqiptare nuk ka profesionistë ushtarak që do ndihmonin për ta mbajtur hapur Aeroportin e vetëm ndërkombëtarë në Shqipëri.

E pritshme kjo nga një vend pa aviacion luftarak i cili edhe aeroportet ushtarake ose i ka dhënë të huajve ose i ka mbyllur.

Por e parrokshme për trurin që ky vend është anëtar i NATO-s dhe nuk ka asnjë zgjidhje për situata të tilla dramatike që rrezikojnë dhe sigurinë kombëtare.

Por drama me Aeroportim e Rinasit, do të kthehej në tragjike nëse qeveria shqiptare dhe kryeministri Rama, do të tërhiqeshin dhe do plotësonin teket e kontrollorëve.

Sado tragjike të duket fakti që për të dytën ditë me radhë mijëra udhëtarë po presin në kushte çnjerëzore për të fluturuar, tragjedia më e madhe do ishte plotësimi i tekave të punëtorëve të Albkontrollit.

Nje veprim i tillë jo vetëm që do i lironte ata nga ndjekja penale, por do shkilte të drejtat e taksapaguesve shqiptarë.

Pse një biznismen, nje mjek, një mësues duhet të ndajë para për taksat që do shkonin për ti mbajtur pagat e kontrollorëve në shumën e 4.400 dollarëve?

Është e qartë që pjesa më e madhe e të hyrave të Albkontrollit sigurohen nga mbifluturimet, të cilat për shkak të pandemisë kanë rënë mbi 50 përqind.

Për ata që nuk e kanë të qartë, Albkontrolli edhe pse është kompani shtetërore dhe fitimprurëse, fitimet e saja NETO përdoren çdo herë dhe gjithnjë vetëm nga Albkontrolli.

Ndaj dhe punonjësit e saj i kanë pagat 4.400 dollarë ndërsa fitimet tjera përdoren për specializime dhe trajnime të kontrollorëve dhe stafit tjetër.

Pse tani kur nuk kanë fitime këta çuna të lazdruar nuk pranojnë paga 2.400 dollarëshe apo përgjysmim të tyre???

Pse duhet pjesa tjetër e shoqërisë nga taksat duhet t’iu mundësojë atyre të jetojnë pa prishur standardin, kur të njejtit kur janë me fitime, i përdorin ato vetëm për veten e tyre?

Të saktësojmë se fitimet e Albkontrollit ligjërisht përdoren nga ndërmarrja qoftë për paga të larta, trajnime, specializime ngase këtë e mundëson Eurokontrolli nga Brukseli dhe ligjet e kësaj organizate.

Ndaj dhe me të drejtë ministria Balluku e quajti Albkontrollin Shoqëri Aksionare me Instrumente fitime zero.

Fitimi i shtetit nga fitimi i kësaj kompanie ështe zero dhe humbjet nuk duhet të mbulohen nga shteti. Veçmas për paga super të larta.

Si i pushoi nga puna mbi 11 mijë kontrollorë, presidenti Reagan, për shkak të grevës?

Për informacion, me datë 5 gusht të vitit 1981, presidenti i atëhershëm i SHBA-ve, Ronald Reagan pushoi nga puna 11 mijë e 359 kontrollorë të trafikut ajror, pasi kishin filluar një grevë për të rritur pagat e tyre.

Vendimi për pushimin e tyre erdhi pasi dy ditë më parë, më 3 gusht, pothuajse 13 mijë kontrollorë të trafikut ajror hynë në grevë për shkak të kushteve të punës dhe rritjes së pagave.

Ditën që kontrollorët hynë në grevë u anuluan 7000 fluturime dhe Presidenti Reagan e quajti grevën të paligjshme. Ai paraprakisht kërcënoi se do të pushonte nga puna çdo kontrollues që nuk do të kthehej nga puna brenda 48 orësh.

Edhe pse ky vendim pati pasoja, Regani nuk u tërhoq dhe ushtria mori Kontrollin Ajror në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Njëkohësisht, filloi pranimi në punë i kontrollorëve të rinj, ndërsa ata që vazhduan grevën, jo vetëm që nuk u lejuan të punojnë si kontrollorë, por iu ndalua puna në këtë fushë, përjetësisht./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Replikë (2) me ata që thonë “po ndihmon Edi Ramën e pengon Lul Bashën”

Publikuar

-

Nga

Replikë (2) me ata që thonë “po ndihmon Edi Ramën e pengon Lul Bashën”

Nga Tonin Uldedaj 

Para pak ditësh trajtova për ndjekësit, dhe nëpërmjet dashamirësisë së disa mediave edhe ma gjanë, çështjen që e dëgjoj të ngrihet në fushatë herë pas here se, unë apo të tjerë, i marrim vota të djathtës. Ju që nuk keni patur mundësi ta lexoni e gjeni këtu.

Sot dua të flas për një ‘gardh’ të dytë, që kandidatë si unë dhe parti si Bindja çojnë, duke penguar ‘funksionimin’ normal të gjanave në politikën shqiptare dhe procesin elektoral të radhës: ndihmojmë Edi Ramën.

Së pari du me thanë se nuk marr përsipër me folë për të tjerët. Unë përfaqësoj veten dhe Bindjen Demokratike, dhe jam duke u përpjekë me u ba edhe përfaqësues i Malsisë dhe Shkodrës. Pra, mos ma merrni këtë shënim ‘si të Papës’ që i drejtohet ‘botës dhe qytetit’. Unë e kam vetëm me ‘qytetin dhe qarkun’ sepse të tilla i kam mundësitë dhe dëshirat.

Pasë thanë kët’ du me shtu se asht kret e kollajtë me na hedhë në krahët e ‘botës’, në këtë rast të Edi Ramës, sipas zakonit të keq të gojështhurunave të mahallës ‘ma mbaj këtë kopil sa t’i them q’asaj rospije’.

Edi Rama asht politikani i fundit të cilit ia kam besën. Një burrë të cilit i za besë asht tashma i tërhequn prej politikës aktive, edhe pse figuron në listat e kandidatëve për deputetë dhe mund ta kem ‘koleg’ në Kuvendin e ardhshëm. Mos me ju rrejtë, unë nuk e konsideroj koleg si zonja Grida, por shumë ma shumë, prandaj e kam futë në thonjëza fjalën.

Unë nuk e kam marrë vendimin me i hy kësaj gare as me ba lekë, as me komandu njerëz, sepse i kam këto mundësi aktualisht dhe realisht, falë bizneseve të mia dhe të familjes Uldedaj. As me ba apo me nda pazare. As me u krekosë nëpër Shkodër a Tiranë.

(Krekosjen ma ka ba të mundun im bir Jurgen Uldedaj, kampion bote në boks, i cili më ban krenar si babë dhe si shqiptar).

LEXO EDHE:  Pse shteti ka dështuar?

LEXO EDHE:  400 mijë euro dëm shtetit/ Prokuroria Beratit mbyll hetimet për 5 ish-zyrtarët e doganës

Unë kam hy në garë se du me me kenë përfaqësues dhe me u përfaqësu. Pra, për vete dhe për të tjerë. Me ngritë zanin tem dhe me kenë zani i të tjerëve. Vjen një moment në jetën e një burri kur ndien nevojën dhe shtysat me kenë më shumë se puna, fitimet dhe jeta e tij e përditshme. Vjen një ditë kur pasi ka punu për veten, vllazninë e të afërmit, sheh se don me hedhë një gur themelit edhe për komunitetin. Duke e ditë se asnjë pasuni e bereqet nuk hidhet pa qindra duar që edhe ndihmojnë në punë, por edhe luten që puna të shkojnë përmbarë.

Kjo ash filozofia e vendimit të Uldedajve që iu futën kësaj gare: jo me ndihmu Edi Ramën apo me pengu Lul Bashën.

Asht pra fyerje dhe paburrni me e konsideru tjetrin në punë të vet si shërbëtor të dikujt, qoftë ky person apo kauzë. Nuk asht e drejtë që nji prej levave të demokracisë, vendimi për pjesëmarrje në proces me e quajtë shërbestari.

Në vitin 1990 e patëm vendosë njëherë, Shkodra edhe me gjakun e katër dëshmorëve të 2 prillit, se politika nuk mundet me i përkitë dy apo tre njerëzve dhe qehajajve të tyne. Unë e di se prej shërbtorëve ma të zellshëm vjen ky etiketim, por jo çdo pamje e vetes në pasqyrë asht reflektim edhe i të tjerëve.

 

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Jak Simoni/ Princi i batutave

Publikuar

-

Nga

Të gjitha mediat audiovizive dhe të shkruara perëndimore, dhe më gjerë, përcjellin lajmin e vdekjes së Princit bashkëshort të mbretëreshës Elisabeta II, dukës së Edimburgut, Filip Mountbatten. Corriere della Sera i lë një vend mjaft të gjerë, duke i kushtuar disa artikuj që tregojnë për jetën e tij, madje duke përmendur në një titull moton e tij mjaft domethënëse të rinisë: evito të bësh punë të panevojshme.

Në këtë gazetë theksohet fakti se ai bëhet i famshëm në të gjithë botën për batutat, frazat e sikletshme dhe për gafat, me të cilat ka rrezikuar që të provokojë disa kriza diplomatike me shtetet e tjera. Batuta të paharruara që kanë bërë vazhdimisht gjiron e botës nëpërmjet mediave të ndryshme. Ja disa më pikantet të evidentuara nga kjo gazete në artikujt e tanishëm dhe në artikujt të tjerë të mëparshëm.

Në inaugurimin e ambasadës angleze në Berlin në vitin 2000, kushtuar jo me pak se 23 milion euro, ka komentuar me zë të lartë: “Ç’paskan shkuar dëm këtë hapësirë”. Ndërsa në një vizitë zyrtare në Kanada, i kanë shpëtuar këto fjalë: “Nuk kemi ardhur këtu për të qëndruar më mirë.

Kemi mënyra të tjera për tu dëfryer”. Kurse kryeministrit të hershëm italian, Giuliano Amato, që po i ofronte një ndër verërat më të mira për darkë, i është përgjigjur në mënyrë të padurueshme: “ Me jepni një birrë. Nuk me intereson se çfarë lloj, me jepni vetëm një birrë”. Në një rast tjetër: Të shurdhër? N.q.s qëndroni afër këtyre, ju besoj se jeni të shurdhër”, u ka thënë një grupi studentësh, që u mungonte të dëgjuarit, gjatë ekzekutimit të një grupi tamburianësh karaibë. Ja si i është drejtuar një gruaje të paralizuar në karrige me rrota: a mos vallë ndokujt i janë ngatërruar këmbët tek karroca jote?

LEXO EDHE:  “Vendim i marrë në heshtje”/ Hoxha i nxjerr gënjeshtrën Ramës, çfarë ka ndodhur me pagat e sektorit elektroenergjitik

LEXO EDHE:  Milionerët” shqiptarë/ 4% e të punësuarve me paga mbi 120,000 lekë në muaj

Dhe me gazetarët, të cilët vazhdimisht kanë shkruar për të, kishte raporte të mjaft të komplikuara. Një punonjësi të një spitali të një ishulli karaib që po vizitonte i ka thënë: “ju keni mushkonjat, unë kam shtypin”. Ja batutat që ka shkëmbyer me drejtorin e atëhershëm të gazetës The Indipendent. I ka kërkuar se çfarë bënte në party organizuar në Pallatin mbreteror. “Më keni ftuar ju”, ka qenë përgjigjja e Simon Kelner. “ Ne të kemi ftuar, po s’është se do vinit patjetër”.

Gjithnjë, sipas kësaj gazete, e megjithëse do qëndronte për protokoll dy hapa pas saj, gjatë jetës bashkëshortore, raporti ndërmjet Filipit dhe Elisabetës ka qenë më shumë paritar se sa besohet. Si atë herë që kërcënoi mbretëreshën se do ta ulte nga makina dhe do ta linte vetëm në mes të rrugës në Sandrigham, pasi ajo ishte ankuar se ai po i jepte makinës shpejt. Britanikëve do ju mungojë princi, por jo humori dhe batutat./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Shqipëria, fiton pa Ramën, Lulin e Metën

Publikuar

-

Nga

Nga Grigor Palko

Një zgjedhje ndryshe, një jetë normale

Të dashur bashkëqytetarë

Ne kemi dalë para jush për tu kërkuar votën dhe njëkohësisht për tu treguar rrugën drejt një Shqipërie Normale

Mos prisni që tu vijmë si PD-ja me kortezh makinash me flamuj e daulle, as si PS-ja me barsaleta e projekte 4D e jo e jo me lek në dorë si matrapazët e LSI që ju blejnë votën sot e ju plackisin gjithcka nesër.

Ne ju kërkojmë votën me zërin e arsyes dhe forcën e logjikës për tu shkëputur njëherë e mirë nga dinosaurët  e politikës 30 vjecare që riciklohen kohë pas kohe duke lënë pas popullin e shkelur sic shkelin dinosaurët barrin me peshën e tyre të majmur.

Mos prisni që të vijë ndonjë meteor nga qelli që të zhdukë Saliun Ramën Meten dhe këlyshët e tyre pëkatës që mezi presin ti zenë vendin baballarëve për të vazhduar  po njësoj të shkelin poullin secili në ngastrat e tyre përkatëse.

Lufta midis tyre nuk është luftë për të miren dhe zhvillimin e popullit por luftë për zgjerimin e ngastrave përkatëse të kullotjes apo gjuhetisë. Njerëzimi nuk mund të zhvillohet bashkë me dinozaurët.

O do jetojmë ne o do mbretërojnë ata.

U bënë 30 vjet që qarkullojnë të njëjtët njerëz që riciklohen të njëjtët mbiemra me përjashtime të vogla e periferike.

Grigor PALKO, kandidat i Bindjes Demokratike në qarkun Korcë

Zëri i arsyes na thërret që ka ardhur koha që të mos kënaqemi me me fasada ndërtesash dhe premtime për flukse të papara turistësh nga ata që për 7 vjet mezi bënë një rrugë 20 km të lënë përgjysem më 2013, as me shpresën se kur të vijnë  këta të tjerët do ndërohen ca mësues a infermierë e punonjës me ca të tjerë.

Këto nuk janë zgjidhje, nuk na shpien përpara.

Premtimeve  për të vazhduar apatinë e lënë përgjysëm nga Rama me cetën e tij të Rilindjes  u bashkohen “angazhimet” e ëndrrave të Luli matematicenit për rroga imagjinare që ja kalojnë Evropes e suvencione me lek për  gjithkend,  a thua se ka gjetur Hapu Susamin e S’Ali Babait. 40 hajdutrit e LSI në këtë rast i ka në koalicion.

Dhe populli rri e vështron, ri e dëgjon, i shtangur nga zallahmaia e këtyre dinozaurve dhe i hipnotizuar nga xixat që lëshojnë kopilët e tyre analistë nëpër mediat e kapura. Media që nën tutelën e këtyre zullumqarëve punojnë pa pushim zhveshjen e individit nga normat morale dhe kërkesat qytetare e shoqërore.

Qëllimi është i qartë, që me anën e makabriteteve të kronikave të zeza, debateve të tipit e lagu se lagu nga njëra anë, dhe nga ana tjetër promovimit të njeriut bosh të dalë nga Big Brother, Përputhen , Telebingo etj, ata  punojnë të heqin vëmëndjen e qytetarit nga rruga e vërtetë e ecjes përpara sic është Arsimi e puna, ta bëjnë atë të pashpresë, dhe në fund të 4 viteve qytetari të mos jetë vecse një votues zombi që të zgjedhë o të keqen më të vogel, o copën më të madhe momentale të kërmës.

LEXO EDHE:  400 mijë euro dëm shtetit/ Prokuroria Beratit mbyll hetimet për 5 ish-zyrtarët e doganës

LEXO EDHE:  Tiranë/ Grabisin automjetin, në kërkim autorët

Zëri i llogjikës dhe forca e arsyesetimit na thërret sot që:  qytetari , familjari, bujku apo fermeri, bisnesmeni apo nënpunësi të shkëputen njëherë e mirë nga këta mbretër te vetshpallur dhe sejmenët që kane nga pas me lugë në brez dhe cdo katër vjet mezi presin ta ngjyejnë në tepsinë e tyre të mbushur nga taksat dhe puna jonë.  Modelit te tyre ne duhet ti themi JO.

Ne patjetër na duhet vërtet një ndyshim jo thjesht një rrotacion. Këtë ndyshim kaq të dëshiruar kursesi nuk mund ta sjellin dinosauret, si  të njërës palë si te palës tjetër që kanë 30 vjet që mbushin listat e stanjacionit.

Kjo për arsyen e thjeshtë :  Dinosaurët nuk janë qënie inteligjente, e povuam këto 30 vjet. Ata thjesht kërkojnë mbijetesën e tyre.

Jo më kot PS PD-LSI  edhe krahasimet që bëjnë, i bëjnë me vehten e tyre. Mburen me cfare bënë njëri ose tjetri  para 11 apo 6 vjetësh. Asnjëherë nuk bëjnë krahasim me shtete të tjera normale Europiane.  Kjo jo pa qëllim.

Arritjet e famshme të PS apo të PD në sytë e popujve europianë por qoftë edhe gjitonëve modestë si Maqedonia e Veriut do konsideroheshin si punë rutinë e qeverisë. Problemet që ata pretendojnë që vallahi na kanë zgjidhur,  nëpër popujt e tjerë as nuk kanë ekzistuar ose janë zhdukur me kohë.

Kjo për faktin e thjeshtë: tek ne krijuesit e problemeve janë po këta PS, PD-LsI.

Sot më shumë se kurrë ka ardhur koha që njerzit të shkëputen nga mjegullnaja e zombive të ekraneve si dhe të largohemi nga burgu i Jurassic Park ku me dashje a pa dashje po bashkjetojmë me dinozauret.

Ne duhet të përqafojmë një specie të re.  NJERIUN.  Njeriun e llogjikës dhe arsyes.  Zërat e rinj që kërkojnë një sistem të ri funksional për familjet e tyre. Një sistem si në cdo shtet normal ku nëpunësi, mësuesi, infermieri , polici të perzgjidhet në bazë të vlerave dhe të paguhet në bazë te merites dhe angazhimit në punë. Nje system ku vendimet per te ardhmen ti marrin njerezit e zotë e të aftë dhe jo të emeruarit e kryetarëve të partive. Partitokracia dhe kryetarokracia duhet të marë fund. Këtë mund ta bëjnë vetëm zërat e rinj, forcat e reja, njerëzit e rinj. Të vjetrën e dinosaurëve PS, PD LSI që thjesht duan që të vazhdojë rumpalla e tyre duhet ta lëmë pas.  Nuk Ka Kohë Për Të Humbur me PS PD-LSI. Shqipëria Fiton pa Ramën, Lulin e Metën.

I nderuar qytetar, bashkohu edhe ti me ne! Mbeshtete ndryshimin! Lëre pas të vjetrën!

NUK KËRKOJMË SHUMË.

Një Jetë Normale

Një Shqipëri Normale./CNA.al

LEXO TE PLOTE