Connect with Us

Sekretari Hancock: Qeveria britanike transparente për vaksinën AstraZeneca

Shëndeti

Sekretari Hancock: Qeveria britanike transparente për vaksinën AstraZeneca

Publikuar

-

Sekretari Hancock: Qeveria britanike transparente për vaksinën AstraZeneca

Agjencia Evropiane e Barnave tha se kishte gjetur lidhje të mundshme mes vaksinës Astrazeneca dhe mpiksjes së gjakut, një tip tromboze që mund të jetë edhe vdekjeprurëse.

Pas raportimeve nga Agjencia evropiane e Barnave se vaksina AstraZeneca mund të manifestohet me mpiksje të rralla gjaku, shumë vende pezulluan imunizimin me këtë vaksinë për grupmosha të caktuara. Megjithatë, Sekretari britanik i Shëndetësisë foli në mbrojtje të vaksinës, duke thënë se një efekt shumë i rrallë anësor nuk duhet të shkaktojë zbehje të interesimit për këtë vaksinë, pasi përfitimet janë të shumëfishta. Zyrtari i lartë shtoi se qeveria britanike është plotësisht transparente lidhur me këtë çështje. Sekretari britanik i Shëndetësisë Matt Hancock tha të enjten se nuk është i shqetësuar se interesimi për t’u vaksinuar në Mbretërinë e Bashkuar mund të zbehet pas deklaratave të autoriteteve britanike se ekzistojnë prova të forta se vaksina AstraZeneca mund të ketë lidhje me mpiksjet e rralla të gjakut.

“Kemi parë që sistemi i sigurisë po funksionon sepse rregullatorët po vërejnë edhe zhvillime të rralla si kjo, katër në një million, duke reaguar me masa të nevojshme për të garantuar që shpërndarja është e sigurt aq sa është e mundur. Ne po shohim se vaksina po funksionon duke ulur përqindjen e vdekjeve ndër rastet e infektuara,” tha ai.

Zoti Hancock e quajti të jashtëzakonshëm nivelin e interesimit për t’u vaksinuar ndërsa shtoi se provat e reja janë tregues i transparencës lidhur me sigurinë e vaksinave.

Jemi plotësisht transparentë për të gjitha efektet anësore, pa marrë parasysh se sa të rralla janë ato. Kjo nënkupton që njerëz të pavarur si kryetari i Shoqatës Mjekësore në Britani, i cili është mjek plotësisht i pavarur nga qeveria, analizon të dhënat që kemi publikuar dhe nxjerr përfundime. Rekomandimi i tij është që njerëzit të vaksinohen, sepse kjo është mënyra për të kapërcyer pandeminë”, tha ai.

LEXO EDHE:  Video/ Shqiptari i parë merr vaksinën anti-Covid

Të mërkurën autoritetet britanike rekomanduan që qytetarëve nën 30 vjeç t’u ofrohen alternativa të tjera të vaksinimit ndërsa zoti Hancock shtoi se çdokush në atë grupmoshë në Britani mund të zgjedhë të imunizohet me vaksinën Pfizer ose Moderna. Shkencëtarët e Oksfordit pezulluan provat klinike të vaksinës me fëmijë dhe adoleshentë.

Rekomandimi erdhi ndërsa enti britanik për kontrollin e barnave dhe Bashkimin Evropian theksuan se për shumicën e njerëzve përfitimet nga vaksinimi janë më të mëdha sesa rreziqet, edhe pse Agjencia evropiane e Barnave tha se kishte gjetur lidhje të mundshme mes vaksinës Astrazeneca dhe mpiksjes së gjakut, një tip tromboze që mund të jetë edhe vdekjeprurëse.

Në raport thuhet se mpiksja e gjakut duhet të renditet si një efekt shumë i rrallë anësor. Mpiksjet e rralla të gjakut dyshohet se shkaktuan vdekjen e të paktën 14 personave në të gjithë Evropën.

Agjencia nuk këshilloi kufizime në bazë të moshës, duke e lënë këtë vendim në dorë të vendeve anëtare.

Pas këtyre njoftimeve, disa vende nxorën udhëzime të reja të përdorimit të vaksinës AstraZenca.

AstraZeneca ishte vaksina kryesore në fushatën jashtëzakonisht të shpejtë të vaksinimit në Britani, e cila prin për numrin e të vaksinuarve krahasur me pjesën tjetër të Evropës.

Por vaksina pati probleme gjatë shpërndarjes në botë, fillimisht për shkak të mungesës së informacioneve nga provat e saj klinike dhe pastaj ndikimin që kishte tek të moshuarit, duke ngadalësuar përpjekjet e vaksinimit në gjithë Evropën.

Vaksina ka rol të madh në fushatën e imunizimit në Evropë dhe është thelbësore në strategjinë globale të mbështetjes së vendeve të varfra në këto fushata. Kjo vaksinë është më e lirë dhe më e lehtë për t’u përdorur krahasuar me vaksinat rivale Pfizer-BioNTech dhe Moderna./ VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Vaksinimi/ Shqipëria e para në Evropë për dozat ditore kundër COVID-19

Publikuar

-

Nga

Vaksinimi, Shqipëria e para në Evropë për dozat ditore kundër COVID-19

Shqipëria ka avancuar në vaksinimin e popullatës duke dalë në krye të të gjitha vendeve në Evropë sa i takon dozave ditore të administruara mesatarisht gjatë 7 ditëve të fundit.

Sipas të dhënave zyrtare që “Our Word in Data” ka mbledhur për të gjitha vendet rezulton se vendi ynë ka administruar 0.61 doza për 100 persona mesatarisht gjatë javës së fundit.

Shqipëria ka lënë pas vende si Belgjikë, Suedi, Francë dhe Austri të cilat gjithashtu kanë një ritëm të lartë të vaksinimit të popullatës.

Sa u takon vendeve të rajonit, Serbia është e 9-ta me 0.55 doza për 100 persona, kurse Mali i Zi qëndron dy pozita më lart me 0.57 doza për 100 persona.

LEXO EDHE:  “Kemi arritur 300 mijë vaksinime”/ Manastirliu tregon situatën nga Covid

LEXO EDHE:  Raportime për efekte anësore/ Nesër në vendin tonë mbërrijnë 38.400 doza të vaksinës AstraZeneca

Në fund të renditjes qëndron Maqedonia e Veriut me vetëm 0.11 doza për 100 persona kurse Kosova nuk është pjesë e kësaj renditjeje./euronews

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

‘1 në 4 fëmijë është alergjik në Shqipëri’/ Mjekja tregon dy ushqimet problematike

Publikuar

-

Nga

‘1 në 4 fëmijë është alergjik në Shqipëri’/ Mjekja tregon dy ushqimet problematike

Një në 4 fëmijë vuan nga alergjitë në vendin tonë. Kështu shprehet mjekja alergologe Eris Mësonjësi në një prononcim për ABC news.

Sipas saj, përhapjen më të madhe e kanë alergjitë kronike ku nga 2%  tashmë rezulton se të prekur janë 5 % e fëmijëve.

“Prevalenca e sëmundjeve alergjikë ndër vite ka ardhur duke u rritur. Rrufa alergjike ka qenë tek 2% dhe ka shkruar te 5-7%. Kurse i astmës nga 2 ka shkuar në 5%.”

Një tjetër shqetësim mbetet edhe numri në rritje i fëmijëve që shfaqin alergji ushqimore. Por sipas mjekes jo gjithmonë duhet të hiqet ushqimi nga dieta e fëmijës.

LEXO EDHE:  Video/ Shqiptari i parë merr vaksinën anti-Covid

LEXO EDHE:  “Në luftë nuk ke kohë të kolaudosh pushkën!”/ Panariti del me paralajmërimin e fortë

“Nga testet e bëra në Tiranë rezultoi se një në katër fëmijë ishte me teste alergjike pozitive.”

Veza dhe qumështi janë ushqimet të cilat i shkaktojnë më tepër alergji fëmijëve. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Ulet sërish kurba e infektimeve/ Ja sa persona kanë humbur jetën sot

Publikuar

-

Nga

Ulet sërish kurba e infektimeve/ Ja sa persona kanë humbur jetën sot

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 2818  testime dhe kanë rezultuar pozitivë 91 qytetarë, ndërsa janë regjistruar dhe 3 viktima.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 23 raste në Tiranë, 8 në Korçë, 7 në Shkodër, nga 5 raste në Devoll Sarandë, Malësi e Madhe, nga 4 raste në Lushnje, Mirditë, nga 3 raste në Durrës, Kurbin, Mallakastër, Gjirokastër, nga 2 raste në Elbasan, Berat, Librazhd, Kamëz, Pogradec, Memaliaj, Skrapar, nga 1 rast në Lezhë, Delvinë, Gramsh, Maliq.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 894 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 114,362 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 111 pacientë, 17 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 3 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me covid19: 2 qytetarë nga Korça, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 52-83 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

LEXO EDHE:  ‘Thonë se kam injektuar ujë fiziologjik’/ Rama u përgjigjet kritikëve: Do ua vërtetoj shumë shpejt

LEXO EDHE:  Raportime për efekte anësore/ Nesër në vendin tonë mbërrijnë 38.400 doza të vaksinës AstraZeneca

Statistika (06 Maj 2021)
Raste të reja ditore 91
Të shëruar në 24 orë 894
Të shtruar në spitale 111
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 2,818

Testime totale 649,632
Raste pozitive 131,510
Raste të shëruara 114,362
Raste Aktive 14,742
Humbje jete 2,406

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 12431
Fier 505
Shkodër 356
Gjirokastër 242
Korçë 236
Durrës 231
Vlorë 220
Elbasan 133
Dibër 98
Berat 98
Kukës 96
Lezhë 96

LEXO TE PLOTE