LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rebelimi i kontrollorëve të aeroportit/ 9 prej tyre përfundojnë në polici (Emrat)

8 Prill 2021, 06:11, Aktualitet CNA
Rebelimi i kontrollorëve të aeroportit/ 9 prej tyre

Zbardhen emrat e disa prej kontrollorëve të shoqëruar në policinë e Tiranës, pas bllokimit të fluturimeve në aeroportin e Rinasit.

Mësohet se aktualisht në polici mbahen të shoqëruar 9 kontrollorë. Mes personave të shoqëruar janë; Rei Katroshi, Armando Fezga, Flora Ndreca, Mohnir Mezini, Sokol Kosta, Elton Shabani si dhe dy persona të tjerë.

Kujtojmë se që prej ditës së djeshme aeroporti, ?Nënë Tereza? ka anuluar të gjitha fluturimet për një kohë të pacaktuar.

Teksa ende nuk ka asnjë zgjidhje për situatën e krijuar në Aeroportin e Rinasit, TIA ka njoftuar në faqen zyrtare anulimin e fluturimeve të paradites së sotme. Ndërkohë që ende nuk ka asnjë vendim për fluturimet e orëve të pasdites./CNA.al

Lajmet e fundit nga