Politikë
Rama tallet me Bashën/ “Unë për vaksinat isha gati të ulesha në gjunjë, atë do e kishte zënë gjumi”

Kryeministri Edi Rama, ka thumbuar sërish kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, teksa ka qenë duke folur për sigurimin e vaksinave.
Kreu i qeverisë deklaroi se në kohën kur donte të siguronte vaksinën për shqiptarët, ishte gati të ulej në gjunjë vetëm e vetëm që Pfizer të firmoste kontratën.
Me tone ironike, Rama tha në emisionin “Log” të Endri Xhafos se nëse Basha do të ishte në vendin e tij, do ta kishte zënë gjumi duke pritur për një konfirmim për vaksinat.
“Qeveritë e tjera po përpëliten dhe nuk po arrijnë dot të marrin vaksinat. Unë nuk mbaj shënime për ato që dëgjoj dhe ato që kuptoj në prapaskenat me marrëdhëniet me ndërkombëtarët. Shtetet e di si janë. Janë njësoj si rrinin njerëzit dikur që prisnin autobusin e unazës dhe futeshin dikur të gjithë menjëherë. Nëse ne nuk do ishim ne kjo punë nuk do kishte ndodhur.
Ne kemi nevojë akoma për shumë doza dhe kontratat që kemi bërë janë kontrata që shtrihen deri atëherë dhe plani ynë është që të jemi shumë më të shpejt se shumë të tjerë. Kur doli kontrata e Pfizerit Saliu tha se ky duhet çuar për vrasje me paramendim. Është një punë e imagjinueshme.
Me logjikën e kontrollorëve unë nuk e di çfarë do bëja këtu në emër të stresit. Karakteri nuk transferohet. Këtu janë tre njerëz që punojnë ditë natë me këtë punë. Unë, Ogerta dhe Arbeni. Unë kam qenë maja e trekëndëshit që kam çarë sa kam mundur dhe ata kanë bërë pjesën tjetër. Unë do ulesha në gjunjë aty te dera dhe do thoja nuk iki atje te Pfizeri. E mendoni ju Lulin të ulet në gjunjë dhe duke thënë nuk iki. Lulin e zë gjumi aty”, theksoi kryeministri./ CNA.al