Connect with Us

Rama prezanton dy programe nga Gjirokastra/ “Do fuqizojmë drejtorët e shkollave”

Politikë

Rama prezanton dy programe nga Gjirokastra/ “Do fuqizojmë drejtorët e shkollave”

Publikuar

-

Rama prezanton dy programe nga Gjirokastra/ "Do fuqizojmë drejtorët e shkollave"

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbajtur një takim me disa mësues dhe pedagogë në Gjirokastër, ku ka folur për reformën në arsim.

Rama tha se qeveria e tij ka si objektiva realizimin e dy projekteve, njërin për sportet dhe tjetrin për artet dhe zejet.

Më tej, ai deklaroi se do të fuqizojë drejtorët e shkollave.

Unë do të doja të thosha që nëse do të bënim një krahasim mes arsimit parauniverstar dhe universitarit. Në parauniversitari jemi më të avancuar për objektivat dhe jetësimin e planit të transformimit. Kemi disa arritje shumë të prekshme, dhe të dhëna inkurajuese. Megjithëse prapësëprarë gjëra për t’u bërë nuk janë pak.

Ndërkohë që në arsimin universitar kemi bërë një reformë kurajoze, kemi zgjeruar autonominë, krijuar disa kushte për studentët e pedagogët. Jemi para një sfide shumë komplekse. Duhet ta konsiderojmë si një detyrë të gjithë bashkë për ta përballuar pa i bërë bisht e pa e shtyrë në kohë. Çdo shtyrje është kosto për të rejat dhe të rinjtë që hyjnë në universitet, e pastaj ngelen në periferi ose jashtë tregut të punës.

Ju jeni të familjarizuar me këtë temë. Në arsimin parauniversitar duhet të fuqizojmë më tepër kompetencën, të drejtorit të shkollave. Nëse me mësuesit kemi avancuar ndjeshëm, me drejtorët jemi në proces. Është e qartë që në figurën e drejtuesit të një shkolle duhet të kërkojmë më shumë angazhim, në sensin e rritjes së kapacitetit menaxherial të një shkolle. Është një kohë shumë e re dhe me shumë sfida të reja për prindërit, për fëmijët vetë, por që ata kanë nevojë të udhëhiqen në drejtimin e duhur, dhe për mësuesit. Shumë e ngatërruar pasi ka ndryshuar në mënyrë radikale në vitet e fundit edhe kanalet e informimit. Rrugët e ballafaqimit me realitetin. Dhe mbi të gjitha është dyzuar mënyrë shumë dramatike, rruga e fëmijëve midis rrugës së realitetit dhe virtualitetit. Rrugës fizike me shqisat që shohin, prekin ndjejnë e përballen me realitetin fizik.

Duam shumë që t’i japim jetë dy programeve të reja, në sistemin tonë parauniversitar në radhë të parë, një programi të madh kombëtar për sportin, dhe një tjetër për artet dhe zejet. Që të krijojmë sa më shumë mundësi”, theksoi Rama./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Zgjedhjet e 25 prillit/ Bujar Çela: PS-PD po sillen korrekt me elektoratin, synojmë 11 mandate në Fier

Publikuar

-

Nga

Zgjedhjet e 25 prillit/ Bujar Çela: PS-PD po sillen korrekt me elektoratin, synojmë 11 mandate në Fier

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, si forcat më të mëdha kanë shtuar retorikat e tyre se do të dalin forcë e parë në çdo qark.

Fieri, që deri më sot mbahet si bastion i së majtës, për socialistët është fitore e sigurt.

Në një intervistë për CNA.al, kandidati i PS Bujar Çela, i cili renditet i shtati në këtë qark shprehet se në zgjedhjet e 25 prillit kanë të sigurt 10 mandate parlamnentare, ndërsa shtoi se janë afër mandatit të 11.

Sipas tij, deri tani fushata elektorale po ecën mjaft mirë nga PS dhe PD, ndërsa theksoi se lista eopozitës është zgjeruar pa patur asnjë përfitim e duke futur kryetarët e partive të vogla për tu siguruar një mandat në Parlament.

Fushata elektorale për mua ka ecur mjaft mirë, një fushatë e qetë. Të dyja partitë e mëdha për mua janë korrekte me sjelljen, pastaj ka nga të vegjlit të cilët për të përfituar nga  numrat që nuk i gjejnë dot sillen jo në përputhje me kodin dhe me ato që kemi miratuar.

Partitë e vogla e kam fjalën për pseudomotrën e të dyja partive të mëdha. Lista e madhe e PD ka futur një tufë pseudopartishë që kanë vetëm kryetarë dhe janë vendosur në listë për të futur kryetarët në Parlament. Këta pas dy vjetësh i ka marrë malli shumë për pushtet dhe janë kthyer me listat e PD-së.

Ne në qarkun e Fierit kemi 10 mandate dhe duam të bëjmë 11”, tha Bujar Çela për CNA.al.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Jemi një familje”/ Basha në Kamëz: Nga shpirti juaj buron thirrja për ndryshim

Publikuar

-

Nga

Kreu i partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë një takimi elektoral me banorët në Kamëz u shpreh se ishte përgatitur për një vizitë në një familje, por sipas tij të gjithë të pranishmit janë një familje.

Më tej, ai shtoi se pensionistët me lekët që marrin mund të paguajnë vetëm faturat e energjisë dhe ilaçet.

 “Nga shpirti juaj buron thirrja e ndryshimit. Flamur Noka më tha se do shkojmë për një vizitë në një familje por të gjithë këtu jemi një familje. Një familje e ndryshme në përbërje me  nëna të vuajtura me gjyshe që kanë sakrifikuar çdo ditë. Me baba të rraskapitur në ferma dhe miniera për të ardhmen e fëmijëve të tyre.

Pensionistët pasi paguajnë faturat e energjisë dhe ilaçet nuk i’u mbetet asgjë. Nga ky shesh 8 vite më parë u premtua legalizimi falas dhe ju braktisën pa pikën e përgjegjësisë.”, u shpreh Basha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe Prokuroria e Përgjithshme nënshkruajnë memorandum

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Vincenzo Del Monaco dhe kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, Vitore Tusha, nënshkruan, sot, një memorandum mirëkuptimi për të forcuar bashkëpunimin për përmirësimin e kapaciteteve të Gjykatës në përmbushjen e detyrave të saj në përputhje me standardet ndërkombëtare.

“Ky është një moment i rëndësishëm, pasi finalizojmë një bashkëpunim të Gjykatës Kushtetuese me Prezencën, që ka nisur prej disa kohësh, udhëhequr nga qëllimi i përbashkët për të forcuar ndërtimin e shtetit të së drejtës, për të kontribuar në forcimin e demokracisë dhe në respektimin e të drejtave të njeriut në Shqipëri. Ky memorandum shërben për forcimin e kapaciteteve të Gjykatës Kushtetuese me qëllimin final respektimin e misionit të Gjykatës Kushtetuese: garantimin e epërsisë së Kushtetutës në vendin tonë”, tha Tusha në ceremoninë e nënshkrimit.

Del Monaco tha se nënshkrimi i memorandumit është dëshmi e vijimësisë së bashkëpunimit afatgjatë mes Gjykatës Kushtetuese dhe Prezencës. Ai shtoi se partneriteti me Gjykatën Kushtetuese është përparësi e Prezencës, për shkak të rolit specifik dhe thelbësor që luan Gjykata Kushtetuese në sistemin ligjor të Shqipërisë për promovimin e plotë të shtetit të së drejtës dhe të të drejtave të njeriut. “Prezenca është aty ku është zemra e shqiptarëve dhe shqiptarët po ndjekin me shumë vëmendje e respekt veprimtaritë e Gjykatës Kushtetuese. Prandaj, ne punojmë së bashku për funksionimin dhe efikasitetin e Gjykatës Kushtetuese”, tha Del Monaco.

LEXO TE PLOTE