LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama "pazar" me PD-në për LSI-në/ "Në 25 prill duhet t’i japim dërrmën"

8 Prill 2021, 17:43, Politikë CNA
Rama "pazar" me PD-në për LSI-në/ "Në 25

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka telefonuar kandidaten e 31-të për deputete në listën e PS-së për Tiranën, Bora Muzhaqi, teksa ka qenë duke udhëtuar me makinë.

Rama e ka pyetur Muzhaqin për fushatën elektorale në terren dhe për angazhimin e LSI-së në prag të zgjedhjeve të 25 prillit.

Ajo tha se LSI nuk shihet asgjëkundi në terren, ndërsa pretendon se partia e themeluar nga Ilir Meta dhe e drejtuar aktualisht nga Monika Kryemadhi, po humbet përditë.

Ndërkohë, kreu i qeverisë deklaroi se një pjesë e anëtarëve të LSI-së do kthehen tek PD dhe pjesa tjetër te LSI, ndërkohë theksoi se më 25 prill duhet t?u japin dërrmën.

Biseda e Ramës me Muzhaqin:

Rama: Bora, si je Bora?

Muzhaqi: Mirë kryeministër, si jeni

Rama: Unë mirë jam, si shkon puna.

Muzhaqi: Mirë, mbarova një takim me studentët. Vijojnë me mbështetjen e tyre, në fillim janë skeptikë, por ka dhe që duhet të afrohen, se fati varet.

Rama: Ç?të duhet politika? Po nuk u morre me politikë, merren të tjerët. Merret politika pastaj me ty. Po në territor?

Muzhaqi: Në territor mirë. Zona gri, të pavendosurit po e kuptojnë se nga mërzia e pakënaqësia, vetëm mandati i tretë është garancia.

Rama: Tani pakënaqësitë dhe mërzitë janë legjitime, duhet ta pranoni si fakt. Njerëzit kanë të drejtë të ankohen, për shumëçka që nuk ju ka ecur mbarë, por ka vetëm një rrugë, të vijojmë të ngjitemi me durim. Po këta ça bëjnë xhagajdurët e LSI?

Muzhaqi: Me thënë të drejtën nuk i shoh asgjëkundi në terren. LSI në Tiranë po humbet përditë. Ata që ishin gënjyer me ndonjë vend pune po i kthehen PD. E kuptojnë që s?janë të majtë.

Rama:  Një pjesë e tyre do kthehen tek PD. I kanë marrë, mbajtur peng me punë e me rroga e me zijafete, pjesa tjetër tek ne. Kush ka mbetur akoma nga këta të familjes tonë duhet t?i integrojmë sa më shpejt. Më 25 prill duhet t?u japim dërrmën.

Muzhaqi: Po shoh që po kthehen. Shoh rezultatet e vaksinimin, isha me pedagogë dhe ndihen lirshëm për veten. Mësuesit po ashtu. Po kthehen me entuziazëm në punë. Vaksinimi po merret me më pozitivitet.

Rama: Forca Bora, shkrije akullin. Të përqafoj fort e mirupafshim./ CNA.al

Lajmet e fundit nga