Connect with Us

Rama paralajmëron kontrollorët shqiptarë/ “Do sjell turq dhe grekë në Rinas”

Politikë

Rama paralajmëron kontrollorët shqiptarë/ “Do sjell turq dhe grekë në Rinas”

Publikuar

-

Rama paralajmëron kontrollorët shqiptarë/ “Do sjell turq dhe grekë në Rinas”

Kryeministri Edi Rama ka folur sërish për situatën kaotike të krijuar në Rinas, pasi kontrollorët shqiptarë bojkotuan punën duke shkaktuar bllokimin e fluturimeve.

Rama tha se qeveria ka pasur informacion për këtë dhe theksoi se nuk gjendeshin gafil, ndonëse kishin bërë disa përpjekje për ta ndaluar këtë marrëzi.

Kreu i qeverisë bëri edhe një paralajmërim për kontrollorët shqiptarë në emisionin “Log” të Endri Xhafos, ndërsa deklaroi se në Rinas do punojnë kontrollorë turq dhe grekë.

Ne kemi pasur informacion për këtë, nuk jemi gjendur gafil. Kemi bërë një përpjekje shumë të sinqertë për të ndërhyrë te ata që i hynë kësaj ndërmarrje marrëzie. Ata kanë vendosur të bëjnë atë që s’bëhet dhe ne ndërkohë, një pjesë e tyre në bazë të thirrjes që unë personalisht kam bërë dhe ministrja ka bërë, janë kthyer në punë, janë të gatshëm për të filluar punë.

Por kjo punë nuk mbaron me kaq sepse do të bëhet një proces shumë i vëmendshëm dhe nga ana tjetër vazhdimësia e punës është e garantuar. Kemi pasur përgjigje nga kontrollorët e Turqisë, nesër mbërrijnë edhe kontrollorët e Greqisë dhe turqit e grekët do punojnë bashkë për të garantuar vijimësinë  e punës dhe natyrisht do jetë një moment i shkëmbimit të eksperiencave”, theksoi kryeministri./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Dyfytyrësia e Bashës/ Si “i vrau” gratë demokrate pse ishin një zë ndryshe në PD

Publikuar

-

Nga

Dyfytyrësia e Bashës/ Si “i vrau” gratë demokrate pse ishin një zë ndryshe në PD

Kreu i Republikës së Re Lulzim Basha ka publikuar spotin e tij elektoral ku shprehet se është në mbrojtje të femrave, duke i cilësuar si gjysmën më të mirë të shoqërisë dhe se nuk do t’i përdorë kurrë si fasadë dhe numër në skenën e politikës shqiptare.

Por ndonëse sot del e na flet për mbrojtjen e femrave, vet Basha ka qenë ndër të vetmit politikan që i ka shkelur me këmbë dhe i ka ofenduar deri në poshtërsi gratë dhe vajzat.

Sulmet më mostruze Basha i ka bërë pikërisht ndaj femrave, ku me urdhër të tij, banditët e rinj të keqpagfuar nga call center dhe byrektorja e PD kanë sulmuar ashpër Jozefina Topallin, numrin dy të PD për shumë vite.

Lulzim Basha në mënyrë kriminale urdhëroj shpifjet dhe sharjet ndaj Majlinda Bregut, së bashku me urdhrin për akuza në disa gazeta.

LEXO EDHE:  Politika “zien” për 71 mandatet/Meta ia kthen prerë Ramës: Ja sa merr PS

LEXO EDHE:  Opozita në protestë/ Rama provokon nga Lushnja

Kreu i Republikës së Re nuk la fjalë pa thënë për Mesila Dodën. Ai e hodhi në kosh dhe e riktheu në PD Grida Dumën.

Basha asnjëherë nuk ka vlerësuar përfaqësimin e grave por shumica e atyre që ndodhen në listat e PD janë ende të reja, që prindërit e tyre kanë paguar para ose janë biznesmenë që financojnë fushatën e PD, ndaj dhe i ka vendosur si kandidate.

Spoti i Lulzim Bashës, më shumë sesa një përgjigje ndaj Ramës është një shpullë ndaj tij që ka pasur një sjellje prej palaçoje politik përballë femrave demokrate.

Ai “vrau” çdo femër që ishte një zë ndryshe në PD, e sot flet me parulla.

Kuptohet, tek gratë Aurela bën përjashtim sepse shumë thonë që ajo është “burri” në shtëpi.

Luli thjesht bën sikur hedh piper në vezë të skuqur kaq./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kryebashkiaku i Gjirokastrës reagon pas akuzave të kandidatit të LSI/ Tavo, hajduti që thërret kapni hajdutin

Publikuar

-

Nga

Kryebashkiaku i Gjirokastrës reagon pas akuzave të kandidatit të LSI/ Tavo, hajduti që thërret kapni hajdutin

Kryetari i bashkise Gjirokaster Flamur Golemi ka hedhur poshtë akuzat e kandidatit për deputet te LSI, Vangjel Tavo lidhur me ndihmat e ardhura nga donatoret për periudhën e pandemisë.

Që Vangjel Tavo ka disa kohë që e ka humbur qetësinë dhe e ka shfrenuar fantazinë me skenarët imagjinarë të blerjes së votave, ky nuk është më lajm. Sillet kështu sepse e pret humbja e sigurt më 25 prill. Kulmi i reagimeve dhe denoncimeve të tij qesharake me siguri që nuk është sot sepse do të ketë të tjera në vijim duke e ditur që s’ka më asnjë shans për t’i hedhur hi syve të njerëzve”, shprehet Golemi ne reagimin e tij.

Por në respekt të qytetarëve të Gjirokastrës, vazhdon ai, po shpjegoj këtë “mega skandalin” e Vangjel Tavos.

Bashkia Gjirokastër ka marrë një donacion me ndihma ushqimore nga një kompan private në Gjermani, të cilin gjej sërish rastin ta falenderoj, që njësoj si vjet gjatë pandemisë na është gjendur pranë për familjet në nevojë.

Ndihmat ushqimore kanë ardhur në Gjirokastër disa ditë më parë”, thuhet në sqarimin e Kryebashkiakut të Gjirokastres, “janë konform gjithë procedurave përkatëse dhe janë vendosur përkohësisht në ambientet e Drejtorisë së Shërbimit Zjarrfikës”.

LEXO EDHE:  Grumbullimet e qytetarëve/ Manastirliu thirrje të fortë: Merreni seriozisht rrezikun e Covidit

LEXO EDHE:  Politika “zien” për 71 mandatet/Meta ia kthen prerë Ramës: Ja sa merr PS

“Nga e njëjta kompani ne kemi marrë ndihma për familjet në nevojë edhe një vit më parë gjatë karantinës. Është një donacion bujar që ne e vlerësojmë shumë dhe e mirëpresim sepse çdo kontribut për familjet në nevojë është i rëndësishëm.

Lidhja e këtyre ndihmave me zgjedhjet është imagjinatë e Vangjel Tavos, për ne është proces rutinë që e kemi bërë vjet gjatë karantinës dhe do të vazhdojmë ta bëjmë sa herë te kemi mundësi për të ndihmuar njerëzit në nevojë.

Është e thjeshtë, Tavo që akuzon për gjëra të tilla, i ka bërë vetë këto marifete dhe Gjirokastra e di mirë gjithçka. Për t’i shkuar transparencës deri në fund, po publikoj edhe korrespondencën me kompaninë “Kelmendi”, dokumentacionin shoqërues të ndihmave, magazinimin e tyre dhe një takim falenderues që unë pata me përfaqësuesin e kompanisë.  Vangjel Tavo flet për “mega skandal”, njësoj si të thuash “hajduti thërret, kapeni hajdutin””, thekson Golemi.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Investimet në bujqësi/ Kandidati i Lëvizjes për Ndryshim tregon programin

Publikuar

-

Nga

Kur na ndajnë vetëm 15 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli ka prezantuar kandidatin për deputet në Shkodër, Gjovalin Kastrati.

Në një video të postuar nga Topalli në rrjetet sociale shfaqet Kastrati duke folur investimet që do të bëhen në sektorin e bujqësisë.

“ Bimët medicinale të madhësisë eksportohen në Bashkimin Evropian. Mbështetja për këë sektor 8 vite ka qenë pothuajse zero. Nëse ky sektor do kishte të pasur mbështetje do kishte zhvillim 3 herë më i madh.  Do të kishte pas më shumë të punësuar dhe nuk do të kishte pas emigracion kaq të mëdha. politikat e qeverisë janë politika denigruese. Ne do të japim mbështetje për subvencioneve në bujqësi dhe dhënien e certifikatës së tokës”, shprehet Kastrati./CNA.al

LEXO TE PLOTE