Connect with Us

Parashikimi i rezultatit të 25 prillit/ Ja diferenca mes PS-PD, LSI në rënie

Politikë

Parashikimi i rezultatit të 25 prillit/ Ja diferenca mes PS-PD, LSI në rënie

Publikuar

-

Parashikimi i rezultatit të 25 prillit/ Ja diferenca mes PS-PD, LSI në rënie

Nëse zgjedhjet e 25 prillit do të mbaheshin të dielën e ardhshme, atëherë Partia Socialiste dhe Partia Demokratike do të merrnin pjesën dërrmuese të votave, pasi arrijnë gati në 90% në total.

Sondazhi i katërt kombëtar me intervista të realizuara në harkun kohor 7 mars – 31 mars, parashikon se 49% e votave do të shkojnë për PS dhe 40.5% për PD.

Pjesë e parashikimit janë përfshirë jo vetëm ata që e deklarojnë votën e tyre, por edhe votuesit e papërcaktuar përmes një analize me pyetje specifike për të kuptuar se ku do  të shkojë vota e tyre.

Sipas parashikimit, Lëvizja Socialiste për Integrim del se në rang kombëtar do të marrë 6% të votave, kurse 4.5% do t’u takojë forcave të tjera më të vogla politike që garojnë në zgjedhjet e 25 prillit.

Parashikimi i rezultati:

PS – 49%

PD – 40.5%

LSI – 6%

Krahasuar me rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017, ka një rritje me 11.6 pikë të PD dhe një rënie me 8.3 pikë të LSI, të cilat gjithashtu në zgjedhjet e kaluara garuan të ndara. Ndërsa PS, e cila në ato zgjedhje mori 48.3% të votave, ka një rritje të lehtë prej 0.7%.

LEXO EDHE:  Basha i pëgjigjet Xhafajt/ Krimi dhe bandat sundojnë Shqipërinë

Rënia e madhe e LSI vihet re dhe në ndryshimet në krahasim me sondazhin e parë të MRB për Euroneës Albania. Nga 11.2% që ishte parashikimi, ka zbritur në 6. Për PS, ka një rritje të vogël pasi nga 47.3% ka shkuar në 49%, kurse për PD rritja është e fortë pasi nga 34.4% ka shkuar në 40.5%.

Rezultati i 2017:

PS – 48.3%

PD – 28.9%

LSI – 14.3%

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Video-Rama rikthehet si aktor/ Batuta me “policin”: Po ika unë ju mori lumi

Publikuar

-

Nga

Rama rikthehet si aktor/ Batuta me “policin”: Po ika unë ju mori lumi

Kryeministri Edi Rama ka ardhur sërish si aktor mbrëmjen e sotme për qytetarët, pas rolit të tij në filmin e Ermal Mamaqit “I Love Tropoja”.

Por sot ai ka luajtur një skeç humori për emisionin “Binjakët” e vëllezërve Romeo dhe Donald Veshaj, në Vizion Plus.

Donald Veshaj ka luajtur rolin e shoferit të kreut të qeverisë, por ky i fundit, i bezdisur nga fotot dhe videot e shoferit të tij ka kërkuar të dalë vetë në timon për të shëtitur nëpër Vlorë.

Sapo Rama ka  hipur në vendin e shoferit, vëllai tjetër, Romeo, i veshur si polic ka ndaluar e tyre. Kur ai ka parë kryeministrin është emocionuar dhe ka telefonuar sallën operative.

Kur Rama i tha se duhej të largohej, Romeo i kërkoi të mos ikte nga qeveria. Ky skeç është shoqëruar me batuta dhe me momente humoristike, duke na e rikthyer kreun e qeverisë edhe njëherë si aktor.

Bashkëbisedimi i plotë:

Rama: Po ça bën o burr, akoma me këto, je në terezi mo , mbylle atë, po maskën ku e ke maskën, merr mo maskën

Donaldi: Më fal, shefi më fal.

Rama: Mbylle atë mbylle, po çfarë tipi je ti mo burrë.

Donaldi: Më fal, të lutem më fal.

Rama: Po çe ke këtë fiksim me këtë videoselfi mo?

Donaldi: Po trendi i momentit.

Rama: E di, çke hajde dil mbrapa se do t’i jap vetë makinës!

Donaldi: Pse? Do t’i japësh ti makinës, pse ka ndodhur diçka e keqe?

Rama: Jo nuk ka ndodhur asgjë

Donaldi: Pse je mërzitur, çfarë ka ndodhur?

Rama: Hajde mo mbrapa po të them, dua të shof Vlorën vetëm unë, aty në timon si e ndjenë Vlorën Hajde.

Donaldi: Do t’i japësh vetëm makinës?

LEXO EDHE:  “Kamikazja” e Lulzim Bashës

LEXO EDHE:  Aleksander Meksi uron për 12 dhjetorin ditën e themelimit të PD

Rama: Do ti jap vetë makinës, ec!

Donaldi: Ok, ok!

Rama: Uhhhh. Atë Dua Lipën ku e ke atë, dua Dua Lipën unë.

Donaldi ndërkohë bën videoselfi.

Rama: Dëgjo lëre atë video mos më bezdis tani, lëre!

Donaldi: O pasha, pasha!

Rama: O do më lësh të shijoj Vlorën?

Donaldi: Jam në vendin tënd tani.

Kryeministrin e ndalon polici (Romeo)

Rama: Po ky çfarë do ky tani?

Donaldi: Ooo polici!

Romeo: A mund ta ulësh pak maskën?

Rama ngre maskën.

Rama: Është ai!

Donaldi: Po s’jemi nis akoma mo burrë.

Rama: Po çfarë ke mo burrë?

Romeo: 12-ta si më dëgjon?

Qendra Operative: Të dëgjoj, të dëgjoj !

Romeo: Kam ndaluar një njeri të madh!

Qendra Operative: Ndonjë analist?

Romeo: Më të madh, më të madh, ngrije.

Qendra Operative: Ndonjë biznesmen?

Romeo: Më të madh, më të madh, ngrije

Qendra Operative: Ndonjë deputet?

Romeo: Opo ngrije akoma, ngrije.

Qendra Operative: Ministër?

Romeo: Më të madh po të them.

Qendra Operative: Po Ramën s’e ke ndaluar pra.

Romeo: Po ça thua o të keqen vëllai, ky Ramën e ka shofer!

Rama: Po çfarë thua mo do na leshë të ikim tani se kam dalë për të parë Vlorën njëherë vetëm o burrë tani.

Romeo: Prit pak, mos ik, e di që gjendja e tanishme të ka mërzitur.

Rama: Ça është kjo mo?

Romeo: Prit pak, mos ik!

Rama: Ore do iki të shoh Vlorën, je në vete apo jo?

Romeo: A për të parë Vlorën?

Rama: Po pse për çfarë?

Romeo: Aaa ok!

Rama: Po po ika unë ju mori lumi ju, je në terezi apo jo, po ik tani.

Romeo: A ok!/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video – Rama në timon/ I ndodh “e papritura” në Vlorë

Publikuar

-

Nga

Video - Rama në timon/ I ndodh "e papritura" në Vlorë

Kryeministri Edi Rama shpeshherë na ka surprizuar duke ardhur për publikun në mënyra të ndryshme, si politikan, si piktor, madje edhe si aktor.

Një debat të gjerë Rama krijoi me shfaqjen e tij si aktor në filmin “I Love Tropoja”, ku ai kishte rolin e dajës së Ermal Mamaqit, personazhit kryesor.

Por mbrëmjen e sotme Rama ka ardhur sërish me një skeç humori, por këtë herë për emisionin “Binjakët” të vëllezërve Veshaj.

LEXO EDHE:  Aleksander Meksi uron për 12 dhjetorin ditën e themelimit të PD

LEXO EDHE:  Lulzim Basha "arratiset" sërish

Gjatë skeçit të humorit, Rama del në timon për të ngarë makinën dhe për të bërë xhiro nëpër Vlorë.

Por në një moment i del njëri prej vëllezërve Veshaj, i veshur si polic dhe e ndalon, por emocionehet kur sheh kryeministrin dhe i kërkon të mos ikë.

E gjithë kjo është një pjesë humoristike, e cila është transmetuar mbrëmjen e sotme në Vizion Plus. Për më tepër, ndiqni videon e mëposhtme./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Shehi zbulon “skemën”/ Si po i vjedh PS të dhënat personale të qytetarëve

Publikuar

-

Nga

Dashamir Shehi zbulon “skemën”/ Si po i vjedh PS të dhënat personale të qytetarëve

Një skandal të paprecedentë e ka cilësuar Dashamir Shehi, vjedhjen e të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë përmes platformës elektronike qeveritare e-Albania.

Në një komunikim me ndjekësit në rrjetet sociale, kandidati i opozitës për deputet, Dashamir Shehi, theksoi se jemi përballë një paligjshmërie, që vë në rrezik demokracinë, teksa zbuloi skemën e vjedhjes së të dhënave.

Sipas Shehit, zyrtarët e lartë të drejtësisë dhe kompanitë ia dorëzojnë të dhënat personale të qytetarëve Partisë Socialiste, të cilët pretendon se i kërcënojnë qytetarët dhe tentojnë t’i marrin votën me presion.

Ai theksoi se zyrtarët duhet të zbatojnë ligjin dhe kërkoi të nisen hetimet për vjedhjen e të dhënave nga institucionet shtetërore.

Sot e dje, kemi informacion për vjedhjen e të dhënave përmes e-Albania dhe zyrave të shtetit që duhet të mbrojë informacionet tona. Kompanitë ja dorëzojnë Partisë Socialiste të dhënat tona, ky është një akt i shëmtuar. Të dhënat personale merren nga zyrat  e shtetit, mund të bëhen dhe krime me këto të dhëna, kush mban përgjegjësi. Edi Rama s’ka më shpresë, ai dhe shpura e tij duan të kontrollojnë çdo votë. Janë të përfshirë në këtë skandal drejtorë, të shtetit, vullnetarë, që dalin me listë në dorë për të çertifikuar këto të dhëna.

Duan të identifikojë të dhënat e rivalëve, në mënyrë që të tentojnë t’i blejnë, t’i dhunojë. Kjo kalon përtej zgjedhjeve, është  bërë “Big Brother”, shkelje ligji e rëndë, duhet të merren hetues e prokurorë. Shumë prej këtyre prokurorëve klaisifikohen si socialistë nga këto të dhëna. Në radhë të parë është shkelje ligji, imoralitet, rrezik për demokracinë. Nëse kjo punë intesifikohet, s’ka më jetë private. Ka njerëz me halle që nuk përballen dot me presionin politik. Përpara disa halleve koha ka treguar ka treguar se shqiptarët e shesin votën.

Ky skandal tregon fundin e Edi Ramës, qytetarët të reagojnë, Rama po dhunon privacinë tonë. Do ftoja një kategori që bëjnë shkrime për demokracinë, intelektualët të reagojnë. Të marrin të dhënat në mënyrë të fshehtë, si të quajnë, çfarë mendon, përdoren teknologji moderne për të vjedhur  të dhënat. Zotërinjtë e drejtësisë figurojnë se janë mbështetës të PS-së, unë besoj se ata do respektojnë ligjin. Ata figurojnë si tifozë të Edi Ramës. Qytetarë, bëhuni vigjilentë për lirinë tuaj!”, theksoi Shehi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE