Connect with Us

“Nuk e kam përdorur fjalën grusht shteti”/ Rama zbulon qëllimin: Pse Meta e stimuloi skandalin në Rinas

Politikë

“Nuk e kam përdorur fjalën grusht shteti”/ Rama zbulon qëllimin: Pse Meta e stimuloi skandalin në Rinas

Publikuar

-

Lobim në SHBA/ Rama e pranon: Kam qenë i gatshëm të paguaj

Ndonëse ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, e cilëosi situatën kaotike në Rinas si një grusht shteti, kryeministri Edi Rama ka dalë kundër kësaj deklarate.

Rama tha ai nuk e ka përdorur ndonjëherë fjalën grusht shteti për këtë situatë, pasi pretendon se ëhstë një fjalë shumë e madhe.

Por ai theksoi në emisionin “Log” të Endri Xhafos se padyshim që ky ishte një grusht me synimin për të krijuar konfuzion dhe rrëmujë. Kreu i qeverisë pretendon se pas skandalit në Rinas qëndron presidenti Ilir Meta, i mbështetur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Nuk ka asnjë problem të kësaj natyre, ata do të qëndrojnë këtu. Është një akt solidariteti në kushte të rënda dhe të pakuptueshme për askënd. Këtu ishim në këtë pikë si pasojë e një marrëzie të stimuluar nga Ilir Meta dhe të mbështetur nga Sali Berisha. Grusht shteti është fjalë e madhe shumë. Nuk e kam përdorur asnjëherë. Grushti është grusht nuk diskutohet. Që është grusht në një moment pikat për të krijuar një situatë konfuzioni dhe për të krijuar rrëmujë se personazhet janë të njohur dhe nuk e kanë problem të nxisin gjëra të tilla.

Informacionet kanë qenë të mjaftueshme për të kuptuar që këta njerëz ishin në presionin e një grupi organizatorësh që ishin jo rastësisht e materializuar në këtë moment. Për të ditur qëllimi ka qenë i mirë mbështetur në faktin që është shumë e vështirë të zëvendësosh kontrollorët. Faktikisht ne kemi një numër të caktuar ekselentësh që janë përfshirë në këtë proces. Plani është vënë në veprim duke pasur parasysh se nuk do mund të zgjidhnim gjë deri në zgjedhje”, theksoi Rama./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ndërtimi i Spitalit të Sëmundjeve të Brendshme/ Manastirliu publikon pamjet

Publikuar

-

Nga

Ndërtimi i Spitalit të Sëmundjeve të Brendshme/ Manastirliu publikon pamjet

Ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu nëpërmjet një video në rrjetet sociale ka bërë me dije se po vijon puna për ndërtimin e Spitalit të Ri të sëmundjeve të Brendshme.

Ajo thekson se ky shtë investimi më i rëndësishëm për shërbimin e nivelit terciar në vend.

“Vijon pa u ndalur puna për ndërtimin e Spitalit të Ri të Sëmundjeve të Brendshme në #QSUT, investimi më i rëndësishëm për shërbimin e nivelit terciar në vend”, ka shkruar Manastirliu./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Të gjitha hijet e Agron Shehajt

Publikuar

-

Nga

Agron Shehaj, është një personazh i futur në politikë nga bota e biznesit. Një histori suksesi,  e quajti Lulzim Basha në 2017 dhe deklaroi, se ai ishte ndryshe.

Në fakt, sot pas 4 vitesh në politikë, po shihet si rival i Bashës, megjithëse në garë me Lulin nuk do merrte as votën e tij, se Luli e ka zakon që voton e numëron vetë.

Por, le të shohim pak këtë personazh që hyri si qesharak në parlament dhe me zërin e tij  me bass të djegur kërkon të performojë lart në politikë.

U fut nga penxherja, siç thotë populli në politikë. Asnjë ditë kontribut në PD, thjesht dhe vetëm, sepse pranoi të financonte fushatën e Lulzim Bashës, mori mandatin si i pari i qarkut të Vlorës.

FILLIMI

Në atë kohë pati akuza për shuma nga 500 në 700 mijë USD, por këto si gjithmonë ngelën në kuadër të përplasjeve politike brenda llojit.

Agron Shehaj shkoi në parlament ku gajasi të madh e të vogël me gafat dhe budadallëqet që artikulonte.

Më pas ai u përdor nga Basha në një denoncim të dyshimtë siç ishte ai i Unazës së madhe në Tiranë.

I dyshimtë, sepse denoncimi i Agronit erdhi pasi mesazherë të ndryshëm të Lulit shkuan në institucione dhe subjekte duke kërkuar pjesën e tyre. Pra, një histori gjobvënie që u pasua nga një denoncim, i cili thjesht i dha një dorë reklamë Shehajt, për ndershmëri si deputet me integritet.

KANDIDIMI

Në fakt, Agron Shehaj me kandidimin e tij në Vlorë vulosi dështimin më të madh elektoral të PD në histori në këtë qark. Shehaj mori vetëm 3 mandate dhe 20% të totalit të votave.

LEXO EDHE:  Qëndrimi i Shqipërisë në OKB/ Berisha tregon bisedën me Erdogan

LEXO EDHE:  Meta President/Rama ulet në vend të Berishës (Foto)

Në 4 vite deputet nuk u shfaq asnjëherë në krah të strukturave apo të organizonte ringritjen e opozitës, ishte thjesht një turist që askush nuk e merrte seriozisht në PD-në e Vlorës, sepse nuk e konsideronin si përfaqësues të tyre, por thjesht një deputet me mandat “të blerë”.

Pasi regjistroi një rezultat katastrofik në Vlorë Lulzim Basha e solli në Tiranë. Zëvendësimi u bë me Bujar Leskajn. Ky i fundit nuk kishte paratë e Agron Shehajt, por e rriti me 50% rezultatin duke shkuar në gati 33% dhe duke siguruar 4 mandate deputetësh.

Pra, duke treguar qartazi se Shehaj kishte dështuar dhe nuk kishte punuar.

Në Tiranë, së fundmi me mundësitë e mëdha financiare tentoi të ngrinte një imazh tjetër, por sa peshë do ketë në kryeqytet një vlonjat, që nuk ka kurajo të rikandidojë në Vlorë?

KALIMI

Ai ishte i gjashti në listë të sigurtë dhe falë shpenzimeve marramendëse mundi të siguronte shumë vota personale, kjo edhe me tentativën dhe imazhin e një politikani qytetar, që në fakt fasada shpesh gënjen.

Hijet politike dhe dështimet e Shehajt nuk mbulohen dot me call center, apo komentet në rrjetet sociale që ai i përdor për imazhin e tij. Një vendim i disa viteve më parë nga Autoriteti i Konkurencës, ku ka firmosur i pari i listës së Shkodrës, Helidon Bushati, tregon jo pak nga hijet e Agron Shehajt. (Lexo këtu)

Le të ndalemi këtu, si hyrje me hijet e Agron Shehajt, për t’u thelluar më tej në vijim me këtë personazh me imazhin e ngritur lart, që në fakt politikisht dhe hijet e tij e çojnë përtokë./CNA.al


LEXO TE PLOTE

Politikë

Nard Ndokës nuk i del e keqja me Bashën/ I nxjerr foton e 4 viteve më parë dhe e ironizon

Publikuar

-

Nga

Blendi Çuçi në vend të Lleshajt/ Befasohet Nard Ndoka: Rama ka rrëshqitur me këtë emër!

Ish-kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka ka ironizuar kreun e PD, Lulzim Basha.

Ndoka ka postuar në Instagram një foto, ku shfaqet krah për krah me Bashën nga ‘Çadra e Lirisë’ e vitit 2017. Basha dhe Ndoka ulur krah njëri tjetrit, kanë buzëqeshur teksa kanë qenë duke duartrokitur.

“Qesh e ngjesh”, shkruan Ndoka krahas fotos, duke shprehur dhe njëherë pakënaqësinë ndaj Bashës .

LEXO EDHE:  Intervista – Ilir Kulla komenton vizitën e Ilir Metës në Athinë/ PDIU, pakënaqësi të kuptueshme ndaj Metës

LEXO EDHE:  Rama gjobit bizneset e vogla dhe pasurohet vetë/ Basha bën llogaritë e Ramës

Kujtojmë se Ndoka e bën Bashën përgjegjës kryesor të humbjes së zgjedhjeve të 25 Prillit./CNA.al

LEXO TE PLOTE