LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Një ditë me vonesë/ Mbërrijnë në Rinas 100 mijë dozat e vaksinave

8 Prill 2021, 14:44, Politikë CNA
Një ditë me vonesë/ Mbërrijnë në Rinas 100

100 mijë vaksina anti Covid kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit.

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një statusi bëri me dije se vaksinat kanë ardhur me një ditë vonesë për shkak të rrëmujave në prag të zgjedhjeve.

Dozat e rradhës që mbërritën sot janë vaksinat kineze Sinovax.

?Aeroporti Nënë Tereza – Me një ditë vonesë për shkak të tentativës çmendurake për bllokimin e fushatës së vaksinimit dhe nxitjen e rrëmujës në prag të zgjedhjeve, mbërrijnë  100,000 vaksina të tjera anticovid. Më të vendosur se kurrë për të vazhduar me ritme të larta vaksinimin masiv dhe për të garantuar një sezon turistik të lehtësuar e me të ardhura të larta për Shqipërinë?, ka shkruar Rama./ CNA.al

Lajmet e fundit nga