Connect with Us

Në Europë ulet pritshmëria për të jetuar pas Covid-19/ Si krahasohet Shqipëria me rajonin

Ekonomi

Në Europë ulet pritshmëria për të jetuar pas Covid-19/ Si krahasohet Shqipëria me rajonin

Publikuar

-

Jetëgjatësia e pritshme për një të sapolindur është rritur në dekadën e fundit në Bashkimin Europian, sipas një publikimi të fundit të Eurostat.

Statistikat zyrtare tregojnë se jetëgjatësia është rritur, mesatarisht, me më shumë se dy vjet në dekadë që nga vitet 1960. Sidoqoftë, të dhënat më të fundit të disponueshme sugjerojnë që jetëgjatësia ka mbetur në vend, ose madje ka rënë në vitet e fundit në disa shtete anëtare të BE-së.

Për më tepër, pas shpërthimit të pandemisë COVID-19 vitin e kaluar, jetëgjatësia e pritshme në lindje ra në shumicën dërrmuese të Shteteve Anëtare të BE-së, që kanë të dhëna të disponueshme për vitin 2020. Uljet më të mëdha u regjistruan në Spanjë (-1.6 vjet krahasuar me 2019) dhe Bullgari (-1.5), ndjekur nga Lituania, Polonia dhe Rumania (të gjitha -1.4).

Burrat ishin më të prekur në shumicën e Shteteve Anëtare të BE-së me të dhëna të disponueshme për vitin 2020, me uljet më të mëdha të jetëgjatësisë së regjistruar në Bullgari (-1.7 vjet), Letoni dhe Poloni (të dy -1.5 vjet) si dhe Spanjë dhe Rumani (të dy -1.4 vjet).

Jetëgjatësia e pritshme në lindje është numri mesatar i viteve që një fëmijë i porsalindur do të jetonte nëse u nënshtrohej kushteve aktuale të vdekshmërisë (nivelet e vdekjeve të vërejtura për periudhën aktuale) gjatë gjithë pjesës tjetër të jetës së tij.

LEXO EDHE:  Vota kundër SHBA në OKB/ Agim Nesho: Një miopi dhe amatorizëm politik

Shqipëria, me pritshmërinë më të gjatë për të jetuar në rajon

Për Shqipërinë, të dhënat e fundit të disponueshme, që publikon Eurostat janë për vitin 2019.

Një shqiptar pritet të jetojë 79.1 vjet. Në krahasim me 2013-n, pritshmëria për të jetuar për një të sapolindur është rritur me 1.2 vjet. Një i sapolindur shqiptar pritet të jetojë më gjatë sesa një kroat, polak, malazez, maqedonas, serb, rumun. Bullgaria është shteti që ka pritshmërinë më të ulët për te jetuar me 75.1 vjet. Bullgaria është dhe shteti që ka vdekshmërinë më të lartë në Europë në raport me popullsinë.

Jetëgjatësia e pritshme në Shqipëri është 2.2 vjet më e ulët sesa mesatarja e Bashkimit Europian. Nuk ka të dhëna për vitin 2020, se sa e ka ndikuar Covid-19 këtë tregues për Shqipërinë, që deri tani ka shënuar një rritje të lartë të vdekshmërisë shtesë.

Më gjatë në Europë pritet të jetojnë zviceranët dhe spanjollët, me nga 84 vjeç secili. Më pas renditen italianët (83.6), islandezët (83.2), francezët, suedezët, norvegjezët, me rreth 83 vjet.

Për Italinë, që u godit e para nga Covid 19, pritshmëria për të jetuar u ul me 1.2 vjet në 2020-n, ndërsa rekordin e mban Spanja me -1.6 vjet./Monitor

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

BSH: Efekti direkt i pandemisë u ndie më shumë në hoteleri dhe në industrinë përpunuese

Publikuar

-

Nga

Banka e Shqipërisë e vlerëson rreth 6.3% efektin e drejtpërdrejtë negativ të pandemisë në ekonominë shqiptare për 9 muajt e parë të vitit 2020.

Vlerësimi është kryer duke marrë parasysh ndikimin e masave kufizuese të ndërmarra në secilin komponent të kërkesës agregate dhe, më tej, nëpërmjet aplikimit të tabelave input-output, është filtruar ndikimi i tyre në Prodhimin e Brendshëm Bruto.

Nga kjo analizë, ka rezultuar që sektorët që pësuan goditjen më të fortë nga pandemia ishin Akomodimi, Shërbimet dhe Industria Përpunuese. Sipas Bankës së Shqipërisë, rreth 75% e ndikimit të vlerësuar negativ të pandemisë së Covid-19 u përqendrua në këta tre sektorë. Pjesa tjetër e ndikimit negativ u shpërnda mes ndërtimit, industrisë nxjerrëse dhe tregtisë, çka tregon se në këta sektorë ndikimi ishte më i kufizuar. Sektori ku ndikimi i pandemisë u vlerësua më i ulët ishte bujqësia, duke qenë se aktiviteti i fermerëve nuk u ndikua shumë nga masat shtrënguese.

E zbërthyer sipas komponentëve të kërkesës agregate, rezulton se goditjen më të fortë e kanë pësuar eksportet, të cilat kanë rënë me 40.6%. Për eksportin e mallrave dhe të shërbimeve, vlerësimet janë bazuar në treguesit faktikë të tregtisë së mallrave dhe të shërbimeve.

Ndërkohë, komponentët e kërkesës së brendshme, konsumi privat dhe investimet kanë rënë përkatësisht me 4.5% dhe 5.8% në terma vjetorë. Për konsumin privat, vlerësimi është mbështetur në nën-komponentët sektorialë të kërkesës konsumatore, të cilët u ndikuan nga mbyllja dhe nga kufizimet në aktivitetet e bareve dhe restoranteve, e transportit publik dhe privat, e transportit ndërkombëtar të udhëtarëve etj. Për investimet, vlerësimi është bazuar në ecurinë e sektorit ndërtues dhe të importit të mallrave kapitale.

LEXO EDHE:  Kreu i PDK-së në Kosovë infektohet me koronavirus

LEXO EDHE:  “Pazaret” me oksigjenin gjatë pandemisë”/ Meta: Kriminale, pacientët lihen në mëshirë të spekulantëve

Paralelisht, Banka e Shqipërisë ka kryer edhe një vlerësim për efektin e goditjes në punësim, që vlerësohet në rreth -3% në terma mesatarë vjetorë. Kjo goditje vlerësohet të ketë prekur kryesisht punësimin e aktiviteteve “Akomodim”, “Industri përpunuese” dhe “Shërbime të tjera”. Sipas madhësisë së ndërmarrjeve, rënia e punësimit vlerësohet e shpërndarë përkatësisht, 39.6% në ndërmarrjet me mbi 50 të punësuar, 39.5% në ndërmarrjet me 1-9 të punësuar dhe 21% në ndërmarrjet e vogla.

Shpejtësia dhe ashpërsia e impaktit të masave shtrënguese të ndërmarra ndikoi negativisht edhe besimin e konsumatorëve dhe bizneseve, duke rritur pasigurinë e tyre për të ardhmen. Treguesi i ndjesisë ekonomike preku nivelin më të ulët historik në tremujorin e dytë të vitit. Mbyllja e detyruar e aktivitetit, rënia e kërkesës së brendshme dhe të huaj, problemet në zinxhirët e furnizimit dhe në qarkullimin e punonjësve ishin arsyet e raportuara nga bizneset si përgjegjëse për rënien e aktiviteteve në prodhim dhe shërbime, në reduktimin e punësimit dhe në përkeqësimin e gjendjes financiare.

Nga ana e tyre, Banka e Shqipërisë thekson se konsumatorët u bënë më pesimistë për të ardhmen, të ndikuar kryesisht nga pritjet negative për punësim, ndërkohë që kujdesi i shtuar në kryerjen e shpenzimeve u pasqyrua tek vlerësimet e tyre në rënie për blerjet e mëdha. Por, me lehtësimin gradual të masave, besimi i agjentëve ekonomikë erdhi në përmirësim dhe arriti të rikuperojë pothuaj 85% të rënies së shënuar në tremujorin e dytë./Monitor

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Shifrat e FMN-së/ Ekonomia shqiptare pritet të arrijë nivelin e parakrizës që këtë vit

Publikuar

-

Nga

Shifrat e FMN-së/ Ekonomia shqiptare pritet të arrijë nivelin e parakrizës që këtë vit

Fondi Monetar Ndërkombëtar është optimist që ekonomia shqiptare do të arrijë nivelin e parakrizës që këtë vit.

Në të dhënat e publikuara të Pasqyrës Ekonomike Globale të prillit, FMN parashikon që Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB), me çmime korente në 2020-n të arrijë në rreth 17.1 miliardë lekë, duke e tejkaluar nivelin e para pandemisë. Më herët, fondi parashikonte se niveli i parakrizës do të mund të tejkalohej vetëm në vitin 2022.

Rishikimi i shifrave erdhi, pasi FMN përmirësoi vlerësimin për ecurinë ekonomike për vitin 2020, me një rënie prej -3.5%, nga -7.5% që ishte pritshmëria fillestare një vit më parë, kur sapo kishte filluan pandemia.

Rishikimi erdhi në linjë me publikimet zyrtare të INSTAT, sipas të cilave ekonomia u tkurr me 3.31% në 2020-n, më pak edhe se vetë pritshmëritë e qeverisë prej -4.5%. Më pesimistja ishte Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, që priste një tkurrje prej -9% në 2020-n, e nisur nga varësia e lartë që ka ekonomia nga turizmi.

Në rajon, Shqipëria ka rënien më të ulët pas Serbisë (-1%). Shteti ballkanik më i goditur nga pandemia në 2020-n ishte Mali i Zi, me -15.2%, duke pasur ecurinë më negative nga gjithë Europa në Zhvillim. Maqedonia Veriut u tkurr me -4.5%, Kosova me -6%, Bosnjë Hercegovina me -5.5%.

Një tjetër shtet me varësi të lartë nga turizmi, Kroacia, u tkurr me -9%, sipas tabelave të FMN-së. Shteti i vetëm me rritje në Europën në zhvillim është Turqia, me +1.8%.

Sipas INSTAT, ekonomia humbi 560 milionë euro nga pandemia

Në vitin 2020, ekonomia ka humbur rreth 71 miliardë lekë, (560 milionë euro), si rrjedhojë e pandemisë që ktheu përmbys gati të gjithë sektorët në vend.

LEXO EDHE:  Vota kundër SHBA në OKB/ Agim Nesho: Një miopi dhe amatorizëm politik

LEXO EDHE:  Vota kundër SHBA në OKB/ Agim Nesho: Një miopi dhe amatorizëm politik

Sipas të dhënave të INSTAT, Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB), që llogarit vlerën e mallrave dhe shërbimeve përfundimtare të prodhuara nga ekonomia në një periudhë të caktuar, në vitin 2020 ishte 1.61 trilionë lekë (gati 13 mld euro), nga 1.68 trilionë lekë në 2019-n, duke u tkurrur me -4.2% në vlerë nominale dhe -3.3% në vlerë reale (duke llogaritur dhe deflatorin e PBB-së, prej -0.9%, që është negativ, ndonëse inflacioni mesatar në 2020-n ishte 1.6%!).

Të dhënat e detajuara vjetore të INSTAT, të përpunuara nga “Monitor” tregojnë se nga 11 aktivitete kryesore ekonomike, vetëm 3 prej tyre ishin me rritje, “pasuritë e paluajtshme”, “ndërtimi” si dhe “Administrata publike; arsimi; shëndetësia”. Të gjithë sektorët e tjerë ishin me rënie, më e fortë në grupin “Tregtia; transporti; aktivitetet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor”, që vuajtën direkt pasojat e kufizimeve dhe ndalimit të udhëtimeve, si dhe në industri (shiko grafikun: Ndryshimi i PBB-së në vlerë, sipas aktiviteteve ekonomike).

Pavarësisht shifrave të ulëta të rënies ekonomike, gjeneratorët kryesorë të punësimit kanë marrë një goditje të fortë. Dy sektorët me rënien më të lartë “Tregtia; transporti; aktivitetet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor” dhe industria kanë gjithsej 340 të punësuar sipas INSTAT, ose 64% të të punësuarve në sektorin privat jobujqësor./Monitor

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Air Albania do të ulet në Kukës/ Balluku: Me 18 Prill, fluturimi i parë

Publikuar

-

Nga

Rrogat e larta?/ Balluku: Kur isha drejtuese kam luftuar për kontrollorët

Pas pak ditësh do të përfundojnë punimet në aeroportin e Kukësit dhe do të realizohet fluturimi i parë.

Kështu ka deklaruar sot Ministrja e Transporteve Belinda Balluku, gjatë prezantimit si kandidate për deputete nga drejtuesi politik i PS në Tiranë, Erion Veliaj.

Sipas Ballukut, fluturimi i parë, në aeroportin e Kukësit do të realizohet më datë 18 Prill.

“Për pak ditë dorëzojmë aeroportin e Kukësit. Në datë 18 Prill do të kemi fluturimin e parë atje dhe dua që të shikoj shumë të gjithë ata që folën për projekte 3D dhe foto të marra nga projekte të tjera se çfarë do të thonë kur Air Albania të ulet atje me 132 kuksianët”, deklaroi Belinda Balluku./CNA.al

LEXO TE PLOTE