Showbizz
“Mos më lër vetëm”/ Lediana ia plas të qarit në takimin me Mevlanin

Në puntatën e kaluar është transmetuar takimi i parë i Mevlanit dhe Ledianës pasi u deklaruan për njëri-tjetrin. Teksa të gjithë prisnin një takim të ëmbël dhe dashuror, në fakt ishte krejt e kundërta.
Gjatë takimit pati një zënkë mes tyre, ku dyshja filluan t’i kërkojnë llogari njëri-tjetrit se pse nuk tregonin interes.
Lediana u nervozua dhe pati një shpërthim në të qarë për shkak të situatës. Mevlani u mundua ta qetësonte dhe i shprehu dhe dashurinë duke i thënë se nuk mund ta shihte dot duke qarë, madje i tha dhe “të dua”.
Pas takimit pati shumë nervozizëm edhe në studio pas ngacmimit të Antonelës, ku Mevlani filloi të qeshte.
Lediana u shpreh se nuk e dashuronte Mevlanin por thjesht ka një pëlqim ndaj tij. Kjo nuk e bëri të ndihej aspak mirë Mevlanin i cili në fillim u shpreh se nuk donte të komentonte asgjë pasi është e disata herë që ajo po e hedh poshtë në studio.
Por fundi i takimit ishte ndryshe, dyshja u pajtuan madje i bënë dhe premtime njëri-tjetrit.
Lediana i kërkoi Mevlanit të mos e linte vetëm dhe ai i premtoi që s’do ta bënte një gjë të tillë./ CNA.al