Connect with Us

“Momenti më i bukur kur vesha fanellën e Shqipërisë”, talenti i QPR: Kam si idhull Kristiano Ronaldon

Sport

“Momenti më i bukur kur vesha fanellën e Shqipërisë”, talenti i QPR: Kam si idhull Kristiano Ronaldon

Publikuar

-

Edhe pse bota është e mbërthyer nga kufizimet e shkaktuara nga pandemia Covid-19, kjo nuk e pengoi futbollistin Armelindo Mema, që të bashkohej me ekipin Kombëtar U-19 muajin e kaluar për t’u vënë nën urdhrat e trajnerit kuqezi, Armando Cungu. Talenti shqiptar i rritur në Angli i mori leje klubit të tij Queens Park Rangers dhe u paraqit në grumbullimin e kuqezinjve.

Më herët ai ka qenë pjesë edhe e ekipeve të tjera të moshave kuqezi, teksa përgatitet të bëjë hapin e madh, edhe pse është 18 vjeç. Bëhet fjalë për një sulmues mjaft teknik, i cili mund të luajë qoftë si pykë, qoftë edhe si sulmues i tërhequr që mund të krijojë hapësira për vete dhe ekipin falë aftësive të tij me topin.

Duke folur për rubrikën “Talenti Shqiptar” në Fshf.org, Mema shprehet se ndihet shumë mirë me fanellën kuqezi dhe nuk e fsheh kënaqësinë e të qenit pjesë e ekipeve kombëtare.

“Marrëdhënia ime me lojtarët dhe me trajnerin në ekipin Kombëtar U-19 është e shkëlqyer. Shkoj mirë me të gjithë shokët e skuadrës. Mund të them se atmosfera është pozitive dhe puna që bëhet është shumë profesionale. Gjithashtu, më kanë pritur shumë mirë që të gjithë dhe më kanë bërë të ndihem si në shtëpi”, – thotë Armelindo, teksa kujton edhe një nga momentet më të veçanta të eksperiencës së tij me kuqezinjtë.

Në miqësoren e Kombëtares U-18 të 25 prillit 2019 ndaj Maqedonisë së Veriut, trajneri Nevil Dede vendos ta hedhë në fushë në pjesën e dytë Memën, teksa rezultati ishte në shifrat 0-0. Talenti i ri arriti të zhbllokojë rezultatin në çastet e fundit të sfidës, duke realizuar golin e fitores 1-0. Një ndjesi fantastike për Memën të shijonte ato emocione me fanellën kuqezi.

“Momenti më i bukur për mua me fanellën e Shqipërisë ishte ai kur luajta në miqësoren ndaj Maqedonisë së Veriut U-18 në prill të vitit 2019 në stadiumin e Librazhdit. Arrita të shënoj golin e vetëm të takimit në minutat e fundit dhe falë atij goli ne fituam me rezultatin 1-0. Të festoja me skuadrën, tifozët dhe familjarët e mi në stadium ishte një ndjesi fantastike”, – tregon sulmuesi i ri.
Sigurisht, ashtu si edhe të gjithë bashkëmoshatarët e tij, Mema i ka të qarta objektivat, për t’u bërë një futbollist me emër në të ardhmen, qoftë në nivel klubi, ashtu edhe me përfaqësuesen shqiptare.

“Objektivi im është që të bëhem një futbollist gjithmonë e më i mirë si edhe të transferohem në një klub të madh në një prej kampionateve më të rëndësishme në Europë. Gjithashtu, synoj që të përfaqësoj sa më mirë Shqipërinë në turnetë ndërkombëtare dhe të luaj sa më shumë ndeshje me fanellën kuqezi”, – shton Armelindo.

Edhe ai, si shumë të rinj në futboll, ka idhull Kristiano Ronaldon dhe e sheh yllin portugez si në një model frymëzimi në karrierën e tij.

“Idhulli im në futboll është Kristiano Ronaldo. Kur isha i vogël ndiqja shumë ndeshje të Mançester Junajtid dhe duke parë këtë kampion në fushë u bëra edhe tifoz i skuadrës së madhe angleze. Përkushtimi ndaj futbollit dhe puna e palodhur e Ronaldos janë një frymëzim i madh për mua”, – thotë ndër të tjera Armelindo Mema.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Live Superiorja/ Teuta zhbllokon ndeshjen, ende nuk ka gol në Laçi-Vllaznia

Publikuar

-

Nga

Duele mjaft interesante, që kanë nisur prej orës 16:00. Lacci-Vllaznia është kryendeshja e javës, mes skuadrave që duan titullin kampion. Ky duel po luhet, sikurse edhe Apolonia-Teuta.

Durrsakët morën javën e kaluar vendin e parë në klasifikim dhe do tentojnë të mos e lëshojnë më, ndaj marrja e tre pikëve me fierakët e vendit të fundit është detyrim.

LAÇI-VLLAZNIA 0-0

APOLONIA-TEUTA 0-1
Shënues: L. Vila 19′

19′ Lorenco Vila ka realizuar në Fier kundër Apolonisë dhe Teuta kryesuese e kampionatit kalon në epërsi ndaj Apolonisë

LEXO TE PLOTE

Sport

Përmbysje dramatike e Dinamos me Korabin, skuadrat mike bëjnë ligjin

Publikuar

-

Nga

Burreli dhe Dinamo do të luftojnë deri në fund për t’u ngjitur në Superiore. Matjanët kanë bërë detyrën ditën e sotme, duke fituar në transfertë me skuadrën e Vorës me shifrat 0-3. Skuadra e Nikajt e zhbllokoi ndeshjen me Raboshtën në fundin e pjesës së parë.

Në të dytën Kurbneshi me penallti ndëshkoi sërish skuadrën vendase, kurse japonezi Takashi mbylli të gjitha llogaritë. Në Peshkopi ndërkohë ndeshje ishte shumë emocionuese, me Korabin që u mposht nga Dinamo me përmbysje.

GRUPI A (PLAY-OFF)
Korabi-Dinamo 1-2
Shënues:
 Marku 58’ / Didjiwa 82’, Welber 89’
Vora-Burreli 0-3
Shënues:
 Raboshta 42’, Kurbneshi (pen.) 78’, Takashi 83’

Gara për mbijetesë në grupin A vijon të jetë interesante, pasi Partizani B dhe Oriku kanë marrë pikët e plota. Vlonjatët iu falën Branicës në ndeshjen me Besëlidhjen, kurse Bërdufi dhe Zani i dhanë tre pikët skuadrës së Partizanit B në Shkodër kundër Veleçikut.

Ky duel përfundoi më rezultatin 1-2 dhe ishte Taulant Marku që shënoi i pari, por më pas Djidjiwa dhe Welber mposhtën dy herë portierin e dibranëve dhe i dhanë tre pikët Dinamos, që ngjitet në vendin e dytë me dy pikë më pak se Burreli.

Më ndryshe situatë në grupin B, pasi Lushnja ka marrë tre pikët kundër Elbasanit të vendit të fundit. Fatet e kësaj ndeshjeje i vendosi sulmuesi me eksperiencë, Vilfor Hysaj, i cili shënoi në portën e verdhebluve që janë të rënë një kategori më poshtë.

GRUPI A (PLAY-OUT)
Veleçiku-Partizani B 0-2
Shënues: 
Bërdufi 33’, Zani 54’
Oriku-Besëlidhja 1-0
Shënues:
 Branica 17’

GRUPI B (PLAY-OUT)
Elbasani-Lushnja 0-1
Shënues:
 Hysa 74’

LEXO TE PLOTE

Sport

Vetëm Teuta pa ndryshime, Duro e Brdaric vendosin luftëtarët për derbin

Publikuar

-

Nga

Duele mjaft interesante, që nisin prej orës 16:00. Laçi-Vllaznia është kryendeshja e javës, mes skuadrave që duan titullin kampion. Në të njëjtën orë luhet edhe Apolonia-Teuta.

Durrsakët morën javën e kaluar vendin e parë në klasifikim dhe do tentojnë të mos e lëshojnë më, ndaj marrja e tre pikëve me fierakët e vendit të fundit është detyrim. Një orë para ndeshjes janë zbuluar edhe formacionet e këtyre skuadrave, që janë si më poshtë:

LAÇI-VLLAZNIA
LAÇI:
 Sherri, Marku, Malota, Obanor, Musta, Lushkja, Deliu, Shehu, Mazrekaj, Xhixha, Harmon. Trajner: Shpëtim Duro
VLLAZNIA:
 Zogovic, Gurishta, Adili, Shehi, Isaevski, Krymi, Jonuzi, Marku, Kruja, Hoxhaj, Cisse. Trajner: Thomas Brdaric

APOLONIA-TEUTA
APOLONIA:
 Harizaj, Diop, Sota, Repaj, Haxhiu, Shanaj, Smaçi, Zoga, Mihana, Levend, Vasilj. Trajner: Fabrizio Cammarata.
TEUTA: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Jackson, Aleksi, Daja, E. Vila, L. Vila, Bregu, Krasniqi. Trajner: Edi Martini.

LEXO TE PLOTE