LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x
09:04 Politikë

Nasip Naço, në SPAK

Ish-ministri Nasip Naço është paraqitur mëngjesin e kësaj ...

Meta nuk heq dorë nga AlbControl/ Bën lëvizjen e radhës

8 Prill 2021, 10:52, Aktualitet CNA
Meta nuk heq dorë nga AlbControl/ Bën lëvizjen e radhës

Presidenti Ilir Meta i ka kërkuar Kontrollit të Lartë të Shtetit nisjen e auditimit të plotë në shoqërinë “Albcontrol”, pasi punonjësit e saj bllokuan fluturimet në aeroportin e Rinasit.

Nisur nga situata tepër e rëndë e krijuar në aeroportin e Rinasit, ku prej dy ditësh janë bllokuar fluturimet, Presidenti i Meta, i është drejtuar sot zyrtarisht Kontrollit të Lartë të Shtetit, duke i kërkuar të fillojë pa vonesë një auditim të plotë në shoqërinë ?Albcontrol? mbi:

– mënyrën e menaxhimit të kësaj shoqërie;
– respektimin e dispozitave ligjore në vendimmarrjet e organeve drejtuese;
– përdorimin e fondeve publike;
– respektimin e procedurave në marrëdhëniet e punës, si dhe
– çdo aspekt tjetër që paraqet rrezik për veprimtarinë e sigurt dhe funksionimin normal të ?Albcontrol?.

“Presidenti Meta po ndjek nga afër dhe me vëmendje zhvillimet lidhur me menaxhimin e situatës në ?Abcontrol? dhe në aeroportin ?Nënë Tereza?, dhe i kërkon autoriteteve respektive të marrin të gjitha masat, për të mos vënë në rrezik sigurinë e hapësirës ajrore në Republikën e Shqipërisë, për të rifilluar pa vonesë funksionimin e monitorimit ajror dhe të shërbimeve aeroportuale, duke respektuar të drejtat dhe detyrimet reciproke, pa tejkaluar në mënyrë shproporcionale me reagimin e tyre, përgjegjësitë ligjore mbi këtë rast.

Presidenti i Republikës u bën thirrje për reflektim të gjithë aktorëve të përfshirë dhe është i gatshëm në çdo moment të thërrasë urgjent një tryezë për një zgjidhje sa më të shpejtë dhe të arsyeshme”, thuhet në njoftimin e Presidencës./CNA.al

Lajmet e fundit nga