Aktualitet
Me premtime nga Elbasani/ Bardhi: PD do të japë llogari pas 4 vitesh

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qarkun e Elbasanit Gazment Bardhi në një takim me banorët e Elbasanit vijoi fushatën ku nuk munguan premtimet.
Sipas tij, PD nuk premton mrekulli por do të angazhohet maksimalisht për të rikthyer situatën normale në vend. Ai tha se ekipi i PD në Elbasan kanë marrë angazhime të realizueshme, të matshme, për të cilat do të japin llogari pas 4 vitesh.
“Kur ndamë zonat e marrjes në përgjegjësi, Qaniu më kërkoi pikërisht këtë lagje se tha, i kam njerëzit e mi dhe dua t’u rri në krah para dhe pas fushatës. Unë e shoh që vendimin ju e paskeni marrë. Përgjegjësia jonë në raport me besimin e secilit prej jush vjen me 26 prill e mbrapa. Po e thamë fjalën, do duhet me i qendru. Në këtë fushatë kemi vendos të mos dalim para njerëzve e të flasim gjëra që nuk i bëjmë dot. Do ishim të pavërtetë nëse do premtonim mrekulli këtu.
Dhe pas 4 vitesh të vimë e të themi, nuk i bëmë dot se kështu gjetëm ca borxhe në qeveri, po na jepni votën se do i bëjmë herën tjetër. Nuk ka më herë tjetër. Nuk ka më shans Shqipëria e këta djemtë e rinj që janë këtu, e brezi im. Prandaj në këtë fushatë ne kemi dalë me angazhimin për të kthyer normalitetin. Më mirë vij këtu, jam i vërtetë e them do bëj 3 gjëra, se sa të premtoj 300 e mos të bëj asnjërën. Nuk keni më mundësi, kohë e nerva me duru sërish këtë lloj modeli, që vjen këtu, merr besimin tuaj dhe e shndërron në mirëqënie për vete”, u shpreh Bardhi./ CNA.al