Connect with Us

Majlinda Bregu prezanton projektin 3 vjeçar për turizëm të qëndrueshëm

Politikë

Majlinda Bregu prezanton projektin 3 vjeçar për turizëm të qëndrueshëm

Publikuar

-

/
Majlinda Bregu prezanton projektin 3 vjeçar për turizëm të qëndrueshëm

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu, nëpërmjet një takimi online u shpreh se Shqipëria krahasuar me viti 2019, është prekur shumë në sektorin e turizmit pas goditjes nga pandemia një vit më parë.

Sipas Bregut, pas arritjes së marrëveshje të përbashkët për një turizëm të qëndrueshëm, në tre vjet do ketë një angazhim më të madhë nga ekspertë dhe organizat të shoqërisë civle për të rritur ardhjen e vizitorëve vitet e ardhshme.

Kemi udhëtuar me mend kudo ku gjenim qetësi e bukuri këto dy vite. Por nëse shumë prej nesh janë mërzitur nga anullimi i udhëtimeve prej pandemisë, operatorët turistikë e ekonomitë e rajonit janë dëmtuar shumë.

75% më pak vizitorë në 2020 krahasuar me 2019 duke e kthyer Rajonin tonë në zonën më të prekur nga humbjet e Turizmit.

Deklarata e #Tiranës për mbështetjen e rimëkëmbjes dhe rritjes së qëndrueshme të # turizmit në rajon është miratuar nga Ministrat dhe përfaqësuesit e #Ballkanit Perëndimor 

Duke përfunduar me sukses @tourismprojects_rcc &, RCC po përgatitet për hapin e tij të ardhshëm: Turizmi i qëndrueshëm të jetë në qendër të Tregut të Përbashkët Rajonal 2021-2024.

LEXO EDHE:  “Minishengeni synon heqjen e taksës”/ Haradinaj: Kosova kundër izolimeve rajonale

Sot kjo ngjarje shënoi fundin e një projekti të suksesshëm të RCC-së #EUfunded #TourismDevelopment i cili në 3 vjet projekt;

 Angazhoi 100 ekspertë dhe profesionistë nga afërsisht 60 organizata të shoqërisë civile

 Mbështet 4 rrugët kryesore të kulturës dhe aventurave

 Shpërbleu 36 grante të vogla përmes 3 cikleve të granteve

 Konkursi i organizuar i parë rajonal #futourismo

shumë më tepër  link në bio.  #TiranaDeclaration on supporting sustainable #tourism recovery and groëth in the region has been endorsed by Ministers and representatives of the #ËesternBalkan6” shkruan Bregu./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Na çoi në konflikt me ndërkombëtarët”/ Bylykbashi flet me bindje: Basha shkarkohet më 11 Dhjetor

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Deputeti i PD Oerd Bylykbashi, thekson se vendimet e gabuara strategjike që ka marrë Basha ndër vite kanë dërrmuar Partinë Demokratike, duke e çuar në konflikt edhe me ndërkombëtarët.

Në një dalje televizive, ai u shpreh se në Kuvendin e 11 dhjetorit do të votohet edhe për shkarkimin e Bashës.

 “Statuti e parashikon që kryetari shkarkohet nga kuvendi kombëtar. Kryetari i Partisë shkarkohet nga kuvendi. Tashmë nuk ka dyshim që e gjitha po projektohet drejt asaj për një seri veprimesh që ka marr zoti Basha që na kanë çuar edhe tek humbja e zgjedhjeve. 



LEXO EDHE:  Parlamenti, seance te posacme per ligjin e Turizmit

LEXO EDHE:  Shqipëria, ndër vendet me varësi më të lartë nga turizmi në botë/ Pasoja nga Covid-19

Është e pa diskutueshme blerja masive e votës që ka bërë Rama, që është vepër penale, kriminale. Por nga ana tjetër kemi një Bashë që ka marr vendime strategjike të gabuara. Jo para 25 prillit, por duke filluar nga ngritja e çadrës e këtej që kanë çuar PD në turbulenca duke dërrmuar energjitë e partisë edhe në raport me ndërkombëtarët.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Basha nuk pyet për Kushtetutë”/ Bylykbashi: E paralajmërova por donte të bëhej lider

Publikuar

-

Nga

Oerd bylykbashi, është shprehur se e ka paralajmëruar Lulzim Bashën për pasojat e djegies së mandateve.

Në një intervistë për mediat, deputeti PD, është shprehur se e dinte se çfarë do të ndodhte nëse do të digjeshin mandatet pasi ai vetë në vitin 2008 ishte ai që kishte parashikuar në kod zgjedhor një nen kundër djegies të mandateve.

“Në atë kohë unë jam kontestuar Bashës një muaj para se ai anonçonte djegien e mandateve. Ia kam kundërshtuar si, antikushtetues. Një kryetar që pretendon të bëhet lider mendon se mund të kapërcehet kushtetuta, dhe nuk e kishte problem atë që i thosha unë se është antikushtetuese.



LEXO EDHE:  Parlamenti, seance te posacme per ligjin e Turizmit

LEXO EDHE:  Fotot/Zbuloni sekretet e këtij vendi kaq të bukur

Të detyrosh deputetët të lënë mandatet është antikushtetues. Mandati është i deputetit është i popullit nuk është i kryetarit të partisë e as i partisë. Unë i kam thënë këtë, përveçse është antikushtetues e kjo mund të mos jetë në interesin tënd, më 14 janar 2019. Do të mbushet parlamenti, sepse unë me dy koleg kemi shkruar nenin ne kodin zgjedhor në vitin 2008 kundër djegies së mandateve. Është i hekurt. Do të prodhoje si pasojë mbushjen e parlamentit me pjesën e dytë listës. Këtë e bëmë kundër partisë socialiste sepse kërcënonte me djegie mandatesh./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kuvendi i 11 dhjetorit/ Bylykbashi tregon si do të verifikohen firmat

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi, i rreshtuar krah liderit  Sali Berisha, thotë se Kuvendi i 11 dhjetori do të quhet legjitim dhe do të ketë vlerë vetëm nëse do të ketë pjesëmarrjen e mbi 50% të delegatëve.

“Statuti është ligji dhe kushtetuta për ne. Kësaj radhe për here të parë është thirrur baza e partisë, dhe e gjitha kjo është politike por ka edhe element statusore. Për herë të parë vihet në funksion një mekanizëm që nuk është vënë më parë. Është 50% +1  delegatëve e 7646 delegatëve siç e ka anoncuar në kuvendin e fundit komisioni që ngre kuvendi vetë. Është ai që ka thënë se ky numër nuk ndryshon. Më pas, vendimet sipas rastit mund të merren me 50 plus 1 të atyre që janë present”, tha ai në një dalje televizive.

LEXO EDHE:  “Minishengeni synon heqjen e taksës”/ Haradinaj: Kosova kundër izolimeve rajonale

LEXO EDHE:  Shqipëria, ndër vendet me varësi më të lartë nga turizmi në botë/ Pasoja nga Covid-19



I pyetur si do të verifikohen firmat, Bylykbashi është shprehur se procesi do të ketë transparencë maksimale.

“Verifikimi i parë është thirrja. Me pas verifikohet kuorumi e vetëm atëherë mund të ketë vendimmarrje. Vendimin për ta thirrur Kuvendin e merr ose Këshilli Kombëtar dhe Kryesisë. Ky komision do të verifikojë a është thirrur kuvendi? A janë 1/4 e anëtarëve? Për verifikim sasior pra si numër, a janë 1913 mos gaboj kërkesa me shkrim e më pas a janë delegatë këto apo jo? Ne e dimë që ka 4200 kërkesa mjaftojnë vetëm 1900 e pak që të quhet i thirrur Kuvendi.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE