Connect with Us

Lajm i mirë nga kosova/ Vitia: Asnjë i vaksinuar nuk ka pasur efekte anësore

Kosova & Rajoni

Lajm i mirë nga kosova/ Vitia: Asnjë i vaksinuar nuk ka pasur efekte anësore

Publikuar

-

Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia tha se kontigjenti tjetër i vaksinave kundër koronavirusit, pritet të arrijë në Kosovë në fund të muajit prill, ose në fillim të majit.

Më 28 mars, në Kosovë arriti kontingjenti i parë me 24.000 doza të vaksinës së AstraZenecas. Këto vaksina, Kosova i mori falas përmes programit COVAX të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Agjencia për Fëmijë e Kombeve të Bashkuara, UNICEF, ka njoftuar se gjatë muajit maj Kosova do të furnizohet edhe me 76.800 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Në total, Kosova nga COVAX-i do të marrë falas 100.800 doza të vaksinës së AstraZenecas.

“Jemi në kontakte me shtetet mike që sa më shpejt të sigurojmë sasi të vaksinave. Ne kemi kërkuar nga gjithë miqtë tanë të kontribojnë dhe ndihmojnë në këtë situatë. Akoma nuk e kemi një pergjigje definitive nga këto shtete”, tha Vitia, pa saktësuar se për cilat shtete bëhet fjalë.

Këto komente, ministria Vitia i bëri në sallën 1 Tetori në Prishtinë, ku të enjten ka nisur vaksinimi i personave mbi moshën 85-vjeçare, kundër COVID-19, sëmundjes që shkakton koronavirusi.

Ministri Vitia tha se deri më tash nuk është shënuar asnjë rast që ka pasur ndonjë efekt anësor nga vaksinat.

LEXO EDHE:  Situata e Covid në Kosovë/ OBSH: Shifra shqetësuese, po ballafaqohemi me një fazë të re

“Vaksina është e sigurt dhe ftoj gjithë qytetarët mbi moshën 85 vjeç të lajmërohen dhe vaksinohen”, tha Vitia.

Më 29 mars Kosova ka nisur fushatën e imunizimit. Me vetëm 24,000 vaksina deri tash në dispozicion, Kosova është vendi që ka vaksinuar më së paku banorë në Evropë. Nga 7 prilli, në Kosovë kanë nisur të zbatohen masat e reja për luftim të pandemisë.

Në mesin e masave që do të zbatohen janë edhe ora policore në periudhën 22:00-05:00, mbyllja e bizneseve të gastronomisë deri më 18 prill, përveç shërbimeve “merr me vete”, “dërgesë me porosi” apo marrjes së porosive pa u larguar nga makinat, si dhe zhvillimi i mësimit në institucionet arsimore në versionin online./ REL

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Doza të reja të Pfizer/ Kosova siguron 100 mijë vaksina anti Covid

Publikuar

-

Nga

Ekspertët: Mos zgjidhni mes vaksinave, merrni cilëndo që u jepet

Kosova do të sigurojë mbi 100,000 vaksina kundër koronavirusit Pfizer/BioNTech deri në fund të qershorit.

Lajmi u bë i ditur nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili synon shpërndarjen e drejtë të vaksinave edhe në vendet në zhvillim.

COVAX publikoi të hënën një listë me 146 vende të botës, ku ka shpërndarë dhe pritet të shpërndajë vaksina kundër koronavirusit.

Në këtë listë bëhet e ditur se në rundin e tretë të shpërndarjes nga COVAX, i cili përfshin periudhën prill-qershor 2021, Kosova do të sigurojë 100,620 doza të vaksinës Pfizer/BioNTech.

Kosova, në fund të muajit të kaluar, ka marrë 24,000 doza të vaksinës AstraZeneca, përmes COVAX-it.

Në listën e publikuar të hënën bëhet e ditur se në rundin e dytë të shpërndarjes nga COVAX, që mbulon periudhën shkurt-maj 2021, Kosova do të sigurojë në total 100,800 vaksina AstraZeneca.

LEXO EDHE:  Kuvendi ia lë në duar Qeverisë nismën për shfuqizimin e Speciales

LEXO EDHE:  Kuvendi ia lë në duar Qeverisë nismën për shfuqizimin e Speciales

Marrë parasysh 24,000 dozat fillestare, Kosova do të marrë edhe 76,800 vaksina AstraZeneca deri në fund të muajit të ardhshëm.

Si Pfizer/BioNTech, ashtu edhe AstraZeneca duhet të jepen në dy doza për të arritur efektin maksimal.

Fushata e vaksinimit në Kosovë ka nisur më 29 mars. Prioritet në imunizim u është dhënë punonjësve shëndetësorë dhe të moshuarve./ REL

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Bilanci i Covid-19 në Kosovë/ Ndërrojnë jetë 8 persona në 24 orë

Publikuar

-

Nga

Gjatë 24 orëve të fundit, 8 pacientë kanë ndërruar jetë nga Covid në Kosovë. Instituti i Shëndetit Publik në vendin fqinj raporton se në këto 24 orë kanë rezultuar pozitivë 345 persona.

Numri total i rasteve pozitive është 98.341 raste nga 478.625 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.996 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 518 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 82.582 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.763./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Albin Kurti zotohet për përkrahjen e diasporës shqiptare

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Albin Kurti zotohet për përkrahjen e diasporës shqiptare

Kryeministri i Kosovës dhe njëherësh kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, bashkë me kandidatët për deputetë për Kuvendin e Shqipërisë, Boiken Abazi, Iliaz Shehu dhe Kreshnik Merxhani, ka zhvilluar një diskutim online me komunitetin shqiptar që jeton dhe punon në Itali.

Ai shprehet se gjatë tri dekadave diaspora ka kontribuar aktivisht në ekonominë e Shqipërisë dhe atë të Kosovës, por pavarësisht kësaj, ajo nuk ka pasur vëmendjen e merituar nga institucionet.

“Në këto tri dekada diaspora ka kontribuar aktivisht dhe masivisht në ekonominë e vendeve tona, madje ajo e ka ruajtur paqen sociale gjatë krizave ekonomike të vendeve tona, e megjithatë nuk ka pasur vëmendjen e merituar nga institucionet. Shqiptarët në Itali janë një faktor përcaktues për marrëdhëniet e dy vendeve”, shkruan Kurti.

Kreu i qeverisë së Kosovës thotë se ai personalisht, por edhe kandidatët e LVV-së në Shqipëri do të mbështesin dhe përkrahin diasporën.

Z. Kurti nënvizon se diaspora jonë është jetike dhe kontribuon në zhvillimin dhe fuqizimin e mëtejshëm të kombit shqiptar.

“Si Qeveri e Kosovës bashkë me LVV në Kosovë dhe Shqipëri, angazhohemi së bashku që mërgata ta ketë përkrahjen që meriton, për të rritur edhe më tej kontributin e saj jetik për zhvillimin e kombit tonë. Për këtë arsye bashkë me Boikenin, Iliazin dhe Kreshnikun zhvilluam këtë takim për t’u njohur më mirë me nevojat e komunitetit tonë në Itali i cili përbëhet prej më shumë se gjysmë milioni personash. Shqiptarët e Italisë pretendojnë me të drejtë një rol më aktiv në politikë-bërje”, ka shkruar Kurti.

LEXO EDHE:  Bie numri i viktimave në Kosovë/ 321 të infektuar me Covid në 24 orë

LEXO EDHE:  Situata e Covid në Kosovë/ OBSH: Shifra shqetësuese, po ballafaqohemi me një fazë të re

Po ashtu, kryeministri Albin Kurti, pohon se gjatë bisedës me shqiptarët që jetojnë në Itali, është vënë theksi edhe tek nevoja e hartimit të strategjive të përbashkëta, me qëllim parandalimin e ikjes së të rinjve.

“Ky qe një hap i rëndësishëm dhe gjithëpërfshirës, që dëshmon se si vullneti ndryshon rrethanat e që na sheh edhe njëherë të bashkuar përtej kufijve të imponuar. Me qeverinë e re në Prishtinë e me ngritjen e Lëvizjes në Shqipëri, këso takimesh do të shndërrohen në praktika të zakonshme për të afruar dhe mobilizuar edhe më tej bashkëkombësit tanë jashtë vendlindjes”, ka shkruar ai./euronews

LEXO TE PLOTE