Connect with Us

Kosovë/ 18 persona në pranga për mashtrime nga call-center

Kosova & Rajoni

Kosovë/ 18 persona në pranga për mashtrime nga call-center

Publikuar

-

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se ka sekuestruar dhe ka ngrirë 2 milion e 389 mijë e 750 euro në kuadër të një operacionit në disa call-center në Prishtinë dhe Ferizaj nën dyshimet për mashtrim të qytetarëve gjermanë.

Nga aksioni i Prokurorisë Speciale i nisur nga data 31 mars, rezultoi me arrestimin e 18 personave të cilët akuzohen për veprat penale, të mashtrimit dhe krimit të organizuar. Aksioni i policisë së Kosovës është bërë në bashkëpunim edhe me policinë gjermane, përkatësisht me prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme në Bamberg të Gjermanisë.

Po ashtu janë sekuestruar nëntë vetura si dhe një numër i konsiderueshëm kompjuterësh, serverësh dhe telefonash celularë, që janë shfrytëzuar për kryerjen e veprave penale”, njofton Prokuroria Speciale.

Pas arrestimit të këtyre personave, Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, aprovoi kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit në këtë çështje penale. Masën e paraburgimit është një muaji për çdo të pandehur.

“Ekziston dyshimi i bazuar se që nga viti 2018 dhe në vazhdimësi deri me datën 31 mars 2021, të pandehurit duke vepruar si grup i organizuar dhe i strukturuar me hierarki dhe me role të përcaktuara, të udhëhequr nga të pandehurit A.F. dhe F.D. dhe në bashkëpunim mes tyre, me dashje dhe qëllim të përfitimit pasuror të kundërligjshëm dhe veprimtarisë së përgjithshme të grupit kriminal të organizuar për kryerjen e veprimeve mashtruese në formën e ashtuquajtur tregtisë kibernetike përmes platformave dhe një softueri të programuar për drejtimin e platformave të tilla, të njëjtit paraqiten si tregtar në disa faqe internetit të cilët u drejtohen personave të interesuar në Gjermani.

Duke i kontaktuar përmes telefonit dhe duke i bindur personat e interesuar me premtime për fitime të larta duke i vënë të njëjtit në lajthitje e që ata u besonin për të bërë pagesa në llogari të ndryshme, për kompanitë të cilat e ushtrojnë biznesin e shërbimeve telefonike Call Center”, thuhet në njoftim, ku bëhet e ditur se humbja financiare e të dëmtuarve arrin në rreth katër milion euro.

LEXO EDHE:  Ministrat, shërbëtorë të mafio-oligarkëve/Rëndojnë ekonominë

Edhe në nëntor të vitit të shkuar, autoritetet e sigurisë në Gjermani së bashku me policinë në Kosovë ia dolën të godasin një bandë kriminele që operonte nga Kosova dhe përfitonte miliona euro, duke gënjyer pensionistët me premtime për fitore në lloto. Atë kohë në Kosovë u arrestuan nëntë vetë.

Pjesëtarët e grupit kriminal merrnin në telefon duke folur gjermanishte të rrjedhshme nga një “Call-Center” në Kosovë kryesisht persona të moshuar dhe të vetmuar, njoftonte agjencia e lajmeve afp, duke iu referuar të dhënave të policisë.

Pjesëtarët e grupit, u premtonin fitore prej disa qindra mijëra eurosh në lloto qytetarëve gjermanë. Por për të siguruar paratë e fituara në gjoja lloton, kriminelët kërkonin pagesa tarifash për transportin, sigurimet apo kosto për noterin.

Me informacionet e përfituara nga këto arrestime policia arriti të identifikojë organizatorët, të lokalizojë “Call-Centerin” në Kosovë e në fund ta shkatërrojë bandën.DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Kosovë-Serbi/ Vuçiç: Pres vazhdimin e dialogut në maj ose qershor

Publikuar

-

Nga

“Për inat të PE”/ Vuçiç bën deklaratën e fortë: Do të vazhdoj punën drejt delegjitimimit të pavarësisë së Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, deklaroi sot se pret që në takimet që do të zhvillojë në Bruksel  do të ketë bisedime pozitive dhe konstruktive si dhe vazhdimin e dialogut me Prishtinën në Maj ose Qershor.

Vuçiç u shpreh se gjatë vizitës së tij të parë në Bruksel, ai do të bisedojë me përfaqësuesit evropianë – Borell, Von der Leyen, Varhelyi dhe Lajçak.

Vuçiç ka folur edhe rreth dokumentit jo zyrtar të publikuar në disa media sllovene, ku bëhet fjale për ri përcaktim të kufijve në Ballkanin Perëndimor.

“Unë jam i zhgënjyer me çmobilizimin e plotë intelektual të publikut tonë, elitës dhe pseudo-elitës, ku ata ofrojnë vlerësime për diçka që askush nuk e ka parë në asnjë mënyrë dhe janë apriori pro ose kundër diçkaje. Unë iu përkas atyre që do t’i hidhen mbi kokë dikujt, pa parë diçka ”, tha Vuçiç./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Aksident i rëndë në Gjakovë/ Humbin jetën tre persona, dyshohet se janë shqiptarë

Publikuar

-

Nga

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Raçë të Gjakovës.

Mësohet se si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën tre persona. Sipas mediave kosovare, dyshohet se viktimat janë shtetas shqiptarë.

“Ju njoftojme se sot rreth ores 07:40 policia është per një aksident ne Fshatin Raçë .Patrullat policore kane shkuar ne vendin e ngjarjes ku kane verejtur se brenda veturës e cila kishte dalë jashte rruges kane qenë 3 persona. Ne vendin e ngjarjes ka shkuar ambulanca , zjarrëfikser , njësia e trafikut si dhe prokurori kujdestar.Nga ana e personelit mjeksorë ne vendin e ngjarjes eshte konstatuar se personat qe gjendeshin brenda veturës ishin pa shenja jete. Ju mbajmë te informuar”, thotë zëdhënësi i Policisës së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

22 vjet nga eksodi i madh/ Nënë e bijë kujtojnë fotografinë që bëri xhiron e botës

Publikuar

-

Nga

22 vjet nga eksodi i madh/ Nënë e bijë kujtojnë fotografinë që bëri xhiron e botës

Sot shënohet 22-vjetori i eksodit të shqiptarëve të Kosovës, kur gjatë luftës në 1998-1999, rreth një milionë shqiptarë u detyruan nga forcat paramilitare serbe të shpërnguleshin në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut.

Ndonëse të dëbuarit e parë, rreth 187 kosovarë, e kaluan kufirin më 27 mars 1999, valët e eksodit vazhduan deri edhe në karvanë me 70 mijë persona. 16 prilli është data kur në Kukës shënohet Dita e Eksodit, si shenjë falënderimi dhe respekti për të gjithë ata që hapen dyert për të pritur vëllezërit e tyre shqiptarë nga Kosova.

Për ndërgjegjësimin e opinionit botëror për agresionin ushtarak mbi popullin shqiptar në Kosovë, shërbeu dhe një fotografi e një fotoreporteri të agjencisë së lajmeve “Reuters”.

Në foton e 16 prillit 1999, shfaqet Sherife Luta me vajzën e saj 6-muajshe në krah, Besjanën. Sherifja e kujton atë si ditë si “një ditë të rëndësishme për Kosovën dhe të gjithë popullin shqiptar” dhe tregon se i është dashur të qëndrojë rreth 3 muaj në RMV.

LEXO EDHE:  Mashtrimet me TVSH-në i kushtojnë BE-së 50 miliardë euro në vit

LEXO EDHE:  Shqipëria heq barrierat për eksportimin e vezëve nga Kosova

Kurse Besjana, sot 22 vjeç tregon për Euronews Albania se ka mësuar për atë që kishte ndodhur vetëm pasi u bë 9 vjeçe. Ajo thotë se fytyra e nënës së saj shpreh qartë atë që kishte ndodhur atë ditë./ Euronews Albania

LEXO TE PLOTE