LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kollozi iu drejtohet të rinjve/ “Ka ardhur koha të vendosni”

8 Prill 2021, 13:24, Politikë CNA
Kollozi iu drejtohet të rinjve/ “Ka ardhur koha të

Kandidati për deputet i Bindjes Demokratike në Vlorë, Ardi Kollozi, ka dhënë disa arsye për qytetarët pse duhet të votojnë Bindjen Demokratike.

Kollozi është shprehur se ka ardhur koha që të rinjtë të vendosin dhe të jetojnë në një Shqipëri  tjetër, më të mirë, më të bukur dhe plot mundësi të reja.

?A është e lirë rinia sot? A orientohen ata në drejtimin e duhur drejt sukseseve, drejt angazhimeve produktive? Jooo. Ata veç janë shfrytëzuar për qëllime të ngushta interesash që individë të caktuar kanë. Ndaj!!!

Ka ardhur koha që sot ata të vendosin. Ka ardhur koha që sot ata të zgjedhin. Ka ardhur koha që sot ata të jenë të lirë. Ka ardhur koha që ata të jetojnë një Shqipëri tjetër, më të mirë, më të bukur dhe plot mundësi të reja.

Vetëm duke përqafuar të renë, duke zgjedhur ndryshimin mund të arrijmë diku. Duke votuar më 25 prill, e duke zgjedhur partinë e duhur: Bindjen Demokratike?, shkruhet në videon e publikuar nga Ardi Kollozi./ CNA.al

Lajmet e fundit nga