Politikë
Izraelitët dhe Basha izolojnë daljet televizive të Berishës

Ish kryeministri Sali Berisha ka filluar të izolohet në daljet e fundit dhe të mëdha televizive nga kompania që këshillon Lulzim Bashën dhe Republikën e Re.
Pritej që javën e ardhshme ish kryeministri të ishte në studion e “Opinion” me gazetarin Blendi Fevziu. Mësohet se sot në mbrëmje, pra rreth një orë para regjistrimit të trasmetimit të emisionit në Opinion është ftuar Erion Veliaj, gazetarët e ftuar në panel janë njoftuar se Berisha nuk do të jetë javën e ardhshme në studion e “Opinion”.
Ish kryeministri nuk ka dhënë arsye, por CNA.al mëson nga burimet e saj se Berisha shfaqet në skype herë pas here në disa televizione, por izraelitët kanë kërkuar që ish kryeministri të mos dalë më në televizion.
Ky duket të jetë qartazi një izolim që i bëhet Berishës dhe është e paimagjinueshme që njeriut që askush nuk i vë dot fre, mesa duket Lulzim Basha dhe izraelitët tashmë e kanë izoluar.
Javën e ardhshme Berisha nuk do të jetë në Opinion dhe këtë e kanë bërë të qartë vetë gazetarët që janë të ftuar në panel sot me Erion Veliaj,pasi do të ishte i njëjti panel edhe me ish kryeministrin Sali Berisha.
Mesa duket, përveç kandidatëve për deputetë, kompania që konsultohet Basha kanë vendosur që “t’i mbyllin gojën” edhe liderit historik të PD.
Kompania izraelite po mundohet me çdo kusht të lartësojë figurën e Bashës, duke shkëputur dhe Berishën nga media që të mos i marrë vëmendje, pasi dihet qartë tashmë se demokratët duan ish kryeministrin dhe jo liderin aktual.
Basha në tetë vite ka lënë pa përfaqësim demokratët e vërtetë dhe ka humbur shumë vota./CNA.al