LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“I kishin bërë hesapet pa haxhin”/ Rama flet për Rinasin: Kemi një President që përmes ca leshkosh kanë...

8 Prill 2021, 17:18, Politikë CNA
“I kishin bërë hesapet pa haxhin”/ Rama flet për

Kryeministri Edi Rama në kuadër të fushatë elektorale të 25 Prillit, zhvilloi një takim me banorët në Gjirokastër, ku foli edhe për bllokimin e Areoportit të Rinasit.

Rama u shpreh se ishte një goditje e çmendur pasi bllokoi procesin e furnizimit me vaksina, ndërsa shtoi se konrollorët ajëror i kishin bërë llogaritë gabim.

Kryeministri tha se arritën të mundësonin ardhjen e vaksinave një ditë me vones, pasi ato mund të dërgoheshin diku tjetër, ndërsa akuzon presindetin Ilir Meta dhe ish-kryeministrin Sali Berisha që urdhërojnë njerëzit e tyre që të bllokojnë aktivitetin ajëror.

?E patë çfarë ndodhi dje, një goditje e çmendur ndaj një prej aktiviteteve jetësore të vendit që është qarkullimi ajëror, që kërcënoi të bllokojë procesin e vaksinimit për disa javë sepse është një lloj aktiviteti shumë i veçantë dhe ata që e garantojnë këtë aktivitet, kontrollorët ajëror nuk janë punonjës dosido që mund të zëvendësohen sa hap e mbyll sytë dhe llogaritë ishin bërë me thënë të drejtën në mënyrë shumë djallëzore sepse koha për t?i zëvendësuar mund të jetë disa javë dhe aq duheshi për të krijuar pasiguri nga e para për të nxitur nga e para kthimin e rrumpallës por i kishin bërë hesapet pa haxhin, sepse ndërkohë ne ishim duke u përgatitur për ta përballuar atë goditje dhe e përballuam.

Vaksinat u vonuan për fat të keq humbëm një ditë, ama sot ato mbërrijnë, ndërkohë luftuan gjithë natë që të mos iknin në një drejtim tjetër, se nuk e kupton njeri, se i kemi porositur, janë duke u nisur, por nuk i merri dot i do kush tjetër, kacafytja për të marrë vaksinat është një kacafytje botërrore, të gjitha vendet janë në këtë kacafytje.

Si mund t?ia u argumentosh se këtu kemi një president bashkë me një ish-president që janë përfshirë në një çmenduri dhe kanë futur në qorrsokak disa të tjerë përmes ca leshkosh së tyre për të bllokuar aktivitetin ajëror të vendit?, u shpreh Rama./CNA.al

Lajmet e fundit nga