Connect with Us

Goditje me parametër 0, Interi nis negociatat me lojtarin e Real Madrid

Seria A

Goditje me parametër 0, Interi nis negociatat me lojtarin e Real Madrid

Publikuar

-

Lucas Vazquez është një nga lojtarët e Real Madrid që do të largohet në fund të sezonit. Mesfushori nuk do të rinovojë kontratën që skadon me mbylljen e këtij kampionati dhe ka vendosur që të nisë një tjetër aventurë.

Mediat në Italia bëjnë me dije se Interi ka nisur kontaktet me Vazquez që do të ishte një goditje perfekte për Conte duke parë se spanjolli mbulon shumë role në fushë.

Drejtuesit zikaltër do të tentojnë të bindin mesfushorin me një kontratë të majme pasi Vazquez ka oferta dhe nga klube të tjera si Bayern Munchen apo në Premier League.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Dëshirë e vjetër për Juventusin, PSG cakton çmimin për Mauro Icardin

Publikuar

-

Nga

Në verën e shkuar PSG vendosi të blejë shërbimet e Mauro Icardit pas një sezoni shumë të mirë në huazim nga Interi. Gjithsesi, në këtë sezon argjentinasi nuk ka arritur të zërë vend stabël në formacion.

Ai është një nga më të paguarit te PSG, por një talent si Mosie Kean i ka marrë vendin e titullarit dhe nuk po e lëshon më. Nga Franca bëjnë me dije se Icardi është nxjerrë në merkato.

Ai është dëshira e madhe e Juventusit dhe bardhezinjtë mund ta blejnë për një shifër relativisht të përballueshme. 40 milionë euro mësohet të jetë çmimi i vendosur për Icardin, i cili e ka provuar veten në Serie A me Interin.

LEXO TE PLOTE

Seria A

VIDEO/ Darmian bën heroin, Interi fitore mes vuajtjesh ndaj Cagliarit

Publikuar

-

Nga

Interi nuk ka ndërmend të ndalet në Seria A. Skuadra e Antonio Contes mori fitoren e radhës në kampionat kundër Cagliarit, në shifrat minimale 1-0. Ishte një duel i vështirë për zikaltërit që hasën vështirësi në gjetjen e hapësirave. Në pjesën e parë rastet për shënim ishin të pakta. Në minutën e 69-të ndërkohë De Vrij gjeti shtyllën pas një tentative me kokë.

Gjithsesi goli nuk do të vononte, pasi në minutën e 77-të, gjatë një aksioni të bukur të Hakimit në krahun e djathtë, mbrojtësi maroken shërben në zonë për Darmian, që e ka të thjeshtë për ta shtyrë në rrjetë. Me këtë fitore Interi ruan kreun me 74 pikë, 11 më shumë se Milani i vendin të dytë.

FT| INTER-CALGARI 1-0

Darmian 77′

 

LEXO TE PLOTE

Seria A

Shumë pranë marrëveshjes, zbulohen detaje të reja në kontratën e Ibrës me Milanin

Publikuar

-

Nga

Milan dhe Zlatan Ibrahimoviç janë shumë pranë rinovimit të kontratës.

Këtë gjë e ka konfirmuar edhe vetë edhe drejtori i kuqezinjve, Paolo Maldini gjatë një interviste me “Corriere dello Sport” ku tha se janë shumë afër rinovimit.

Sipas të njëjtës të përditshme thuhet se marrëveshja do të arrihet në bazën e 7 milionëve të eurove me bonuse të përfshira siç janë prezencat dhe golat e realizuar.

LEXO TE PLOTE